Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka folur ditën e sotme lidhur me buxhetin mbi 380 milionë euro për bashkinë.
Në një lidhje me "Syri TV", Teliti tha se ky buxhet, në formë, strukturë dhe përmbajtje, nuk ka asnjë lloj ndryshimi nga buxheti i vitit aktual. Sipas tij, nuk do të kryejë asnjë investim thelbësor në infrastrukturë.
Ai shtoi se ky është një buxhet që vitin e ardhshëm do të shpenzojë pothuajse 14 milionë euro për inceneratorin që nuk ekziston.
“Kemi një buxhet për vitin e ardhshëm që është mbi 380 milionë euro. Është një buxhet, i cili në formë, strukturë dhe përmbajtje, nuk ka asnjë lloj ndryshimi nga buxheti i vitit aktual. Është një buxhet që do të vazhdojë të paguajë përsëri, në masën mbi 70%, shpenzime për paga dhe shpenzime operative të një administrate të fryrë 2.5 herë gjatë 11 viteve të fundit, dhe një buxhet që nuk do të kryejë asnjë investim thelbësor në infrastrukturën që i mungon Tiranës.
Është një buxhet për vitin e ardhshëm prej 380 milionë eurosh, ku përsëri do të vazhdojnë të mungojnë shkollat, çerdhet dhe kopshtet në Astir, në kurorën e liqenit dhe në zonën e Freskut. Është gjithashtu një buxhet që vitin e ardhshëm do të shpenzojë pothuajse 14 milionë euro për inceneratorin fantazmë që nuk ekziston. Po ashtu, është një buxhet që vitin e ardhshëm do të shpërdorohet përsëri për evente kulturore dhe evente marketingu, ndërkohë që asnjë qindarkë nuk jepet për ndihmën ekonomike.
Është një buxhet që vitin e ardhshëm përsëri nuk do të sigurojë strehimin e familjeve që duhet të strehohen sipas programit të strehimit social, pasi procedurat janë bllokuar nga Bashkia e Tiranës. Por, mbi të gjitha, pavarësisht se çfarë planifikohet, kur vjen puna te zbatimi, në janar, shkurt dhe mars, sepse gjërat do të vazhdojnë të jenë siç janë aktualisht, do të jenë po këta të dështuarit e këtij viti që do të menaxhojnë edhe buxhetin e vitit të ardhshëm.
Do të jenë po këta që kanë planifikuar investime për vitin 2025 dhe i kanë realizuar katër herë më pak sesa planifikimi i tyre. Katër herë më pak. Dhe vitin e ardhshëm mund të planifikosh mrekullira që as nuk janë planifikuar, sepse nuk kanë vizion. Por edhe sikur të kishin planifikuar mirë dhe saktë fondet publike të Bashkisë së Tiranës, përsëri do të jenë po këta që i shkruajnë në letër dhe, kur vjen puna te zbatimi, nuk i zbatojnë.
E përsëris edhe një herë: janë tejet të aftë për të mbledhur taksa dhe tatime nga qytetarët dhe bizneset. Janë mjeshtra për të vendosur gjoba ndaj atyre që bëjnë shkelje të vogla, ndoshta edhe të parëndësishme, por që sipas ligjit duhen ndëshkuar. Këtu nuk ka rëndësi se kush është kryetar bashkie, qoftë Erion Veliaj, Leka, Edi Rama apo kushdo qoftë. Këtu ka eficiencë maksimale.
Por kur vjen puna për t’ua kthyer shërbimet qytetarëve, për një jetë më të mirë, për një qytet më të mirë, më të pastër e më të shërbyer, këtu ngelet gjithçka, madje ngelet me yll.
E përsëris: vetëm 25% e investimeve janë realizuar këtë vit. Dhe në këtë filozofi, nëse nuk ndryshojnë ekipet dhe nuk ndryshon mendësia, vitin e ardhshëm praktikisht do të kemi të njëjtin rezultat. Ti ke planifikuar fonde për investime për vitin e ardhshëm, të cilat nuk janë absolutisht të mjaftueshme, por edhe ato do të përballen përsëri me të njëjtën neglizhencë dhe paaftësi me të cilën janë përballur gjatë vitit aktual dhe vitit të kaluar, kur ka qenë vetë Veliaj në drejtim, ku realizohet vetëm një e katërta e investimeve të planifikuara.
Po ju them edhe një shifër: a e dini se sa fonde mbarten nga ky vit të papërdorura për vitin e ardhshëm? Më shumë se 160 milionë euro. Kjo do të thotë 160 milionë euro të marra nga xhepat tanë, nga taksat, tarifat, tatimet dhe gjobat, të cilat, në vend që të na ktheheshin mbrapsht për më shumë shërbime, për shkolla, kopshte dhe qendra shëndetësore, mbarten për vitin e ardhshëm si fonde të papërdorura.
Ky është një fenomen që vazhdon prej pesë vitesh në Bashkinë e Tiranës, ku vit pas viti mbarten fondet. E thënë ndryshe, Tirana taksohet, por ato taksa nuk kthehen në shërbime. Janë para më pak në xhepat tanë, më pak në xhepat e qytetarëve, familjeve dhe bizneseve, para që ata mund t’i kishin përdorur për të përmirësuar jetesën e tyre. Por jo, bashkia ka vendosur t’i marrë dhe të mos t’i kthejë”, tha Teliti. /CNA
Janë zbardhur detaje të tjera nga aksioni i Byrosë Kombëta...
Byroja Kombëtare e Hetimit është duke zhvilluar një aksion...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e ma...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ish-prokurori Eugen Beçi i ftuar në emisoonin “Now” me Erl...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar për emisionin “Now” ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot lënien në fuqi t...
Gjykata e Beratit ka dënuar dhe ka shpallur fajtorë ish-dr...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, u paraqit k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët...
Policia ka publikuar planin e masave të ndërmarra me qëlli...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur sërish akuza dhe sul...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, është shpreh...
Në Komisionin për Çështjet Ligjore po shqyrtohet projektli...
Sot bëhen plot 120 ditë nga gënjeshtrat dhe mashtrimi ...
Prej pesë muajsh, procesi gjyqësor i Erion Veliajt ka hyrë...
Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur lirimin me ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka deklaru...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në dekl...
Një nga gjërat më qesharake të procesit të kryebashkiakut ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...