Me flamuj kuqezi, shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nisen drejt Shqipërisë për festën e Pavarësisë
Me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike, shqiptarë nga K...

Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët. Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë.
Por 28 Nëntori është një tjetër datë e rëndësishme, e cila përkon me lindjen e kryekomandantit legjendar, heroit të Kosovës, Adem Jashari.
Nëse sot do të ishte gjallë, heroi do të festonte 68-vjetorin e tij të lindjes.
Adem Jashari lindi më 28 nëntor 1955 dhe jetoi deri më 7 mars 1998. Ai ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK-së).
Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmor më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.
Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore ushtarake serbe, të cilat më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikal në historinë e luftërave. Ai njihet si Komandanti Legjendar i UÇK-së. Urdhri "Hero i Kosovës" iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës.
Adem Jashari lindi në një familje me tradita patriotike. Ishte djali i tretë i mësuesit Shaban Jashari. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa Shkollën e Mesme Teknike e përfundoi në qytetin e Skënderajit.
Adem Jashari gjithmonë ishte i vetëdijshëm se vetëm krisma e pushkës do ta çlironte Kosovën nga okupimi serbo-sllav. Rrallëherë e shihje pa armë. Ai ishte rritur në frymën e trimërisë, heroizmit dhe atdhedashurisë, nga e cila ia kishte mbjellur heroizmin babai i tij Shabani.
Në vitin 1991, Adem Jashari u zhvendos në Shqipëri sipas marrëveshjes së autoriteteve kosovare me Ramiz Alinë, për t'u trajnuar me vullnetarët e parë, që më vonë u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Më 28 shkurt 1998, një grup luftëtarësh të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy të tjerë.
Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave në Kosovë në vitet e '90-ta, por ky fakt u mbajt i fshehur nga opinioni i gjerë, nga ana e politikanëve të moderuar shqiptarë dhe nga qeveria e Beogradit, si mënyrë për të ruajtur status-kuonë.
Beteja e parë mes Ademit dhe shokëve të tij kundër Forcave Federale Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991. Shtëpia e Jasharajve ishte rrethuar nga një numër i madh i forcave të sigurimit serbosllav duke kërkuar dorëzimin e tij.
Adem Jashari së bashku me shokët e tij, e thyen rrethimin dhe më vonë morën pjesë në disa aksione kundër ushtrisë jugosllave dhe policisë.
Shtëpia e Adem Jasharit në Prekaz u sulmua përsëri nga forcat e policisë federale jugosllave më 22 janar të vitit 1998.
Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bë simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë. Kështu shumë prej tyre veshën bluza me fotografinë e tij pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj, më 17 shkurt të vitit 2008.
Mbishkrimi në bluzat ishte "Bac u kry", duke iu referuar shprehjes së përdorur gjatë homazheve në varrin e tij me rastin e shpalljes së pavarësisë, si realizim i qëllimit sublim të të gjithë jetës dhe veprimtarisë së Adem Jasharit./ CNA
Me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike, shqiptarë nga K...
Fredi Beleri, kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës në...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptar...
Në kohën kur bota digjitalizohet gjithnjë e më shumë, ...
Harta e re për rishpërndarjen e gjykatave, përveçse nu...
Sot, Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë. Më 28...
Sot, Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë. Më 28...
Analisti Neritan Sejamini ka folur lidhur me aferën e ste...
Juristi Shkëlqim Hajdari ka folur lidhur me përgjimet e fu...
Disa ditë më parë, gazetari Artan Hoxha hodhi akuza nd...
Gjermania ka mbajtur një qëndrim të qartë dhe madje mu...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmje...
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të...
Policia e Elbasanit njoftoi këtë të hënë se ka arrestuar p...
Policia e Kuçovës ka zbardhur vjedhjet e ndodhura gjat...
Kryeministri, Edi Rama në Asamblenë e Zgjeruar të Part...
Kryeministri, Edi Rama ka reaguar për zërat që thonë s...
Kryeministri, Edi Rama thotë se ekonomia shqiptare ka mesa...
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se dhe këtë vit me rast...
Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Boshanj të Ko...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...