Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ajo që shihni në informacionet e "Twitter"-it në llogarinë tuaj po ndryshon. Por si? Pronari i ri i platformës së mediave sociale, Elon Musk, është përpjekur të provojë, duke u dhënë gazetarëve të përzgjedhur qasje në disa prej komunikimeve të brendshme të kompanisë, se zyrtarë nga ekipi i mëparshëm drejtues dyshohet se kanë shtypur zërat e krahut konservator.
Këtë javë, Elon Musk shpërndau një grup këshillues, të njohur si Këshilli i Mirëbesimit dhe Sigurisë, i përbërë prej rreth 100 organizatash të pavarura civile, të të drejtave të njeriut dhe të tjera që kompania e formoi për të trajtuar gjuhën e urrejtjes, shfrytëzimin e fëmijëve dhe çështje të tjera. Çfarë do të thotë ky zhvillim për atë që shfaqet në burimin tuaj të informacionit çdo ditë në këtë platformë? Së pari, lëvizjet tregojnë se Elon Musk po i jep përparësi përmirësimit të perceptimit të Twitter-it për të djathtën politike në SHBA. Ai nuk po premton fjalën e lirë të papenguar, por më shumë një ndryshim të praktikës së mesazheve që përforcohen duke u shpërndarë dhe atyre që fshihen.
ÇFARË JANË DOSJET E "TWITTER"-it?
Elon Musk e bleu "Twitter"-in për 44 miliardë dollarë në fund të tetorit dhe qysh atëherë ka bashkëpunuar me një grup gazetarësh të zgjedhur me kujdes, duke përfshirë ish shkrimtarin e Rolling Stone, Matt Taibbi dhe opinionistin Bari Weiss. Në fillim të këtij muaji, ata filluan të publikojnë - në formën e një serie postimesh - veprimet që "Twitter"-i ndërmori më parë kundër llogarive që mendohej se kishin shkelur rregullat e kompanisë lidhur me përmbajtjen. Këto përfshijnë foto të email-eve dhe komentet e mesazheve mes anëtarëve të bordit që pasqyrojnë bisedat brenda Twitter për ato vendime.
Zoti Weiss shkroi më 8 dhjetor se “autorët kanë qasje të zgjeruar në dokumentat e "Twitter"-it. Kushti i vetëm që ne ramë dakord ishte që materiali të publikohej fillimisht në "Twitter".
Zoti Weiss publikoi të hënën këstin e pestë dhe më të fundit në lidhje me bisedat që çuan në vendimin e "Twitter" më 8 janar 2021 për të pezulluar përgjithmonë llogarinë e presidentit të atëhershëm Donald Trump "për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës" pas sulmit vdekjeprurës në Kongresin amerikan dy ditë më herët. Komunikimet e brendshme tregojnë të paktën një punonjës të paidentifikuar që dyshonte se një nga postimet në "Twitter" përbënte nxitje të dhunës; ai zbulon gjithashtu reagimin e drejtuesve ndaj një fushate nga disa punonjës që kërkonin veprime më të ashpra ndaj Trump-it.
Dosjet e "Twitter"-it zbulojnë disa nga proceset e brendshme të vendimmarrjes që prekin kryesisht llogaritë e krahut të djathtë e që kompania vendosi se thyenin rregullat e saj kundër sjelljes së urrejtjes, si dhe ato që shkelën rregullat e platformës kundër përhapjes së dezinformatave të dëmshme rreth COVID-19.
Por raportet bazohen kryesisht në disa raste të veçanta të një pjese të vogël të llogarive të profilit të lartë dhe nuk zbulojnë shifra në lidhje me shkallën e pezullimeve apo cilat shkrime kishin më shumë gjasa të prekeshin. Gazetarët duket se kanë qasje të papenguar në dritaren e mesazheve të kompanisë – që është e dukshme për të gjithë punonjësit – por janë mbështetur te drejtuesit e "Twitter"-it për të ofruar dokumenta të tjera.
