Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Mbesa e prokurorit të SPAK Arben Krajës rezulton pjesë e dosjes 5 D të drejtorëve bashkiak, për të cilën kanë dalë të dhëna interesante. Entela Lleshi Kruja, vajza e motrës së prokurorit Kraja, është prej vitesh një njeri i besuar i Erion Veliajt që në kohën kur ishte Ministër i Mirëqenies Sociale. Pasi shkoi në Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj u kujdes ta merrte me vete edhe të besuarën e tij duke i dhëne një pozicion kyç, atë të shefes se prokurimeve në Bashki.
Gjatë hetimit të dosjes 5 D, Entela Kruja rezulton se kërkohej nga administrator i kompanisë Nestor Muhametllari për marrjen e një klasifikimi të 5D-ve. Por se si dhe çfarë veprimi është bërë, SPAK nuk i futet më thellë duke përmendur vetëm fjalët e Muhametllarit që i thotë drejtoreshës së “Tirana Parking” se çështje për të cilën interesohej e zgjidhi nëpërmjet çunave.
Entela Lleshi Kruja, vajza e motrës së Arben Krajës, prej vitesh është një njëri i besuar i Erion Veliajt që në kohën kur ishte ministër i mirëqenies sociale. Pasi shkoi në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u kujdes ta merrte me vete edhe të besuarën e tij duke i dhënë një pozicion kyç, atë të shefes së prokurimeve në Bashki . Gjatë hetimit të dosjes 5d kanë dalë të dhëna shumë interesante për këtë shtetase, në bisedën mes administratorit formal të 5D Nestor Muhametllarin me drejtoreshën e Tirana Parking Eglantina Zeren.
Muhametllari interesohet për Entela Krujën tek Zere të cilën e pyet nëse e njeh pasi duhet të flasë me të sa të marrë një klasifikim. Në bisedën e radhës, administrator i 5D konstruksion, i thotë Zeres se e ka zgjidhur“përmes çunave” çështjen me Krujën, mbesën e prokurorit Arben Kraja.
“Ndërkohë rezulton se me datë 24.12.2019 Z. Nestor Muhametllari e pyet Znj. Eglantina Zere nëse e njeh punonjësen përgjegjës të prokurimeve në Bashki, duke i përmendur Znj. Entela Kruja, duke i kërkuar se duhet të flasë me të sa për të marrë një klasifikim, duke qenë se një dite më parë kishte hyrë në një procedurë dhe se Znj. Eglantina Zere i përgjigjet "ok". Më tej Z. Nestor Muhametllari i shkruan se ka folur me të dhe e ka zgjidhur përmes çunave. Më tej e pyet nëse i ka shkruar dhe se Znj. Eglantina Zere i përgjigjet se "Jo po e fola pak se jam në tavolinë me kryesorin".
Rezulton se në telefonin e Z. Nestor Muhametllari kjo nëpunëse e prokurimeve e referuar rezulton të jetë shënuar "Entela prok. Bashki".
Ajo ka komunikime me WhatsApp me Z.Nestor Muhametllari të dokumentuara nga data 29.12.2020 deri me 06.02.2023. Ato rezulton se kanë koordinuar me këtë mënyrë komunikimi disa herë takime në zyrën e nëpunëses”.

Bie në sy fakti se SPAK nuk është thelluar dhe nuk jep të dhëna të mëtejshme se cila ka qenë biseda mes Nestor Muhametllarit dhe mbesës së Prokurorit Kraja, cka shton dyshimet se Prokuroria e Posacme ka fshehur rolin e Entela Krujës në aferat e kompanisë 5 D të drejtorëve të Erion Veliajt. Rezulton se SPAK ka fshehur gjithashtu rolin e Entela Krujës edhe për dhënien e tenderave nga Bashkia në qendër të Tiranës jo vetëm për kompaninë 5 D por edhe për kompaninë e drejtuesit të njësisë administrative të Zal Herrrit Arben Maloku i cili rezulton të ketë përfituar miliona euro tendera nga Bashkia e Tiranës apo kompanisë së vëllezërve Qefalia.
Arben Kraja njihej si një nga prokurorët që kishte në duar hetimet e dosjes së inceneratorit të Tiranës por hoqi dorë nga kjo çështje vjeshtën e kaluar, pa ndonjë argument shterues, dhe çuditërisht në kohën kur përkon me hetimet intensive që po kryheshin për një tjetër dosje që përfshin zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, ajo e 5d e ku rezulton se përmendet edhe mbesa e tij.
Nuk e dimë nëse përfshirja e mbesës në afera apo shkeljet e tjera ligjore, janë disa nga arsyet e keqpërdorimit të prokurorit të SPAK Arben Kraja për goditjen dhe mbajtjen në arrest pa prova te liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha./ Syri.net
Drejtuesi politik i Qarkut të Beratit, Enno Bozdo, hod...
Këtë fjali e nxorëm pa shumë mundim nga një reagim q...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës,...
Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shkolla Koreografike...
Në fshatin Tren të Devollit, pjesa më e madhe e familjeve ...
Një “Vatikan i vogël” po parashikohet të shpallet brenda T...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në konferencën e ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Ritmet e emigrimit, të paktën përmes kërkesave për azil në...
Ekspertët e pyjeve dhe studiuesit e natyrës thonë se zjarr...
Nga 1 shtatori, ka hyrë në fuqi rritja e pagave për kryeta...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak jep parashikimin e motit p...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Abana Koçi...
Gjatë interviste me Edvin Parrucën, i pyetyr nga moderator...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar me tone të ashp...
Analisti Andi Bushati deklaroi mbrëmjen e djeshme se d...
A duhet dënuar Ervin Salianji për manipulimin e çështj...
Një tjetër aplikacionin i inkriptuar që përdor bota e ...
Ervin Salianji, i njohur ndryshe si "Babalja" i politi...
Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin në lid...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...