Hetimet për AKSHI-n/ Belind Këlliçi: SPAK-u mbërriti në kopshtin privat të Ramës
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas hetimeve dhe masave...

Kanadaja dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje historike për transportin ajror, e cila për herë të parë do të mundësojë fluturime direkte midis dy vendeve.
Kjo marrëveshje përbën një hap të madh përpara në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, krijimin e mundësive të reja për lidhje tregtare, udhëtime dhe shkëmbime kulturore.
Ministri i Transportit i Kanadasë dhe Udhëheqës i Qeverisë në Dhomën e Komunave, Steven MacKinnon shpalli marrëveshjen më 16 dhjetor, duke theksuar rëndësinë e saj për të dyja kombet.
“Jemi të kënaqur që finalizuam këtë marrëveshje të re për transportin ajror me Republikën e Shqipërisë, një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë. Duke mundësuar për herë të parë fluturime direkte midis dy vendeve tona, kjo marrëveshje krijon mundësi të reja për linjat tona ajrore, forcon lidhjet mes njerëzve dhe rrit më tej lidhjen globale të Kanadasë.”
Kjo marrëveshje hap rrugën për disa kompani ajrore për te operuar fluturime të rregullta midis Kanadasë dhe Shqipërisë, me deri në 14 fluturime pasagjerësh në jave dhe 10 fluturime mallrash në javë për secilin vend. Kompanitë ajrore do të kenë gjithashtu akses në çdo pikë brenda territorit të secilit vend.
Fluturimet direkte nuk do ta bëjnë vetëm udhëtimin më të përshtatshëm, por do të nxisin gjithashtu bashkëpunimin ekonomik. Bizneset shqiptare do të kenë qasje më të mirë në tregun kanadez, ndërsa kompanitë kanadeze do të kenë më shumë mundësi për të identifikuar perspektiva të reja në rajonin e Evropës Juglindore.
Ministër i Tregtisë Ndërkombëtare, Maninder Sidhu, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për marrëdhëniet Kanada–Shqipëri.
“Marrëveshja për Transportin Ajror midis Kanadasë dhe Shqipërisë shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Kjo marrëveshje do të përmirësojë lidhjen ajrore, do të krijojë mundësi të reja për turizmin dhe do të forcojë lidhjet mes njerëzve, duke avancuar objektivat e Kanadasë për diversifikimin e tregtisë. Për Kanadanë, kjo do të ndihmojë bizneset tona të kenë qasje në një treg në rritje në Evropën Juglindore dhe do të mbështesë eksportuesit tanë për të arritur klientë të rinj jashtë vendit. Ky partneritet pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare dhe ndërtimin e marrëdhënieve të forta, me përfitime reciproke, në mbarë botën.”
Kjo marrëveshje pasqyron një angazhim të përbashkët për ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe me përfitime reciproke. Kanadaja është shtëpia e një komuniteti shqiptar shumë aktiv, i cili tashmë do të jetë më i lidhur se kurrë me rrënjët e tij. Për kanadezët, kultura e pasur e Shqipërisë, peisazhet mahnitëse dhe ekonomia në rritje do të bëhen më të aksesueshme, duke nxitur turizmin dhe investimet./ Monitor
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar pas hetimeve dhe masave...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të martë në aksin n...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas njoftimit z...
SPAK i ka dorëzuar kërkesën Kuvendit të Shqipërisë për heq...
ZGJIDH EXTRA+ DHE SHIKO TË GJITHA SPORTET BASHKË DHE BBVA ...
Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim katër persona ...
Në përmbyllje të Javës së Integritetit 2025, u zhvillua so...
Ditën e sotme u bë publike se GJKKO ka vendosur masën e si...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orga...
Gjyqtari Genti Shala zyrtarisht sot është bërë pjesë e Gjy...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ma...
SPAK-u, në kuadër të operacionit antikorrupsion të zhvillu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjet e...
Michel Tarran, Ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipër...
Në lidhje me operacionin antikorrupsion të SPAK-ut dhe BKH...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e...
Ditën e sotme po zhvillohet Konferenca e VII Kombëtare për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur s...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktiviteti...
Raportohet se urdhër-arrestet në lidhje me operacionin e z...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...