Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Gjendja e medias në Shqipëri dhe Kosovë gjatë viteve të fundit është përkeqësuar, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, Lindita Camaj, profesore e gazetarisë në Fakultetin e Komunikimit në Universitetin e Hjustonit, e cila është duke zhvilluar një studim mbi situatën e shtypit në këto dy vende.
Ndër problemet kryesore ajo rendit vështirësitë e gazetarëve në qasjen ndaj informacionit dhe dokumenteve zyrtare.
“Në hulumtimin tonë po shohim mënyrën se si televizionet kombëtare në Shqipëri raportojnë lajmet e mbrëmjes. Dy të tretat e lajmeve në Shqipëri kanë një burim dhe janë të njëanshme, që është pak a shumë alarmuese”, thotë ajo.
Sipas studimit, në Shqipëri, qeveria është burim kryesor i lajmit për televizionet.
“Kjo tregon se edhe pse kemi pluralitet të medias, lajmet raportohen të njëanshme, nuk ka pluralizëm të burimeve në raportimin e lajmit. Kjo është problematikë pasi nuk ka larmi zërash apo qasjesh që çojnë në perspektiva të ndryshme. Perspektiva vjen kryesisht nga qeveria apo pushteti dhe kjo është problematike”, shprehet zonja Camaj.
Sfidë për të dyja vendet, mbetet lufta ndaj korrupsionit dhe mungesa e llogaridhënies nga zyrtarët publik. E pyetur mbi rolin e medias për të ndërgjegjësuar opinionin publik mbi këto çështje, profesorja Camaj vuri në dukje mungesën e hulumtimeve investigative në Shqipëri dhe Kosovë.
“Vetëm një numër i kufizuar mediash kryejnë gazetari investigative dhe aty është ajo problematika e korrupsionit, dhe përsëri janë problematika që kanë të bëjnë me mënyrën si menaxhohen mediat dhe qasjen ndaj informacionit. Duhet të theksoj, një rast nga Kosova, që vjen nga BIRN apo Kallxo.com që është model i raportimit të korrupsionit”, tha ajo.
Lidhur me televizionin Klan Kosova, zonja Camaj tha se mirëpriste vendimin e Gjykatës Komerciale në Kosovë për të të shtyrë zbatimin e vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së këtij televizioni, por tha se ky rast mund të ndikim tek liria e medias.
“Mendoj se mund të ketë pasoja të dëmshme për lirinë e shtypit në vend, mënyrën se si qeveria mund ta shfrytëzojë fuqinë e saj për t’i mbyllur gojën mediave dhe gazetarëve që janë kritik ndaj qeverisë. Mënyra se si qeveria është marrë me këtë rast ka qenë e përshpejtuar dhe shihet deri diku si vendim politik dhe nuk ka të bëjë me çështjet që janë theksuar, pra regjistrimi. Është alarmante se si qeveria mund të shfrytëzojë pozicionin e saj për të bërë presion ndaj medias, presion ekonomik dhe politik, ndaj mediave që janë kritike”, theksoi ajo./VOA
Ish-kryeminisri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryetarit t...
Avokati i Popullit, Erinda Ballanca ka publikuar listën e ...
Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptar,...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh dhe z...
CNA vazhdon me publikimin e dosjes së plotë të akuz...
Deputeti, Myslim Murrizi ka reaguar i revoltuar pas një de...
Këtë të martë janë konstatuar dhe goditur 5 raste të tjera...
Të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitoj...
Skandalet me aferën e inceneratorëve nuk kanë të ndalu...
Dje biznesmeni Gjergj Luca, ashtu siç kishte paralajmë...
Zëvendëskryeministrja njëkohësisht dhe ministrja e Infrast...
Ditën e sotme është zhvilluar një takim ndërmjet drejtorëv...
Ministri i Brebdshëm Taulant Balla, është takuar ditën e s...
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka hedhur akuza kundre...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, ka ndarë disa moment...
Çmimet e zarzavateve kanë shënuar rritje jo të zakonte në ...
Mëngjesin e së martës, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa...
Rei Meta, punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganav...
Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka konsideruar si “Krim t...
Gazetari, Basir Çollaku ka akuzuar djalin e antares të KLP...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...