Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka dalë në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve në vendin tonë.
Bozdo shprehet se Shqipëria është një nga vendet me barrën më të lartë fiskale mbi karburantin dhe si rrjedhojë ka edhe çmimet më të larta. Ai ka prezantuar edhe një paketë ligjore të propozuar nga PD-ja për të lehtësuar qytetarët dhe ulur çmimin e naftës.
Ndër të tjera ai foli edhe lidhur me menaxhimin e rezervave strategjike të naftës, ndërsa e cilësoi deklaratën e djeshme të kryeministrit Edi Rama si një provë e dështimit të qeverisë në këtë fushë.
“Për çdo litër naftë çdo qytetar i paguan 120 lekë taksa shtetit. Kjo e bën Shqipërinë një nga vendet me barrën më të lartë fiskale mbi karburantin dhe si rrjedhojë me çmimet më të larta të karburantit në Europë. Ndryshe nga Shqipëria vendet e BE-së ofrojnë shërbime publike të standardeve të larta, duke ua kthyer mbrapsht këto taksa qytetarëve në formë përfitimesh konkrete.
Përmes kësaj pakete ligjore, ne propozojmë: uljen e taksës së qarkullimit në nivelin që ka qenë në 2014, aplikimin e akcizës së ndryshueshme sipas praktikës së ndjekur nga Italia, ku teprica e TVSH-së nga rritja e çmimit të karburantit përdoret për uljen automatike të akcizës duke ofruar një mekanizëm të ndershëm dhe në dobi të qytetarëve.
Zbatimi i këtyre masave do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit të naftës, nga 200 lekë në 175 lekë. Kjo do të ishte një lehtësim i madh i qytetarëve shqiptarë. Lidhur me menaxhimin e rezervave strategjike të naftës, aktualisht sipas deklarimeve publike, rezervat e naftës në Shqipëri mbulojnë vetëm 30 ditë konsum.
Ndërkohë që direktiva e BE-së kërkon mbulim për 90 ditë. Dje Edi Rama deklaroi se siguria energjetike është në rrezik. Kjo deklaratë është prova e dështimit të qeverisë në menaxhimin e këtyre rezervave. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të angazhimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit.
Vetëm në Shqipëri ndodh rritje ekstreme e çmimeve të naftës sapo ndodh një krizë ndërkombëtare. Paketa ligjore e propozuar nga ne është e aplikueshme në shumë vende të rajonit dhe BE-së. Miratimi i kësaj pakete është urgjente për qytetarët”, tha Bozdo. /CNA
Partia Demokratike ka dalë me reagim lidhur me mungesën e ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria është r...
Deputeti Fatmir Mediu, nga një seri takimesh në Departamen...
Freedom House ka publikuar raportin e vitit 2026 për për g...
Besimtarët myslimanë në Qarkun e Korçës kremtojnë nesër fe...
Kanë vijuar gjatë natës reshjet e lehta të borës në juglin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar...
Në vitin 2025 në Shqipëri u importua rreth 740 mijë tonë n...
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani në një dalje televiz...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ndau ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka publikuar pam...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimta...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, J...
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit po shkon d...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, n...
Tre kamionë dhe një furgon transporti udhëtarësh janë përf...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria po punon për ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim m...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...