Apel për kujdes nga temperaturat e larta/ Rrezik për të moshuarit dhe fëmijët
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në samitin për të ardhmen që po mbahet në New York ka folur dhe për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet sovran të cilin do ta ndërtojë brenda kryeqytetit të Shqipërisë.
Rama tha se, mbështet transformimin e Urdhrit Bekatshi në një shtet sovran brenda Tiranës.
"Sot, sytë e botës duhet të jenë të kthyera në këtë mbledhje, pra mund të themi sinqerisht se popujt e botës vazhdojnë të besojnë në premtimin e një të ardhmeje më të mirë, ndërsa na shohin të mbledhur këtu.
Dyshoj seriozisht për këtë e kjo është diçka me të cilën të gjithë duhet të përballemi nën këtë çati, çatinë e Kombeve të Bashkuara.
Na duhet të kemi kurajën të pranojmë se së fundi, veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg përmbushjes së pritshmërive të popujve që deklarojmë se u shërbejmë.Herë pas here OKB nuk ka mundur të përmbushë shpresat e ne, popujve, e frika për të ardhmen vazhdon të rritet kudo, në Lindje, në Perëndim, në Veri e në Jug, ndërsa krizë pas krize bie mbi ne.
Këto kriza kanë shkatërruar terrenin e përbashkët, na kanë përçarë më tej e megjithatë edhe midis kësaj trazire, në mënyrë konstante kemi çuar dëm mundësitë që secila krizë na ka paraqitur për një ndryshim kuptimplotë. Pra si t’ia nisim të rindërtojmë atë besim që është gërryer?
Si të vërtetojmë që veprimi shumëpalësh nuk është thjesht një fjalë boshe, por fuqia që mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen e ato të ngutshme të kësaj kohe. Si të dëshmojmë që fuqia jonë kolektive nuk është thjesht më e madhe se sa përpjekjet e fragmentarizuara, të shkëputura e ndonjëherë veprimet destruktive të kombeve individuale, por e vetmja rrugëzgjidhje që kemi për të shpëtuar që njerëzimi të mos bjerë në kolaps përpara syve tanë.
Si të frymëzojmë, në vend se t’i demoralizojmë njerëzit e zakonshëm? Jetët e të cilëve shkatërrohen ditë për ditë nga veprimet e papërgjegjshme të fuqive të vogla e të mëdha të globit, përfshi në Europë, ku një luftë e re ka vënë në pikëpyetje jo vetëm gjithçka që dikur mendonim të padiskutueshme, por edhe ekzistencën e njerëzimit të përballur me kërcënimet e marra, të hapura për përdorimin e armëve bërthamore.
Sinqerisht, nuk i kam të gjitha përgjigjet, në mos asnjë, por një gjë është e qartë, që bota ka ndryshuar dramatikisht qysh prej se Kombet e Bashkuara janë themeluar tetë dekada më parë. E duket sikur kemi humbur atë që është arsyeja e pastër që ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Këtu duhet t’ia nisim! Duhet të përpiqemi me përpjekje të mëdha që të rimarrim ndjesinë e përbashkësisë që ka humbur. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm e askush nuk është i sigurt, pavarësisht pozitës gjeografike, mendësisë, pasurisë, fuqisë, pavarësisht sistemeve politike e shoqërore.
Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht, e nëse nuk përballemi me to, me një rend të rienergjizuar shumëpalësh do të dështojmë të gjithë së bashku. Veprimi shumëpalësh nuk është një zgjedhje, është nevojë urgjente. Problemet me të cilat përballemi sot, qofshin si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve tona, kërkojnë përgjigje kolektive. Ato janë shumë të skajshme e shumë globale për tu përballur përmes përpjekjeve të izoluara apo përmes veprimeve konfrontuese.
Shqipëria mbështet plotësisht Paktin për të Ardhmen dhe të gjithë angazhimet e saj, por më lini të theksoj, angazhimet të vetme nuk janë të mjaftueshme aspak. Ato duhet të përmbushen, të zbatohen. Fjalët qëllimmira duhet të transformohen në vepra dhe veprime të përbashkëta e nuk mund të them që kjo duhet të jetë.
Ndërkohë që Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë, që është çuar për të mbrojtur humanizmin tonë të përbashkët. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u shndërrua në të vetmin vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas lufte, se sa para saj. Komuniteti hebre u rrit 20-fish gjatë holokaustit falë familjeve muslilmane e të krishtere, që i mbrojtën nga nazistët. Më së fundi, pas shkatërrimit e rënies së Kabulit në duart e talibanëve 3 vjet më parë, ne strehuam disa mijëra afganë që në të kundërt do të kishin përfunduar në rrethin e nëntë të Ferrit!
Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, jeta e së cilës ka mishëruar dashurinë për njerëzimin. Na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë e ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë" tha Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur në sa...
Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri Anar Huseynov ka fo...
Selia Botërore e Bektashinjve në një deklaratë zyrtare ka ...
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mospranimin e kërkesës ...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani n...
Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka përgënjeshtruar lajmi...
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond B...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, është liruar ng...
Mbesa e prokurorit të SPAK Arben Krajës rezulton pjesë...
Drejtuesi politik i Qarkut të Beratit, Enno Bozdo, hod...
Këtë fjali e nxorëm pa shumë mundim nga një reagim q...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës,...
Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shkolla Koreografike...
Në fshatin Tren të Devollit, pjesa më e madhe e familjeve ...
Një “Vatikan i vogël” po parashikohet të shpallet brenda T...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në konferencën e ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Ritmet e emigrimit, të paktën përmes kërkesave për azil në...
Ekspertët e pyjeve dhe studiuesit e natyrës thonë se zjarr...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...