web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

21 janari/ Berisha: Rama ishte skenaristi

26 Nëntor 2025, 13:15, Aktualitet CNA

21 janari/ Berisha: Rama ishte skenaristi

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Ilir Metës që të thirret për të dëshmuar për çështjen e 21 janarit.

Teksa foli për ngjarjen, Berisha në një konferencë për mediat tha se skenaristi ishte kryeministri Edi Rama.

“Së pari, dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar 21 janarin manipuloi dhe bashkëpunoi me Filip Çakullin një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti sipas të cilit Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij. Sali Berisha si kryeministër i ishte kërkuar nga Dritan Prifti që të emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim. Fjala ime ishte nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës sime.

E dyta, ka pasur një shkresë të firmosur nga pronari i një kompanie që kishte fituar me gjyq të drejtën për koncesionin e një hidrocentrali.

Ky zotëri nga moszabtimi i vendimit të gjykatës ka thënë se kompania ime ka humbur 700 mijë euro dhe Ilir Meta i thotë Dritan Prifti duhet zbatuar vendimi i gjykatës se i është bërë dëmi 700 mijë euro kompanisë. Çakulli dhe Rama marrin fjali me 'copy paste' me 28 herë në video dhe nxjerrin sikur Ilir Meta ka thënë se kemi marrë 700 mijë euro. Cilido që të hetojë këtë çështje mendoj se e ka të qartë se kjo ishte pjesë e skenarit të dhunës në 21 janar. Skenaristi del vetë Edi Rama.

Se çfarë di Ilir Meta nuk di të them, por Meta në 14-15 janar ka ardh në zyrën time dhe më ka thënë unë do të jap dorëheqje”, ka deklaruar Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga