
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë përgjigje ultimatumit të Unionit të Transportit Publik, i cili lajmëroi se nga dita e sotme do të reduktojë autobusët urbanë në kryeqytet. Duke e cilësuar një pabesi ndaj qytetarëve të Tiranës, sidomos në një periudhë me temperatura mjaft të larta, Veliaj tha se qëndrimi ndaj cilësdo linjë që ndërmerr një vendim të tillë do të jetë i ashpër, deri në heqjen e licencës.
“Sot kemi pasur një ultimatum të padrejtë dhe të pandershëm nga të gjitha shoqatat e transporti publik të Tiranës. Kur dikush të vendos një ultimatum në temperaturë 40 gradë, sigurisht që mund t’i përgjigjesh vetëm në të njëjtën mënyrë. Premtimi im është: Kush nuk del sot në punë do të humbasë automatikisht licencën. Më rezulton se deri në këtë orë kanë dalë të gjithë në punë, por ftesa ime është që, në 2023-shin, kjo nuk është mënyra për të ecur përpara. Nuk ecet përpara me ultimatume. Jo të paktën me këtë kryetar bashkie dhe me këtë Bashki të Tiranës. Nuk bëhet kjo në pabesi, në një fundjavë mes korrikut dhe gushtit, nuk bëhet në një qytet që, në fakt, është i vetmi që subvencionon transportin publik, që paguan edhe për studentët që udhëtojnë falas, që i ka kompensuar edhe naftën edhe karburantin operatorëve,” u shpreh Veliaj.
Ai tha gjithashtu se së shpejti do të vihet në funksion linja publike e transportit kryeqytetas.
“Ne mund të kompensojmë ato që realisht janë në faturat e shtetit dhe në raportimet që bëhen pranë Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve financiare të Republikës së Shqipërisë. Çdo faturë tjetër, që është imagjinare, ose që ndodh në të zezë, për ne nuk ka si të justifikohet. Kështu që, kërkesa për operatorët është formalizimi! Sigurisht, mësimin që nxorra këtë fundjavë do ta shfrytëzoj për të ecur edhe më shpejt me një linjë publike dhe me ndërtimin e një autoriteti të transportit publik. Megjithatë, besoj se ishte e pandershme që Bashkia e Tiranës të shantazhohej në një mënyrë të tillë, ndërkohë që kemi 8 vite që e provojmë se askush nuk mund ta shantazhojë Bashkinë e Tiranës. Ndaj, më vjen mirë që i thirrën mendjes edhe sot dolën në punë. Megjithatë, nëse gjatë orëve të ditës dikush do të çedojë në shërbim dhe do t’i rikthehet atij ultimatumi banal që patëm në fundjavë për të ndërprerë në mënyrë të paparalajmëruar transportin publik në Tiranë, sigurisht që nuk do të ngurroj,” deklaroi më tej Veliaj./ CNA
Një objekt është përfshirë nga flakët në zonën e Unazës së...
Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës se tij në ceremoninë e...
Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e tij të Maqe...
Në ceremoninë e hapjes së pikës Doganore-Qafë-Thanë, Dimit...
“Për 6 vite nuk është djegur asnjë ton plehra dhe 110 mili...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë ,Arben Ahmetaj është...
Biznesmeni, Gjergj Luca me lopatën në dorë teksa punon pre...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra kry...
Ed Sulejmani apo Eduart Sulejmani, njeriu i cili duhet të ...
Qeveria "Rama" pritet të bëjë ndryshime thelbësore në qeve...
Policia e Sarandës ka arrestuar një 54 vjeçar pasi u kap t...
Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, me kërk...
Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur një shqetësi...
Duke nisur nga dita e sotme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë ...
Unioni i Transportit Publik përmes një letre zyrtare d...
Genc Fuga një aktor i shumënjohur, një nga njerëzit e sken...
Në rrjetet e gazetarëve dhe në qarqet politike po kalon in...
Pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës është kthyer në një ...
Zjarret janë kthyer në një problem madhor për vendin tonë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...