Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncon sonte rastin e përndjekjes dhe ngacmimit seksual të një nëpunëseje në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Një zonjë tregon se prej 18 vitesh ka punuar te Tatimet dhe 5 vitet e fundit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ajo thotë se është ngacmuar seksualisht, përndjekur, shantazhuar, madje dhe dhunuar fizikisht nga kolegu i saj i auditimit Mexhit Allushi.
“Prej 18 vitesh jam punonjëse e administratës tatimore. Prej 5 vitesh në administratën qëndrore të Tatimeve, domethënë në Drejtorinë e Përgjithshme Tatimore, në një nga sektorët të ndjeshëm siç është auditi i brendshëm. Më vjen shumë keq që përveç historisë time, të “diskretitohet” dhe emri i këtij institucioni. Para 3 vitesh më ka rastisur të punoj me një nga kolegët e mi që është pak në moshë dhe quhet Mexhit Allushi. Pashë që përveç kësaj, zotëria filloi të kishte dëshira jashtë punës. Shihja që në mëngjes merrte lulet dhe i vendoste te makina, gjë që më bënte non sens. Bënte muhabete pak të turpshme që nuk mund t’i përmend në këtë intervistë. Gjatë udhëtimeve që bënim, sepse ai ishte shofer, filloi të vinte dorën mbi këmbë. Në atë moment i thashë të lutem. Më fal, tha, se rëshkiti. Pastaj një herë tjetër filloi përsëri. I thashë, të lutem…Filloi të ngacmojë dhe me duar. Një herë tjetër filloi të kapte nga fytyra, nga faqet. Ore ç’a bën? Shiko, unë doja pak të të prekja kështu. Gjatë orarit të punës më përndiqte qoftë me sy qoftë nga dritarja, ku shkoja, me kë pija kafe. Vinte tek hoteli ku qëndronim, pyeste a ka ardhur? Kur ka ardhur? Kur vjen? Me kë vjen? Kur dilja në mëngjes, recepsionistja që dorëzoja çelësin thoshte shiko se më ka pyetur kolegu jot për këto gjëra. Shtangesha. Telefonin e merrja e lija në një cep të shtëpisë aty, shikoja mesazhet që pse nuk e çon telefonin. Si duket ai ushqente iluzione… unë nuk e di, nuk e kuptoj. Unë nuk i kam lënë asnjë lloj shkaku”, thotë denoncuesja.
Zonja tregon edhe mesazhet që i dërgonte 60-vjeçari Mexhit Allushi pas orarit të punës.
Mexhit Allushi: Të pata shkruar diçka në WhatsApp. Shof që më ke bërë bllok. Bravo të qoftë, e ke gjetur fiks kujt t’i bësh bllok.
Denoncuesja: Mexhit Allushi hiq dorë nga këto metoda shiksi e provokuese. Telefonit tim mos i bjer e mos shkruan me numër të huaj dhe jashtë orarit të punës. Me mua matu mirë kur flet e sillesh, e ke tepruar shumë. Kontrollo veten dhe sjelljen patetike që ke. Kaq.
Mexhit Allushi: Numri është i imi. Kaq. Më mirë vonë se kurrë. Mendoj se nuk kemi asnjë arsye që të shpërfillim apo të injorojmë njëri-tjetrin. Klm.
Denoncuesja: Më ke marrë të premten telefon me kamera. Të lutem, telefonin e kam privat e nuk dua asnjë shqetësim mbas orarit të punës, e aq më tepër me kamera. Faleminderit në qoftë se do më kuptoni.
Mexhit Allushi: Të kërkoj shumë të falur meqë të ka ardhur sinjali. Doja të merrja dikë tjetër dhe e kam fikur menjëherë. Pandeha se nuk të ka ardhur sinjali prandaj nuk të mora për të të kërkuar të falur në moment. Edhe njëherë të kërkoj shumë ndjesë. Sinqerisht.
Denoncuesja: Katër herë gabim?! Nejse.
