Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Një muaj pas marrjes së detyrës si kryetar i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuçi, vlerëson se kjo periudhë e parë i ka shërbyer si një fazë njohjeje intensive me strukturat e qarkut, projektet ekzistuese dhe drejtimet ku duhet përqendruar puna në vijim. Ai e përshkruan këtë muaj si një periudhë dinamike, ku është krijuar një panoramë e qartë e arritjeve, por edhe e sfidave që kërkojnë zgjidhje në muajt në vijim.
Gjatë një interviste për CNA TV, Tollkuçi ka theksuar se Këshilli i Qarkut Korçë po e orienton punën drejt projekteve që kanë ndikim konkret në zhvillimin lokal dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, duke i dhënë përparësi bashkëpunimit me universitetin, biznesin dhe aktorët e tjerë lokalë.
“Falënderoj televizionin tuaj që më jepni mundësinë për të prezantuar arritjet e muajit të parë si kryetar i Këshillit të Qarkut. Sigurisht që jeni një nga mediat që e keni ndjekur hap pas hapi punën e Këshillit të Qarkut dhe unë ju vlerësoj e falënderoj në lidhje me këtë. Muaji i parë ka qenë jashtëzakonisht intensiv dhe informues, më ka ofruar një panoramë të qartë mbi projektet që janë finalizuar gjatë vitit 2025 si dhe ato që janë në proces zhvillimi. Është e rëndësishme të theksoj se këto iniciativa nuk janë thjesht projekte simbolike, ato vendosin themelet për zhvillimin lokal dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve”, deklaroi Tollkuçi.
Një ndër iniciativat që tashmë ka hyrë në fazë zbatimi është projekti “20 udhërrëfyesit turistikë lokalë”, një nismë që synon të krijojë një brez të ri guidash të licencuara për promovimin e turizmit të qëndrueshëm në rajon. Programi po realizohet në bashkëpunim me Universitetin “Fan Noli” dhe për herë të parë do të certifikojë 20 guida që do të shërbejnë si ambasadorë të kulturës dhe historisë lokale në bashkitë e qarkut.
“Kam pasur mundësinë që të njoh nga afër disa nga iniciativat më të avancuara, shembull si '20 udhërrëfyesit turistikë lokalë', një iniciativë që Këshilli i Qarkut Korçë në bashkëpunim me Universitetin 'Fan Noli', do të licencojë për herë të parë 20 guida turistike lokale duke promovuar turizmin rajonal në mënyrë të qëndrueshme”, u shpreh Tollkuçi.
Në qendër të vëmendjes mbetet edhe zhvillimi teknologjik dhe modernizimi i arsimit të lartë. Një nga projektet më ambicioze është ngritja e Qendrës së Transformimit Teknologjik dhe Shkencor të Rajonit Juglindor "AI Data Center", e cila është pozicionuar në ambientet e Universitetit “Fan Noli”. Përmes saj, studentët dhe institucionet vendore do të kenë mundësinë të aplikojnë inteligjencën artificiale në fusha si bujqësia, parashikimet ekonomike, menaxhimi i resurseve apo analiza e të dhënave.
“Një tjetër projekt mjaft i rëndësishëm është Qendra e Transformimit Teknologjik dhe Shkencor të rajonit juglindor, AI Data Center, e pozicionuar në Universitetin 'Fan Noli'. Ne kemi pritur përfaqësuesit turq me të cilët kemi bashkëpunuar, që kanë investuar në një laborator modern, unikal për Shqpërinë. Laborator që synon përdorimin e teknologjive të avancuara për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit. Do t'u mundësojë studentëve dhe institucioneve lokale të përdorin inteligjencën artificiale në fusha specifike, si bujqësia, parashikimet ekonomike e financiare, etj.”, deklaroi Tollkuçi.
Në fushën e arsimit parauniversitar, Këshilli i Qarkut po vë theksin tek edukimi gjuhësor dhe formimi kulturor i brezit të ri. Projekti “Gjuha ime” do të shtrihet në shkollat e ciklit fillor dhe ka për synim të nxisë zhvillimin e aftësive gjuhësore dhe krijuese të nxënësve të klasave të pesta.
“Për sa i përket vazhdimësisë, një nga projektet shumë të rëndësishme është projekti 'Gjuha ime', i cili ka për qëllim të nxisë zhvillimin e aftësive gjuhësore, krijuese të nxënësve të klasave të 5-ta, duke forcuar interesin dhe dashurinë për gjuhën shqipe jo vetëm si mjet komunikimi, por si element mjaft i rëndësishëm i identitetit kombëtar”, tha kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë.
