web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do të fusim në treg si distributor shumice një faktor shtetëror për naftën”/ Rama: Do të mbrojë konsumatorët nga abuzimet

18 Mars 2026, 14:29, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria po punon për të finalizuar një nismë për futjen në treg të një distributori shtetëror në sektorin e naftës, me qëllim garantimin e furnizimit dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Sipas tij, ky faktor shtetëror do të operojë si distributor shumice, duke siguruar sasitë e nevojshme të naftës falë mbështetjes nga shteti. Njëkohësisht, ai pritet të lehtësojë marrëdhëniet me palët e treta dhe të reduktojë varësinë nga ndërmjetësit apo brokerat.

Rama theksoi se nisma nuk synon krijimin e një monopoli dhe se asnjë subjekt nuk do të detyrohet të blejë nga distributori shtetëror. Ai sqaroi se roli i këtij faktori nuk është të dëmtojë bizneset private, por të forcojë sovranitetin ekonomik dhe të ndërhyjë në treg për të shmangur abuzimet me çmimet.

Kryeministri e cilësoi naftën si një mall jetik për ekonominë dhe jetën e përditshme, duke shtuar se ndërhyrja e shtetit synon të rrisë transparencën dhe stabilitetin në treg.

“Jemi në punë për të finalizuar një nismë që kemi ndërmarrë për të futur në treg si distributor shumice një faktor shtetëror. Do të garantojë sasira të nevojshme duke pasur mbështetjen shtetërore dhe nga ana tjetër do të lehtësojë marrëdhëniet me të tretët që kalon përmes brokerave.

Nuk kemi qëllim të krijojmë monopol s’do detyrojmë askënd të blejë nga faktori shtetëror. Faktori shtetëror nuk është që t’iu godasë ju. Faktori shtetëror do të mbështesë sovranitetin e vendit në të përditshmen e vet kur vjen puna te ky mall jetik për ekonominë, do mbrojë konsumatorët nga abuzimet”, tha Rama./ CNA     





Lajmet e fundit nga