E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 15-vjeçarit E. Xh. dhe ka dërguar për gjykim autorin e mitur, E. G., babain Edison Guri, xhaxhain e tij Roland Guri, si dhe Flori Çelën për moskallëzim krimi.
Ngjarja ndodhi në fshatin Pirg të Maliqit më 14 gusht të vitin 2025, rreth orës 17:30 dhe i mituri ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra me mjet prerës në zonën e kraharorit pas një konflikti.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin e mitur E.G., për veprën penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ e parashikuar nga neni 79/a/ë i Kodit Penal si dhe shtetasit E.G., R.G. dhe F.Ç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtëtës” parashikuar nga nini 301 i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1155/2025, rezultoi se, më datë 14.08.2025, rreth orës 17:30, strukturat e Policisë u njoftuan se në Spitalin Rajonal të Korçës ishte transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore i mituri E.Xh., 15-vjeç, banues në fshatin Zvirinë. Për shkak të plagëve të marra me mjet prerës (thikë) në zonën e kraharorit, i mituri ndërroi jetë, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Nga veprimet e para hetimore u konstatua se ngjarja kishte ndodhur në ambientet e jashtme të lokalit “Amar”, në fshatin Pirg, ku viktima ishte konfliktuar fizikisht me një tjetër të mitur, shtetasin E. G., banues në të njëjtin fshat.
Nga këqyrja e pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë së lokalit, u konstatua se viktima dhe autori i dyshuar ishin përfshirë në një konflikt fizik. Në video shfaqet qartë se shtetasi E. G. mbante në dorë një thikë, ndjek viktimën mes tavolinave të verandës dhe, pas një përleshjeje dhe rrëzimi në tokë, e godet me mjetin prerës, duke i shkaktuar plagën fatale.
Po kështu, nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, shtetasi E.G., babai i të miturit të akuzuar, rezultoi se pasi ka marrë dijeni për përfshirjen e djalit të tij në konfliktin e ndodhur në fshatin Pirg, nuk ka mbajtur një qëndrim bashkëpunues me organet e drejtësisë, por përkundrazi ka ndërmarrë veprime konkrete që kanë penguar zbulimin e plotë dhe të menjëhershëm të së vërtetës.
Nga analiza e deklarimeve të dëshmitarëve dhe provave filmike rezulton se shtetasi E.G, në bashkëpunim me shtetasin R.G. (vëllai i tij dhe xhaxhai i viktimës) dhe shtetasi F. Ç., si dhe me vetë autorin, ka ndërmarrë veprime aktive të cilat synonin të krijonin një situatë të re faktike, me qëllim devijimin e vëmendjes nga ngjarja kriminale e ndodhur më parë.
Në të njëjtën kohë, rezultoi e provuar se E.G., ka pasur dijeni edhe për fshehjen dhe manipulimin e provës materiale kryesore të krimit, konkretisht thikës së përdorur nga autori. Nga provat rezulton se kjo thikë nuk është sekuestruar në vendngjarje, por është marrë dhe më pas është larë nga vëllai i tij, shtetasi R.G.,
Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 327, pika 6, gërma “b”, si dhe 331 të Kodit të Procedurës
Penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë kërkon dërgimin në gjyq të shtetasve:
E.G. për vepran penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt ’parashikuar nga nenet 79/a/ë dhe 291 të Kodit Penal;
E.G. për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ parashikuar nga neni 301 i Kodit penal;
R.G. për veprat penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, ‘Moskallëzim i krimit’ dhe ‘Përkrahja e autorit në krim’ parashikuar nga nenet 300, 301 dhe 302 të Kodit Penal; dhe
F.Ç. për veprat penale ‘Moskallëzim i krimit’ dhe ‘Përkrahja e autorit në krim’ parashikuar nga nenet 300 dhe 302, pg.2 të Kodit Penal./CNA
Kreu i Partisë së Lirisë ka dërguar një tjetër kërkesë në ...
= Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Arsimit, ...
Jamarbër Malltezi ka folur sot për mediat pas përfundimit ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur sot të kalojë për gjykim dos...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Infrastrukturës dhe ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, k...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim ...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Sip...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim në rrjetet soc...
Gazetari dhe analisti i njohur, Namir Lapardhaja, është nd...
Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Kukë...
Artion Saliasi, ish-drejtori i komanduar i AMP-së, është m...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u është përgjigjur aku...
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, k...
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka dalë në një deklaratë për ...
Partia Demokratike ka dalë me reagim lidhur me mungesën e ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria është r...
Deputeti Fatmir Mediu, nga një seri takimesh në Departamen...
Freedom House ka publikuar raportin e vitit 2026 për për g...
Besimtarët myslimanë në Qarkun e Korçës kremtojnë nesër fe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...