Meta kërkon të thirret për “21 janarin”/ Berisha: Mund të dijë gjëra, më kërkoi dorëheqjen
Kreu i PL-së, Ilir Meta, i ka dërguar një shkresë SPAK-ut ...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 112/2019 në ngarkim të të pandehurve:
Behar Brajoviq – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
Safet Rustemi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
Astmer Bilali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer për hakmarrje në dëm të viktimës Fatbardh Lici, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje të armëve luftarake” kryer në formë të vecantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 78/2 e 28/4, 278/1 e 28/4; 333a/2 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;
Eria Ago, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Përkrahja e autorit të krimit” e kryer në lidhje me veprën penale 333/a të këtij Kodi parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Rrethanat e ngjarjes
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve hetimore dërguar për moskompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka regjistruar procedimin penal nr. 112 të vitit 2019 në lidhje me veprat penale, “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve lëndëve shpërthyese e municionit” dhe ”Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 78-25, 79/ë-25, 109-25, 197, 278, 279 dhe 333/a i K.Penal.
Hetimet në kuadër të këtij procedimi lidhen me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018. Nga tërësia e provave të grumbulluara rezulton e provuar se mes të pandehurve dhe familjes Lici, kanë ekzistuar konflikte të hershme, të lidhura kryesisht me kontrollin e territorit të qytetit të Shkodrës, të shoqëruara me ngjarje kriminale.
Pas vrasjes së shtetasve, Boran Bërcana dhe bashkëshortes së tij, Silvi Ndoci (të njohur të të pandehurve) në korrik të vitit 2018, në Shkodër, i pandehur Behar Brajoviq, ia ka atribuar këtë vrasje, shtetasit Ibrahim Lici, nipit të shtetasit, Fatbardh Lici.
Në dinamikë të këtyre ngjarjeve të ndodhura, i pandehuri Behar Brajoviq, në bashkëpunim të veçantë me të pandehurit, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë organizuar dhe vrarë në datën 10.8.2018, në Shkodër, shtetasin Fatbardh Lici, xhaxhain e shtetasit Ibrahim Lici. Ekzekutori i drejtpërdrejtë ka qënë i pandehuri Astmer Bilali.
Të pandehurit Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës "Benz" ngjyrë gri me targa AA 760FX, i cili rezulton i vjedhur. Ata janë afruar te vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen, vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit. Viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit ka zbritur i pandehuri Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.
Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhej banesa e të pandehurit Safet Rustemi dhe më pas është kthyer duke u larguar. Mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit. Pasi personat kanë kryer vrasjen, i pandehuri Safet Rustemi ka qëndruar në Shkodër, ndërsa i pandehuri Astmer Bilali është larguar menjëherë drejt Tiranës, së bashku me të pandehurën Eria Ago, e cila rezulton të ketë përkrahur autorët pas kryerjes së vrasjes./ CNA
Kreu i PL-së, Ilir Meta, i ka dërguar një shkresë SPAK-ut ...
Sot shënohen gjashtë vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me kërkes...
Sot, në orën 14:30, mblidhet Komisioni i Posaçëm për të pë...
Punimet për zhbllokimin e rrugës në zonën e Mesmalit në Ma...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paraqitur në SPAK ...
Prej 101 ditësh Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mash...
Ish-shefi i Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë ësh...
Një tjetër “fake news”, këtë herë i prodhuar nga Gaz Bardh...
Kryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, rrëzon kërkesën e gjyqtar...
GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut dhe nis gjykimin për ish-k...
Mediat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë raportuar s...
Reshjet e shiut në Qarkun e Korçës kanë shkaktuar problema...
Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë vijuar gjatë natës në...
Ministria e Shëndetësisë ka ndarë statistikat e depistimit...
Reshjet e shiut që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës kan...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e më...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka fol...
Gazetari Elkier Bushkolaj komentoi sot lidhur me grupet kr...
Ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veli Myf...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...