Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim katër persona të akuzuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy shtetasit A.K dhe O.K., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hapur një faqe interneti “Autorental Tirana”, ku kanë reklamuar automjete të ndryshme për dhënie me qira.
Pasi interesat e klientëve konkretizoheshin, ata kontaktoheshin përmes një numri telefoni të regjistruar në emër të një personi të tretë. Pagesat kryheshin, por automjetet nuk dërgoheshin kurrë në destinacionet e kërkuara.
Nga dosja hetimore rezulton se M.P., punonjëse pranë subjektit “F.K” PF, ka vënë në dispozicion numrin e telefonit të përdorur në mashtrim, duke e regjistruar në emër të një personi tjetër, i cili nuk kishte dijeni për ekzistencën apo përdorimin e tij.
Pas përfundimit të hetimeve dhe mbledhjes së provave, Prokuroria e Shkodrës ka dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkodrës, ku pritet të shqyrtohet përgjegjësia penale e të gjithë të pandehurve.
Njoftimi i Prokurorisë:
Reklamuan se jepnin automjete me qera, duke përfituar para dhe mos kryer shërbimin, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq 4 persona për ‘Mashtrim’ e ‘Falsifikim’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.K., O.K. për veprën penale ‘Mashtrimi’ i kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 143, paragrafi i dytë i Kodit Penal, shtetasen M.P. për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190, paragrafi i tretë i Kodit Penal dhe shtetasin A.K. për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të procedimit penal nr.71, të vitit 2024, rezultoi se, se të pandehurit A.K dhe O.K, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hapur fiktivisht një faqe interneti “Autorental Tirana”, ku kanë reklamuar automjete të ndryshme për dhënie me qera.
Për të kontaktuar me personat të cilët shfaqnin interes për marrjen e këtyre automjeteve me qera ata kanë përdorur një numër telefoni të regjistruar në emër të një personi të tretë dhe pasi kanë marrë pagesat nga personat që kanë rezervuar automjetet, të pandehurit nuk ju kanë dërguar në destinacionin e kërkuar automjetet.
Ndërsa e pandehura M.P, duke qenë punonjëse pranë subjektit “F.K” PF, ka dhënë numrin celular që kanë përdorur të pandehurit, duke e regjistruar në emër të një personi të tretë, i cili nuk kishte dijeni mbi këtë numër celulari.
I pandehuri A.K., është administrator i subjektit “ERGI-2012”, me objekt aktiviteti ndër të tjera “Transferta parash”, ka nënshkruar në formularët e tërheqjes së shumave të parave, në rekuizitën e “marrësi”, në emër të shtetasit A.K., të shumave të parave që persona të ndryshëm kanë dërguar tek shtetasi A.K, për marrjen e mjeteve me qira.
Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin dhe çështja penale në ngarkim të këtyre shtetasve është dërguar në Gjykatën e Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. /CNA
Në përmbyllje të Javës së Integritetit 2025, u zhvillua so...
Ditën e sotme u bë publike se GJKKO ka vendosur masën e si...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orga...
Gjyqtari Genti Shala zyrtarisht sot është bërë pjesë e Gjy...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ma...
SPAK-u, në kuadër të operacionit antikorrupsion të zhvillu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur mbledhjet e...
Michel Tarran, Ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipër...
Në lidhje me operacionin antikorrupsion të SPAK-ut dhe BKH...
Aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e...
Ditën e sotme po zhvillohet Konferenca e VII Kombëtare për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur s...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar aktiviteti...
Raportohet se urdhër-arrestet në lidhje me operacionin e z...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti...
Janë zbardhur detaje të tjera nga aksioni i Byrosë Kombëta...
Byroja Kombëtare e Hetimit është duke zhvilluar një aksion...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e ma...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ish-prokurori Eugen Beçi i ftuar në emisoonin “Now” me Erl...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...