DOSJET E "TWITTER"-it PËRMENDIN FILTRIMIN E DUKSHMËRISË. ÇFARE ËSHTË KJO PRAKTIKË?
Në vitin 2018, pasi drejtuesi i atëhershëm Jack Dorsey tha se "Twitter"-i do të përqëndrohej në "përmbajtjen" e bisedave në platformë, kompania parashtroi një qasje të re që synonte të zvogëlonte ndikimin e përdoruesve përçarës ose trolleve, duke diktuar "sinjalet e sjelljes" që priren për të treguar kur përdoruesit janë më të interesuar për të bërë zhurmuesin sesa për të kontribuar në diskutim.
"Twitter"-i ka thënë prej kohësh se ka përdorur një teknikë të përshkruar nga qarqet e brendshme si "filtrim i dukshmërisë" për të zvogëluar përhapjen e disa llogarive që mund të shkelin rregullat e platformës por që nuk arrijnë në atë nivel sa të pezullohen. Por kompania atëherë hodhi poshtë pretendimet se në mënyrë të fshehtë po "mbante në hije" pikëpamjet konservatore.
Dokumenta që tregojnë pikëpamjen e një punonjësi për llogaritë e përdoruesve me emër, tregojnë se si funksionon ky filtrim në praktikë. Kjo ka bërë gjithashtu që Elon Musk të bëjë thirrje për ndryshime, për ta bërë këtë proces më transparent.
“'Twitter'-i po punon për një përditësim të programit që do të tregojë statusin e vërtetë të llogarisë suaj, kështu që ju mund të dini qartë nëse mesazhi juaj është filtruar, arsyen përse dhe si mund ta apeloni këtë vendim”, shkroi ai në "Twitter".
KUSH PO MONITORON POSTIMET NË "TWITTER" TANI?
Elon Musk pushoi nga puna rreth gjysmën e stafit të "Twitter" pasi bleu platformën dhe më vonë eliminoi një numër të panjohur punonjësish me kontratë që ishin fokusuar në moderimin e përmbajtjes. Disa punëtorë që u mbajtën në punë u larguan shpejt, duke përfshirë Yoel Roth, ish-kreu i besimit dhe sigurisë së "Twitter".
Largimi i kaq shumë punonjësve ngriti pikëpyetje se si platforma mund të zbatonte politikat e saj kundër dezinformatave të dëmshme, gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve të dhunës, si brenda SHBA-së dhe në mbarë globin. Mjetet e automatizuara mund të ndihmojnë në zbulimin e përmbajtjeve të padëshiruara dhe disa llogarive të dyshimta, por postime të tjera kërkojnë një rishikim më të kujdesshëm njerëzor.
Sipas Bhaskar Chakravorti, dekan i biznesit global në Shkollën Fletcher në Universitetin Tuft, ka të ngjarë që reduktimet do ta detyrojnë "Twitter"-in të përqendrojë përpjekjet për moderimin e përmbajtjes në rajone me rregullore më të forta të platformave të mediave sociale si Evropa, ku kompanitë e teknologjisë mund të përballen me gjoba të mëdha sipas Aktit të ri të Shërbimeve Digjitale nëse nuk bëjnë përpjekje për të luftuar dezinformimin dhe urrejtjen.
"Stafi është shkatërruar," tha Chakravorti. “Pak moderatorë të përmbajtjes që kanë mbetur do të përqendrohen te Evropa, sepse Evropa është rrota më e zhurmshme.”
A KA PASUR NDIKIM KJO PRAKTIKË?
Që kur Elon Musk bleu "Twitter"-in, një numër studiuesish dhe grupesh mbrojtëse kanë nënvizuar një rritje të postimeve që përmbajnë epitete racore ose sulme ndaj hebrenjve, homoseksualëve dhe personave transgjinorë.
Në shumë raste, postimet u shkruan nga përdorues të cilët thanë se po përpiqeshin të testonin kufijtë e rinj të "Twitter"-it.
