“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...

Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me masat e sigurisë të lëshuara ndaj 8 personave. Këta shtetas janë nën hetim për vepra penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
SPAK-u njofton se masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive, të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive, si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive, të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.
Në njoftim thuhet se ditën e sotme, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për disa nga personat e mëposhtëm:
-“Arrest në burg”, ndaj shtetasit E.A (i paekzekutuar)
-“Arrest në burg”, ndaj shtetasit, E.B (i paekzekutuar)
- “Arrest në shtëpi”, ndaj drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj
- “Arrest në shtëpi”, ndaj zëvendësdrejtoreshës së AKSHI-t, Hava Delibashi
- “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erion Ismaili,
- “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit A.P
- “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit G.H
- “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit R.Rr.
NJOFTIMI I PLOTË:
Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 20/1 të vitit 2025, ndaj tetë shtetasve nën hetim për vepra penale:“Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuara nga nenet 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Shtetasit e dyshuar, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elemente të veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.
Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.
Gjithashtu masë sigurimi është kërkuar edhe për administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.
Në këtë kuadër, Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 15.12.2025, paraqiti kërkesën në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit ndaj tetë (8) shtetasve nën hetim. Sot, më 16.12.2025, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës për disa nga shtetasit e mëposhtëm:
1. Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit në hetim E.A., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)
2. Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në burg”, ndaj shtetasit nën hetim, E.B., e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 110, 170/b e 28/4, 258, 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal. (pa ekzekutuar)
3. Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, M.K., e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
4. Caktimin e masës së sigurimit, “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetases nën hetim, H.D., e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e dyshuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
5. Caktimin e masës së sigurimit,“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim E.I., të parashikuara nga nenet 242 dhe 233 të Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 170/b, 28/4 dhe 333/a, 334 të Kodit Penal.
6. Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim A.P., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
7. Caktimin e masës së sigurimit, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim, G.H., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
8. Caktimin e masës së sigurimit personal, “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj shtetasit nën hetim R.Rr., e parashikuar nga neni 233 i Kodit të Procedurës Penale. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale; “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
Hetimet vijojnë për zbulimin e fakteve të tjera penale dhe identifikimin e subjekteve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të jashtëligjshme.
SPAK-u, në kuadër të operacionit antikorrupsion të zhvillu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjet e...
Michel Tarran, Ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipër...
Në lidhje me operacionin antikorrupsion të SPAK-ut dhe BKH...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e...
Ditën e sotme po zhvillohet Konferenca e VII Kombëtare për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur s...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktiviteti...
Raportohet se urdhër-arrestet në lidhje me operacionin e z...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti...
Janë zbardhur detaje të tjera nga aksioni i Byrosë Kombëta...
Byroja Kombëtare e Hetimit është duke zhvilluar një aksion...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e ma...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ish-prokurori Eugen Beçi i ftuar në emisoonin “Now” me Erl...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar për emisionin “Now” ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot lënien në fuqi t...
Gjykata e Beratit ka dënuar dhe ka shpallur fajtorë ish-dr...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, u paraqit k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...