web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë kontrollet propagandë në IEVP-të e vendit/ Çfarë u gjet në burgun e Shkodrës

25 Maj 2026, 11:52, Aktualitet CNA

Vijojnë kontrollet propagandë në IEVP-të e vendit/

Kontrollet propagandë nga Drejtoria e Burgjeve në IEVP-të e vendit vijojnë. Në burgun e Shkodrës gjatë kontrolleve janë gjetur të fshehur celularë dhe fisha karikimi. 

Më konkretisht gjatë kontrollit në ambjentet e dusheve në godinën 2 është gjetur 1 aparat celular i markës Xiaomi dhe në lavanderi u gjetën 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi.

Vijojnë kontrollet propagandë në IEVP-të e vendit/

Fenomeni i kontrolleve të shpeshta në burgje meriton të shihet përtej njoftimeve mediatike dhe pamjeve të sekuestrimeve.

Në thelb, fakti që në mënyrë të përsëritur gjenden celularë, karikues dhe sende të tjera të ndaluara në të njëjtat institucione, nuk tregon domosdoshmërisht forcë të sistemit, por mund të interpretohet edhe si tregues i dobësisë së tij strukturore. /CNA





Lajmet e fundit nga