Vrasja e Fatbardh Licit/ GJKKO çon për gjykim Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon
Gjykata e Posaçme ka vendosur sot të kalojë për gjykim dos...

Jamarbër Malltezi ka folur sot për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit ku u përball me botuesin Carlo Bollino.
Malltezi u shpreh se nuk asnjë fyerje apo shpifje në faktin që sipas tij kryeministri Edi Rama ka nxjerrë katër VKM për Bollino-n.
Sipas tij, Bollino ka përfituar tokë që u është marrë disa familjeve private pa lidhje. Ndër të tjera shtoi se në vendin ku ai ka ngritur median e tij ishte planifikuar të ndërtohej një shkollë e mesme.
“Siç jeni ju në dijeni, doja t'ju pyesja ju si gazetarë, ku qëndron fyerja apo shpifja në faktin që Edi Rama brenda nëntë muajve ka nxjerrë katër VKM nominative për shtetasin Carlo Bollino? Ku është fyerja? A është e vërtetë apo është e pavërtetë? Katër VKM nominative. Para tri vitesh, SPAK-u, në një nënshtrim total ndaj porosive të Edi Ramës, tha, po e procedoj Sali Berishën se ka bërë VKM nominative. Dhe nuk çoi asnjëherë në Gjykatën Kushtetuese, se s'kishte asnjë. Këtu kemi Edi Ramën, katër VKM nominative për Carlo Bollino-n. Ku është SPAK-u? Është fshehur, ka ikur në drejtim të paditur, sapo i del emri Edi Ramës. Pra, kjo e para lidhur me a kemi fyerje apo shpifje apo kemi të vërtetën. Urdhëro ku i keni, i keni me numra. A është fyerje apo shpifje që ajo tokë nuk ka qenë ndonjëherë e Carlo Bollino-s? Ka qenë e familjeve private, Begeja, Llagami, Ramazan Deliu, paraardhësi i Llagamëve e me radhë. S'ka qenë kurrë as e Kristaq Ramës, e as e Carlo Bollino-s. Për pasojë, si u bë Carlo Bollino pronar? Ua vodhi pronarëve përmes VKM-ve që i ka dhuruar Edi Rama.
Katër VKM nominative ka marrë një pronë për të cilën nuk i është kthyer pronarit të ligjshëm. Një nga këto pronarë të ligjshëm, familja Llagami, është paguar nga Edi Rama 3 milionë euro. Krejtësisht e ligjshme, i duhet. Po ama familja Begeja? Apo është me biografi të keqe? Dhe përveç se të vidhet prona, duhet të përballet dhe me gjyqe, duhet të përballet edhe me shpifësin ordiner, Carlo Bollino, grabitësin e pronës publike dhe private bashkë. Ne do përballemi me këtë. Carlo Bollino shpresonte shumë që të ishin zhdukur dokumentet nga Bashkia e Tiranës. Duke pasur mikun e tij Erion Veliaj, nuk jepnin dokumente. Urdhëro ku i kemi. Kjo këtu ka qenë shkollë, në planin vendor të njësisë shtatë, nënnjësia 22. Shkollë për banorët e njësisë shtatë, të cilët nuk kanë një shkollë të mesme. Dhe pronarët e lanë, nuk e kërkuan. Urdhëro ku e kemi, shkollë. E zhduku Edi Rama vetëm e vetëm që ta merrte Carlo Bollino. Si puna e kësaj këtu, ju ftoj sa herë të keni ndonjë pyetje t'i referoheni këtij materiali. Nevoja më ka detyruar të hapja shumë dokumente dhe të shikoja se si janë vjedhur tokat e tiranasve nga Edi Rama dhe miqtë e tij”, u shpreh Malltezi.
Lidhur me seancën ku është palë edhe deputeti Belind Këlliçi, foli edhe përfaqësuesja e tij ligjore, Adriana Kalaja. Ajo tha se në këtë gjykim penal jo vetëm do të vërtetohet që Malltezi dhe Këlliçi nuk kanë kryer vepër penale, por do të vërtetohen abuzimet me pronat dhe paratë publike nga Bollino. Ajo tha se seanca e radhës është caktuar në për në datën 14 prill në orën 13:00.
“Unë do të doja shumë të theksoja dy elementë të rëndësishëm. Pra, deputeti Belind Këlliçi dhe profesor Jamarbër Malltezi, janë dërguar në Gjykatën Penale me akuzën e fyerjes dhe të shpifjes. Gjykata me kërkesën tonë, ka kërkuar dy dosje që ndodhen në SPAK, të kallëzimeve penale që i korrespondojnë shtetasit italian apo leçian siç njihet në gjuhën shqiptare, lidhur me grabitjen që ka bërë pronave publike, por edhe në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Dosje të cilat janë administruar në gjykimin që ne sapo dolëm dhe në këtë moment, ne e çmojmë si një element shumë të rëndësishëm për të parë që jo vetëm nuk ka asnjë element të konsumimit të veprave penale të fyerjes apo të shpifjes, sepse unë nuk e di se si mund të quhej fyerje dikush që është hajdut dhe ti i thua hajdut. Pra, me provat që ka SPAK-u, VKM-të e firmosura njëjtë si inceneratori për të kaluar kjo pronë në emër të pronarit të 'Report TV'-së, dhe mbi të gjitha ne jemi dëshmitarë se sa para në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar jo vetëm nga inceneratorët.
Kështu që për ne na janë lehtësuar të gjitha kushtet formale lidhur me këtë kërkesë penale, sepse jo vetëm që nuk ekziston vepra penale e konsumuar nga dy të akuzuarit, Jamarbër Malltezi dhe Belind Këlliçi, qoftë për fyerje, qoftë për shpifje, po nga ana tjetër, ne edhe në këtë gjykim penal do të vërtetojmë edhe me provat që sot ka sjellë zoti Malltezi, do vërtetojmë që jo vetëm nuk kemi shpifur, por abuzimet me pronat dhe paratë publike të një hajduti që quhet Carlo Bollino janë aq shumë ekstreme, për të cilat në fakt edhe SPAK-u do t'i shkojë deri në fund, sepse ne nuk do ta lejojmë që të vazhdojë abuzimi me prona dhe para publike, siç po vijon dhe nga ana tjetër që mund të lihet gjoja në harresë ajo çështje. Kështu që ne do t'i shkojmë deri në fund, edhe në seancën e radhës e cila është caktuar në datë 14, ora 13:00”, tha Kalaja. /CNA
Gjykata e Posaçme ka vendosur sot të kalojë për gjykim dos...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Infrastrukturës dhe ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, k...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim ...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Sip...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një reagim në rrjetet soc...
Gazetari dhe analisti i njohur, Namir Lapardhaja, është nd...
Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Kukë...
Artion Saliasi, ish-drejtori i komanduar i AMP-së, është m...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u është përgjigjur aku...
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, k...
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka dalë në një deklaratë për ...
Partia Demokratike ka dalë me reagim lidhur me mungesën e ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria është r...
Deputeti Fatmir Mediu, nga një seri takimesh në Departamen...
Freedom House ka publikuar raportin e vitit 2026 për për g...
Besimtarët myslimanë në Qarkun e Korçës kremtojnë nesër fe...
Kanë vijuar gjatë natës reshjet e lehta të borës në juglin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar...
Në vitin 2025 në Shqipëri u importua rreth 740 mijë tonë n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...