Mexhit Allushi: Nuk ka mundësi, vetëm një herë. Nëse flet që kam parë statusin është tjetër gjë. Unë i shoh të gjitha statuset, përfshirë edhe statuset e tua që më vijnë. Dhe të them të drejtën ndonjë status i joti më ka pëlqyer, prandaj i shoh.
Vetë Mexhiti, në një video-regjistrim, pranon se ka prekur kolegen në pjesë të ndryshme të trupit.
Mexhit Allushi-Si shokë edhe mund të përqafohemi, jo përqafim kështu, po përqafohemi, puthemi kështu..
Denoncuesja-Ore një sekondë, prit të të kap çikë faqen..! Ç’ishte kjo?
Mexhit Allushi-Faqen ta prek içik kështu..
Denoncuesja-Po mirë mo, ç’do të thotë ta prek çikë faqen? Mexhit të kam thënë shumë herë, po e tepron, po e trash avazin, po e trash zullumin, tashi unë nuk do rri përditë.
Mexhit Allushi-Çfarë do bësh tani?
Denoncuesja-Ore, unë çfarë kam ardhur që në fillim, atë punë do bëj.
Mexhit Allushi-Çfarë do bësh në lidhje me mua?
Denoncuesja-Mexhit,jo,jo,jo, unë kam kërkuar korrektësi dhe ti kontrollo veten! Ky është problemi jot.
Mexhit Allushi-Si do sillesh me mua?
Denoncuesja-Jo më jo, me ty do sillem siç jam sjellë.Nuk ka lidhje si do sillesh, unë siç jam sjellë në fillim do sillem e tani. Ti kujdes me veprimet, që bën!
Fillimisht viktima e ngacmimit seksual e ka referuar problemin tek drejtuesi i saj, Shpëtim Projku, i cili nuk mori asnjë masë.
Jo vetëm kaq, por në kthimin e përgjigjes së zonjës i drejtohej kësaj të fundit duke i thënë se po bëhet pengesë për vazhdimin e punës?!
“I kërkoj drejtorit tim direkt dhe i them, ju lutem sepse unë isha bashkë me një koleg tjetër që do auditonim këtë drejtori, dhe ndër të tjerash drejtori sjell edhe këtë person. I them, të lutem o ço ata të dy ose ço grupin siç ishte sepse unë nuk mundem. Drejtori menjëherë, shiko se ka kaluar, është harruar, në qoftë se do ketë debate të lutem më njofto, domethënë drejtorit tim nuk i ka interesuar kurrë cënimi i dinjitetit të punonjësve të vetë. I kam nisur email në datën 21.4.2022 ora 10:00 dhe i kam thënë të gjitha arsyet ligjore përse unë nuk dua të jem pjesë e grupit me zotërinë. Ai e dinte shumë mirë arsyen. Më kthen një përgjigje në datën 22.4.2022 dhe më thotë që kërkesa ime nuk pranohet. Dhe absurditeti vazhdon me fjalinë që po bëhesh pengesë për vazhdimin e programit. Kërkesa juaj nuk pranohet. Ju po bëheni pengesë për vazhdimin e mëtejshëm të programit”, deklaron denoncuesja./ tvklan.al
Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për masht...
Lidhur me vdekjen misterioze dhe heqjen e zemrës së të riu...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Barcelonës ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës peripecitë e...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasan...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka bërë...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Një qytetare nga Tirana tregon për emisionin investigativ ...
Fiksi vizitoi fallxhore Lolën për të lexuar filxhanin. Bas...
Kandidati i PD-së për kryebashkiak të Elbasanit, Luçiano B...
Adriana dhe Bujar Hajdari, nga Elbasani tregojnë, se kanë ...
Në muajin korrik 2021 emisioni “Stop” trajtoi rastin e Don...
Në rrugën që shkon nga Qafë-Thana drejt Pogradecit, në dat...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Divjakës në...
Aurora Liço nga Vlora në vitin 2015 pezulloi aktivitetin e...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan, ka sjell ...
Rusia pranoi të hënën se dhjetëra trupa të saj u vranë...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Fier për të trajtuar...
Pranë redaksisë së emisionit Stop në Tv Klan ka ardhur një...
Fiks Fare ka denoncuar në vijimësi disa skema mashtrimi që...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...