Sipas zotit Musk, "Twitter"-i veproi shpejt për të reduktuar filtrimin e përgjithshëm të postimeve dhe se përdorimi i përgjithshëm i gjuhës së urrejtjes është ulur që kur ai bleu kompaninë, një gjetje e kontestuar nga studiuesit.
Shenja më e dukshme e ndryshimit në Twitter janë përdoruesit që më parë ishin të ndaluar, llogaritë e të cilëve janë rivendosur, një listë që përfshin Donald Trumpin, faqen satirike The Babylon Bee, komedianen Kathy Griffin, psikologun kanadez Jordan Peterson dhe, para se të bllokohej sërish, repistin Ye. Twitter-i ka rivendosur gjithashtu llogaritë e supremacistëve të bardhë neo-nazistë, duke përfshirë Andrew Anglin, krijuesin e faqes së internetit supremaciste të bardhë Daily Stormer - së bashku me mbështetësit e QAnon-it, të cilët garda e vjetër e "Twitter"-it i kishte hequr në masë për të parandaluar përhapjen e urrejtjes dhe dezinformimit në platformë.
Për më tepër, disa postime të profilit të lartë si republikanja Marjorie Taylor Greene, të cilët më parë ishin ndaluar për përhapjen e dezinformatave në lidhje me COVID-19, kanë rifilluar postimin e pretendimeve mashtruese për sigurinë e vaksinave dhe kurat e rreme.
Elon Musk, i cili ka përhapur pretendime të rreme për vetë COVID-19, iu kthye temës me një postim në "Twitter" këtë javë që tallte përemrat transgjinorë ndërsa bëri thirrje për akuza penale kundër Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend dhe një nga drejtuesit e reagimit ndaj COVID në SHBA.
Duke e quajtur veten një "mbrojtës absolut të fjalës së lirë", zoti Musk ka thënë se dëshiron të lejojë në Twitter të gjitha përmbajtjet që lejohen ligjërisht, por se gjithashtu dëshiron të ulë postimet negative dhe postime të urrejtjes. Në vend që të heqë përmbajtjet toksike, thirrja e Musk-ut për "lirinë e fjalës, jo lirinë e përhapjes” sugjeron që Twitter-i mund të lërë përmbajtjen e tillë pa e rekomanduar ose pa e përhapur atë tek përdoruesit e tjerë.
Por pas largimit të shumicës së drejtuesve politikëbërës të Twitter-it dhe këshilltarëve të jashtëm, zoti Musk shpesh duket të jetë arbitri i asaj që e kalon kufirin. Muajin e kaluar, vetë zoti Musk njoftoi se po bllokonte Ye pasi reperi i njohur më parë si Kanye West postoi një imazh të një shenje naziste të bashkuar me një Yll të Davidit, një postim që nuk ishte i paligjshëm, por thellësisht fyes. Lëvizja çoi në pikëpyetje se cilat rregulla do të zbatohen se çfarë mund dhe nuk mund të postohet në platformë./VOA
Avokati Arbër Hoxha ka treguar shkeljet ligjore që jan...
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë mb...
Avokati Arbër Hoxha ka bërë një denoncim të fortë mbrë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, teksa ka...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e ambas...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të for...
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për...
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, është një nga çështjet...
Avokati Saimir Vishaj ka deklaruar se mandati për Prok...
CNA.al ka raportuar ditën e sotme për problemet me udh...
Dy fluturime të tjera të kompanisë "Wizz Air" janë anu...
Ish zëdhënësja e Lulzim Bashës, Oriela Nebijaj, e cila...
Siç u paralajmërua më herët nga CNA.al, Policia e Shte...
Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në li...
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të flasë për aferën ...
Kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën me kryeminis...
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deklaratën e Minis...
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i ...
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Lezhë ka...
Një udhëtim i kompanisë "Wizz Air" është anuluar nga k...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...