Vrasja e efektivit në Maliq/ Lamallari: Dënoj aktin e rëndë, Shqipëria humbi një shërbëtor të ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shprehu humbjen e...

Kreu i PL-së, Ilir Meta, i ka dërguar një shkresë SPAK-ut ku kërkon të thirret si person në dijeni për ngjarjen e 21 janarit.
Në konferencën për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha, i pyetur për këtë, tha se Meta mund të dijë gjëra pasi ka qenë zëvendëskryeministër.
Berisha tha se Meta para ngjarjes së 21 janarit i kishte kërkuar dorëheqjen pasi nuk donte të shkonte në prokurori si zëvendëskryeministër.
“Së pari, dihet botërisht se Edi Rama për të organizuar 21 janarin manipuloi dhe falsifikoi në bashkëpunim me Filip Cakullin një regjistrim të marrë nga i ndjeri Dritan Prifti sipas të cilit Ilir Meta ishte paguar 700 mijë euro nga një biznesmen që kërkonte të drejtën e tij.
Sali Berisha kryeministër, së pari kishte dëgjuar Dritan Priftin, ose i ishte kërkuar nga Dritan Prifti ta emëronte në një detyrë tjetër të rëndësishme ose përndryshe ka një regjistrim.
Fjala ime ishte kjo: nxirre sapo të dalësh nga dera e zyrës sime. Nxirre.
Kjo është e vërteta.
Kurrë, kurrë nuk më merr dot kush mua peng.
E dyta, ka pasur një shkresë të firmosur, në mos gaboj, nga pronari i një kompanie që kishte fituar me gjyq, jo nga qeveria, por me gjyq, koncesionin e një hidrocentrali. E kishte fituar me gjyq, qeveria ia kishte dhënë një kompanie tjetër.
Dhe ky zotëri shkruante në shkresën e tij se nga moszbatimi i vendimit të gjykatës, kompania ime ka humbur 700 mijë euro.
Dhe Ilir Meta, meqenëse shkresën ia kishte adresuar edhe Ilir Metës ky biznesmeni, meqenëse ishte ministër, Ilir Meta i thotë Dritan Priftit, duhet zbatuar vendimi i gjykatës sepse i është bërë dëmi 700 mijë euro kompanisë.
Edi Rama dhe Filip Çakulli marrin fjalë me 'copy-paste' me 28 herë në video dhe nxjerrin sikur Ilir Meta i ka thënë se kemi marrë 700 mijë euro.
Që këtu, cilido që do të hetojë këtë çështje, mendoj se e ka të qartë se kjo ishte pjesë e skenarit të dhunës me 21 janar.
Pra, skenaristi del vetë Edi Rama.
Tani, se çfarë di Ilir Meta, sigurisht mund të dijë se ka qenë zëvendëskryeministër, por Ilir Meta në datën 14 apo 15 janar, pra para 21 janarit, ka ardhur në zyrën time dhe më ka thënë se unë do të jap dorëheqjen sepse unë në prokurori nuk shkoj si zëvendëskryeministër.
Ishin standarde të tjera ato, jo standardet e Ramaduros që vrapon për të ruajtur prapanicën e vet duke hedhur në gjyq vendimin e gjykatës.
Akt i turpshëm, i paprecedent.
Jo, tha ai, nuk shkoj te prokurori si zëvendëskryeministër, do të shkoj si qytetar i thjeshtë para tij.
Dhe unë e përgëzova.
Dhe meqë jemi këtu, se ka nga ata kalemxhinjtë e Edi Ramës që shkruajnë se mungon institucioni i dorëheqjes, u them këtyre zotërinjve se institucioni i dorëheqjes ekziston dhe është ushtruar në të gjitha rastet, përveç njërit në Shqipëri, në memorien time.
Por problemi është se ju jeni të indoktrinuar apo të paritur nga Edi Rama. Jeni të paritur, të mos flasim më për indoktrinim. Kjo është fjala e vërtetë tani. Jeni të paritur nga Edi Rama dhe shkruani çfarë i intereson atij.
Po. Kështu që... Tani për sa i përket përgjegjësisë, nuk kam, domethënë një skenar i atillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedent ndonjëherë, por me ato që kam konstatuar, masa ishin marrë, kështu që nuk di ndonjë përgjegjësi për çfarë thotë Meta.
Si kryeministër unë mund të them se ai ishte një agresion i vërtetë me hunj, me dinamit, me plumba ndaj ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Se si mund të parandalohej një demonstratë që organizohet me të gjitha këto, natyrisht edhe mundet, por ai është një proces jashtëzakonisht më shumë teorik sesa praktik”, tha Berisha./ CNA
Sot shënohen gjashtë vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me kërkes...
Sot, në orën 14:30, mblidhet Komisioni i Posaçëm për të pë...
Punimet për zhbllokimin e rrugës në zonën e Mesmalit në Ma...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paraqitur në SPAK ...
Prej 101 ditësh Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mash...
Ish-shefi i Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë ësh...
Një tjetër “fake news”, këtë herë i prodhuar nga Gaz Bardh...
Kryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, rrëzon kërkesën e gjyqtar...
GJKKO pranon kërkesën e SPAK-ut dhe nis gjykimin për ish-k...
Mediat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kanë raportuar s...
Reshjet e shiut në Qarkun e Korçës kanë shkaktuar problema...
Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë vijuar gjatë natës në...
Ministria e Shëndetësisë ka ndarë statistikat e depistimit...
Reshjet e shiut që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës kan...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e më...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka fol...
Gazetari Elkier Bushkolaj komentoi sot lidhur me grupet kr...
Ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Veli Myf...
Gazetari Fatjon Gjinaj i ftuar në emsionin “Now” me Erla M...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...