Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Në Ditën e Lirisë së Shtypit mbahen me dëshirë fjalime të mëdha. Por është fakt që liria e shtypit dhe me të edhe e drejta për informacion e qytetarëve ndodhet në presion në të gjithë botën.
“Janë kohë të errëta për lirinë e shtypit dhe të mendimit dhe për të drejtat e njeriut në përgjithësi”, thotë avokati egjiptian dhe veprimtari i të drejtave të njeriut, Gamal Eid. Kundër tij dhe aktivistit të të drejtave të njeriut, Hossam Bahgar pritet të kryhet procesi gjyqësor për shkak të “njollosjes së emrit të vendit tënd” – dënimi në fund të procesit është i paqartë.
“Sot është e rrezikshme që të punosh si gazetar ose të thuash mendimin tënd në një roman, në internet ose në një gazetë”, i tha Eid Deutsche Welle-s duke folur jo vetëm për vendin e tij Egjipt,in por për të gjithë Afrikën Veriore dhe Lindjen e Afërme.
Ky vlerësim është i vlefshëm për të gjithë botën, thotë raporti vjetor i Organizatës Reporterë pa Kufij. Në vitin 2015, ishin 110 gazetarë, 27 qytetarë gazetarë dhe shtatë bashkëpunëtorë të medieve që e paguan punën me jetën e tyre. Raportin Reporterë pa Kufij e publikon në bazë të një pyetësori të gjerë dhe të vëzhgimeve në 180 vende.
Me titullin “Liria e medieve në tërheqje në të gjithë botën”, organizata përmbledh zhvillimin negativ të vitit 2015. “Nuk ka një emërues të përbashkët, por janë disa, ku mund ta reduktosh punën”, thotë atasheu i shtypit i Reporterëve pa Kufij, Christoph Dreyer.
Dekorim i DW-së për kryeredaktorin e “Hürriyet”
Në Turqi gazetarët nxirren në mënyrë masive para gjyqit, ndërsa faqet e internetit bllokohen. Mbajtësi i Freedom of Speech Award të Deutsche Welle-s për këtë vit është kryeredaktori i “Hürriyet”-it, Sedat Ergin, i cili si shumë gazetarë ndodhet para gjyqit, për gjoja fyerjen e Presidentit të shtetit Erdogan. Ai e merr çmimin “në emër të qindra gazetarëve në Turqi, të cilëve u duhet të punojnë në kushte të ngjashme”, thuhet në argumentimin e Drejtorit të Përgjithshëm të DW, Peter Limbourg.
Luftim i terrorit në kurriz të lirisë së medieve
Edhe Dunja Mijatovic e sheh me shqetësim zhvillimin e përbotshëm. Që prej vitit 2010 ajo është e Ngarkuara për Lirinë e Medies e OSBE-së – Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – dhe i ndjek zhvillimet në 57 shtete partnere të organizatës me shqetësim.
“Shtetet e OSBE-së nuk dallohen shumë nga pjesa tjetër e botës, kur bëhet fjalë për lirinë mediatike dhe për gazetarinë”, thotë ekspertja për mediet dhe të drejtën e medieve në intervistë me DW.
Ajo përmend veçanërisht masat antiterror, të cilat e kanë kufizuar në shumë vende lirinë e shtypit dhe të medieve. “Nuk është fjala që të kufizohet e drejta legjitime e një qeverie për të luftuar terrorin ose kërcënime të tjera”, thekson ajo. “Vetëm se kjo nuk duhet të ndodhë në kurriz të të drejtave të njeriut dhe të lirisë së mendimit. Liria mediatike është një pjesë thelbësore e demokracisë”.
Në lirinë e medieve bën pjesë edhe interneti. Sepse shtypja e medieve ka kohë që kryhet edhe në formë digjitale.
“Fusha e re e betejës për mediet e lira është hapësira kibernetike”, thekson Mijatovic në intervistë me DW. “Globalizimi i medieve dhe aksesi në informacion dhe jo së fundi edhe gazetarët e rinj blogera, i bëjnë shumë nervoze qeveritë. Dhe ato përpiqen ta shtypin këtë digjitalizim”.
Reporterët pa Kufij kritikojnë në SHBA mbikqyrjen gjithnjë e më të madhe të shtypit nga shërbimet informative dhe kritikojnë përndjekjen e atyre që nxjerrin sekretet, whistleblower, nën Presidencën e Barack Obamas.
Programe censure në vende si Kina ose edhe në Iran e bllokojnë qasjen e qytetarëve te faqe të padëshiruara interneti. Edhe Turqia e praktikon me dëshirë bllokimin e faqeve kritike të internetit./DW
Sot u mblodh ne ambjentet e Hotel Tirana International, Asam...
Çuditë në Bashkinë Berat duket se nuk kanë të sosur.Shaban D...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot ...
Zbulohen detaje të tjera të hetimeve që çuan në arrestimin e...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri sot apel ekspertëve ko...
Ish-kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim ambasad...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor ...
Kreu i qeverisë Edi Rama, ka qenë në fundjavë në Korçë për f...
Pak kohë më parë, citynews ka publikuar disa artikuj për sul...
Një peshkatar ka rënë në lumin Shkumbin në Elbasan.Nga infor...
Kryesia e Partisë Demokratike është mbledhur sot për të disk...
Sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma, ka deno...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Ram dhe mi...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në takim Avokatin...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar në rrj...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të takojë so...
Ish-gazetari i Top Channel, Muhamed Valiu ka reaguar lidhur ...
Mimoza Hafizi, edhe pse është pjesë e grupit parlamentar soc...
Një grua biznesmene ka akuzuar Emiljano Shullazin dhe Gilman...
Një shtetas 17-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e godit...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...