Ironia e Lutfi Dervishit/ 10 kriteret për karrierë politike dhe administrative
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me tone ironike pas...

Përdorimi i telefonave celular për të gjithë ne është kthyer në një pjesë të domosdoshme të jetës sonë. Numrat e telefonit të 3 milionë shqiptarëve janë reklamuar në një faqe në internet për t'u shitur. Një tjetër thyerje e të dhënave personale pas daljes së database të pagave dhe targave të shqiptarëve.
Gazetari i "Top Channel", Muhamed Veliu, ka identifikuar një faqe në internet, e cila disponon një database me 3 milionë numra celularësh, së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave dhe pozicionin e punës së personit që i përket numri i telefonit.
Poseduesit e database të këtyre numrave kanë listuar edhe çmimet e shitjes. Mjafton të kesh një kartë banke dhe në pak sekonda bëhesh posedues i tyre.
4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3 milionë të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile.
1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milionë numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetën 350 dollarë për 100.000 numra.
Poseduesi i 3 milionë numrave telefonikë të shqiptarëve dhe shitësi i tyre përmes një platforme në internet është një person, i cili përdor emrin Munnaf Hossain.
Sipas tij, lista që ai ka nxjerrë në shitje është e saktë, autentike, e freskuar me informacione korrekte shoqëruar me numrin e telefonit, emrin e personit dhe kodin postar.
Për ta vërtetuar këtë Munnaf Hossain ka publikuar në faqen e tij në internet si shembull një pjesë të kësaj database. "Top Channel" verifikoi numrat e kësaj liste.
Rezultoi se janë në përdorim e u përkasin personave emri i të cilëve shkruhet në të djathtë të kësaj liste.
Mbetet e paqartë se si Munnaf Hossain ka mundur të sigurojë 3 milionë numrat e celularëve të shqiptarëve në një kohë kur ligji parashikon në mënyrë strikte se kush duhet t’i disponojë këta numra.

Në listën e publikuar si shembull për blerësit, është edhe emri i ekspertit të sigurisë, Redion Qirjazi, i cili tha për "Top Channel" se “gjetja e fajtorit mbetet gjithmonë sfida më e madhe në kërcënimet e sigurisë kibernetike”.
“Kjo mund të nxisë kërkesën e qytetarëve për të mos regjistruar të dhëna personale ose akoma më keq, të synojnë forma te jashtëligjshme për zotërimin e një numri celulari. Në terma afatgjatë kjo mund të krijojë një situatë pasigurie për qytetarët dhe qeverinë, që do ta kishin të pamundur të identifikonin thirrësit, në raste të veprimeve kriminale ndaj individëve të tjerë, shoqërisë apo dhe qeverisë”, deklaroi eksperti Redion Qirjazi.
Pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, nga ku celula terroriste përdori numra të paregjistruar telefoni, në SHBA dhe EU, në mënyrë drastike legjislacioni pësoi ndryshim për të bllokuar shitjen e numrave pa u regjistruar.
Edhe në Shqipëri ndodhi e njëjta gjë. Të gjithë blerësit e një numri duhet të firmosin një mori me letra e më pas bëhen posedues të numrit.
Por e gjithë kjo zhvlerësohet si në aspektin e privatësisë apo edhe të sigurisë në një kohë kur 3 milionë numra celulari shqiptarësh janë nxjerrë në shitje.
“Nëse rrjedhja e këtyre numrave është bërë nga punonjës të institucioneve të sigurisë që janë të autorizuar për të pasur akses, kjo do të dëmtonte imazhin e institucioneve dhe krijonte ndjenjë pasigurie te qytetarët”, tha Redion Qirjazi.
Sipas ekspertit Qirjazi, kjo do të sjellë uljen e besimit tek institucionet të cilat kanë akses në numrat e celularëve të shqiptarëve, të cilët tashmë janë në shitje.
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me tone ironike pas...
Në Shqipëri të mbijetuar nga burgjet dhe kampet e inte...
Pas fantazive të saj për lidhjet e CNA.al me Geri Koka...
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestuar n...
Qeveria “Rama”, do të mbahet mend për ministrat, kryeb...
Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë ka marrë vendimin që n...
Edvin Kulluri, përmes një postimi në rrjetin social, k...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka kujtuar mesazhin që is...
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, është arrestu...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka kujtuar 23-vjetorin...
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në rrugë me...
Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e inagurimit të...
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë,...
Gazetari Bledian Koka ka publikuar një nga deklarata e...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar ish-gjyqtaren e Krujë...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, prej kohësh “i zhd...
Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku socialist, nuk heq dor...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave. Gjatë ...
Sot Partia Socialiste feston 31-vjetorin e lindjes. Në...
Zbardhet dëshmia e një 15-vjeçareje shqiptare, e cila ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...