Në të njëjtën linjë edukative, projekti “Licesisti- ese dhe frymëzim”, që do të zhvillohet në kuadër të Ditës Kombëtare të Alfabetit më 22 nëntor, do të ftojë nxënësit e shkollave të mesme të mendojnë kritikisht dhe të shprehin përmes eseve rëndësinë e gjuhës shqipe, historisë dhe trashëgimisë kombëtare.
“Projekti 'Liceseisti, ese dhe frymëzim' ka për qëllim që në Ditën Kombëtare të Alfabetit (22 nëntor), të nxisë mendimin kritik tek të rinjtë e shkollave të mesme duke i ndërgjegjësuar për rëndësinë e gjuhës shqipe, historinë dhe trashëgiminë tonë të përbashkët kombëtare. Zgjedhja e temës së esesë synon të rikujtojë rëndësinë e kontributit të veçantë të Krahinës Autonome të Korçës”, deklaroi Tollkuçi për CNA.
Një tjetër ngjarje që do të shënojë fundin e vitit është “Autonom Fest”, festivali folklorik që këtë dhjetor vjen në edicionin e dytë të tij. Aktiviteti do të mbahet më 10 dhjetor, në ditën e shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës, dhe do të sjellë në skenë ansamble, grupe artistike dhe interpretues nga të gjitha bashkitë e qarkut.
“Projekti më i rëndësishëm i këtij viti është 'Autonom Fest, i cili mbahet për edicionin e dytë këtë vit. Ky është një festival folklorik që ka si qëllim nderimin e festimet e shpalljes krahinë autonome të Korçës në datën 10 dhjetor. Festivali synon të nderojë e kujtojë këtë ngjarje mjaft të rëndësishme historike, ku ansamblet folklorike, grupet artistike nga të gjitha bashkitë e qarkut, do të kenë mundësinë të prezantojnë muzikën, këngët, vallet, kostumet dhe traditat e tyre autentike”, tha kryetari i Këshillit të qarkut.
Në fund të vitit, vëmendja do të përqendrohet tek një nismë sociale që synon përfshirjen aktive të të moshuarve në jetën komunitare. Projekti “Ankandi i moshës së tretë” do të mbledhë pjesëmarrës nga të gjitha qendrat e qarkut në një mbrëmje festive, ku do të ekspozohen dhe ankandohen punime artizanale, piktura, veshje tradicionale dhe produkte ushqimore të punuara prej tyre.
“Gjithashtu, një projekt mjaft i rëndësishëm që do të jetë në përmbyllje të vitit 2025, është edhe 'Ankandi i moshës së tretë', që synon të promovojë përfshirjen aktive të të moshuarve në jetën komunitare dhe të vlerësojë kontributin e tyre të vazhdueshëm në shoqëri. Do të organizohet një mbrëmje festive me pjesëmarrjen e të moshuarve nga qendrat e gjithë qarkut, ku do të mbahet edhe ankandi tradicional i produkteve të punuara prej tyre si punime artizanale, veshje, piktura, punime në dru apo produkte ushqimore tradicionale”, u shpreh Tollkuçi.
Tollkuçi bën të ditur se këto janë vetëm një pjesë e projekteve që pritet të finalizohen brenda vitit, ndërsa Këshilli i Qarkut është duke përgatitur tashmë draft-buxhetin për vitin 2026, ku do të përfshihen nisma të reja me fokus zhvillimin ekonomik, kulturor, arsimor dhe digjital të rajonit juglindor.
Korça, sipas kryetarit të Këshillit të Qarkut, po ecën drejt një modeli të ri bashkëqeverisjeje lokale, ku projektet nuk qëndrojnë në letër, por marrin formë përmes partneriteteve konkrete dhe përfshirjes aktive të komunitetit./CNA
Programi i fizikës në Universitetin e Shkodrës nuk ka asnj...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e siguri...
Holta Zaçaj është ende kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Z...
Qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë më 13 ...
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogd...
Gent Ibrahimi është një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetue...
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogd...
Sot CNA, përmes një shkrimi, bëri me dije se Jordan Daci d...
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogd...
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogd...
Një tjetër anëtar i Gjykatës Kushtetuese është marrë peng ...
Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” i ka kusht...
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar masa sigurie ndaj tre shte...
I mbani mend turrën e juristëve-avokatë, që gjithë këto ja...
Zëvendëskryeministrja e vendit, dhe njëkohësisht ministrja...
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin ...
Ditën e sotme do të zhvillohen dy seanca parlamentare. Se...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ish-deputeti Nard Ndoka në një dalje televizive deklaroi s...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në një da...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...