Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Besimtarët myslimanë në Qarkun e Korçës kremtojnë nesër festën e Fitër Bajramit, që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në mesazhin e tij zyrtar, Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, uroi të gjithë besimtarët për këtë ditë të shenjtë, duke e cilësuar Fitër Bajramin si një moment reflektimi, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve.
Ai theksoi se muaji i Ramazanit shërben si një periudhë përkushtimi, sakrifice dhe ndarjeje me të tjerët, ku vlerat e barazisë dhe devotshmërisë marrin kuptim të veçantë.
Sipas myftiut, atmosfera shpirtërore e këtij muaji duhet të shërbejë si frymëzim për të forcuar lidhjet njerëzore dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më solidare.
Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit në qytetin e Korçës do të zhvillohet në ambientet përpara xhamisë “Iljas Bej Mirahori”.
Programi nis në orën 06:20, ndërsa falja e namazit të Bajramit do të kryhet në orën 06:50. Në zonat e tjera, besimtarët do të mblidhen në xhamitë përkatëse.
Ndërkohë, pritjet dhe urimet tradicionale do të organizohen në ambientet e Myftinisë Korçë nga ora 10:00 deri në 11:30.
Në mbyllje të mesazhit të tij, Myftiu uroi besimtarët për më shumë shëndet, mirësi dhe harmoni në familjet e tyre.
Mesazhi i Myftiut Ledian Cikalleshi:
Bismil-lahi Rrahmani Rrahim! Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Të nderuar besimtarë myslimanë të Qarkut të Korçës, motra dhe vëllezër!
Në emër të Myftinisë së Zonës Korçë dhe në emrin tim personal, ju uroj gëzuar Fitër Bajramin, ditën e shpërblimit, të harmonisë shpirtërore, solidaritetit, e vëllazërisë dhe të afrimit me njëri-tjetrin.
Ne po e përcjellim me përmallim Muajin e Bekuar të Ramazanit, me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar lutjet, adhurimet dhe sakrificën tonë.
Ramazani na mësoi se mirësitë dhe begatitë që na ka dhënë i plotfuqishmi, marrin kuptim, vetëm atëherë kur ndahen me të tjerët me synim fitimin e kënaqësisë së Zotit. Ky muaj i madhërueshëm na mësoi se sofra e iftarit është sofra e vëllazërisë, mes besimtarëve, vëllezërve dhe miqve, mes të pasurve dhe të varfërve. Të gjithë jemi të barabartë para Krijuesit, dallimi është vetëm në devotshmëri, në përkushtim dhe te sinqeriteti në vepër të mirë që bëjmë.
Atmosfera shpirtërore që përjetuam gjatë muajit të bekuar të Ramazanit na forcon dhe motivon ta shohim festën e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e të kujtuarit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin, si ditën e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.
Fitër Bajrami është nesër, ditën e premte, dt.20 mars 2026. Ceremonia e faljes për dy xhamitë e qytetit do të zhvillohet para oborrit të xhamisë së vjetër “Iljas Bej Mirahori”, ndërsa në zonat e tjera në xhamitë përkatëse.
Janë të mirëpritur të gjithë besimtarët, burra dhe gra, fëmijë e të moshuar, të marrin pjesë në ceremoninë e faljes së Bajramit, e cila fillon në orën 06:20 dhe kulmon me faljen e namazit të Bajramit në orën 06:50.
Ceremonia e pritjes dhe urimeve do të zhvillohet në ambientet e Myftinisë Korçë mes orës 10:00 – 11:30.
Më lejoni së fundmi në këto çaste të gëzuara të festës së Fitër Bajramit, këtij momenti të gëzimit dhe të lehtësimit shpirtëror, t'ju përcjell mesazhet e mia më të sinqerta për një jetë sa më të lumtur, për shëndet dhe mirësi. Gëzuar dhe për shumë vjet Fitër Bajramin!/ CNA
Kanë vijuar gjatë natës reshjet e lehta të borës në juglin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar...
Në vitin 2025 në Shqipëri u importua rreth 740 mijë tonë n...
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani në një dalje televiz...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ndau ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka publikuar pam...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimta...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, J...
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit po shkon d...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, n...
Tre kamionë dhe një furgon transporti udhëtarësh janë përf...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria po punon për ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim m...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu ...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi reagoi për mediat pas vendi...
Në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down, ...
Gjatë prononcimit për gazetarët pasi Gjykata e Posaçme kal...
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, duket se është turbulluar...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen për kreun e ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...