web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me diplomat/ Ish-rektori i "Wisdom" nxjerr zbuluar motrën e kryetarit të Gjykatës së Lartë

23 Shtator 2024, 14:22, Aktualitet CNA

Skandali me diplomat/ Ish-rektori i "Wisdom" nxjerr zbuluar

Ish-rektori i Universitetit "Wisdom", Lush Përpali, ka folur në lidhje me skandalin e diplomave të falsifikuara që shiteshin deri në 10 mijë euro në tregun italian.

Përpali ka ngritur akuza mbi noteren Mimoza Sadushi, familjaren e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.

Përpali shprehet se në një zyrë noteriale, të noteres Mimoza Sadushaj, është përpiluar një dokument ku thuhet se “unë isha dakord me dokumentin”.

Ai ka deklaruar se Mimoza Sadushi i ka flasifikuar firmën.

"Falsifikimi në radhë të parë një herë është bërë nga këta që kanë vënë firmën pa dijeninë time.

Më pas kjo punë është thelluar sepse si duket kjo punë është diçka që bëhet në Shqipëri dhe është shumë e çuditshme kur noterja Mimoza Sadushi thotë se u paraqit në zyrën time dhe vërteton se kjo certifikata më poshtë është e saktë, në një kohë kur unë nuk kam qenë kurrë në zyrën e saj për këto diploma, por në asnjë zyrë noteriale.

Nuk kam punë të futem nëpër zyra noteriale sepse ata kanë punën e vet, për çdo gjë ata e vënë firmën e vulën dhe jo vetëm unë por çdo njeri tjetër nuk besoj se e ka bërë kush një gjë të tillë.

Unë nuk i njoh ata disa janë italianë, disa janë shqiptarë që rrinë në Itali të cilët as s'më kanë takuar kurrë, as nuk më njohin mua, ata më njohin vetëm nga website.

Është një çudi e madhe kjo e cila nuk ka ndaluar këtu. Mbasi janë noterizuar nga Sadushi kanë shkuar në Ministrinë e Jashtme dhe kanë marrë vulë apostile dhe kjo e bën më serioze çështjen sepse këto dokumente false dalin të vërtetuara edhe nga shteti shqiptar. Ky i fundit e ka vlerësuar si të saktë atë që është aty.

Dyshimet tona për certifikatat false i kemi pasur. Këto tonat janë zbuluar që nga muaji janar. Ambasada italiane pati një rol domethënës në të gjithë procesin pasi kërkonte përmes Ministrisë së Arsimit, të verifikoheshin certifikatat që kishin vlerën e diplomës”, tha Përpali./ CNA





Lajmet e fundit nga