
Terrori shtetëror me vilat e ligjshme në Sauk është dëshmi e mënyrës sesi qeveriset Shqipëria.
CNA denoncoi aksionin banditesk në zonën e Saukut në Tiranë, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në shkelje të hapur të lejes së ndërtimit, hodhi në erë tri vila.
Kompania që po ndërton në Sauk prej muajsh kishte përcjellë kërkesën në Bashkinë Tiranë, për një ndryshim për shkak të fizionomisë arkitektonike, përgjigje kjo e vonuar nga autoritetet bashkiake, duke i shkaktuar biznesit dëme të mëdha.
Dokumentet zyrtare, të publikuara nga CNA tregojnë se objektet ishin ndërtuar në përputhje me ligjin dhe kishin marrë leje ndërtimi të miratuar nga autoritetet kompetente.
Sipas të dhënave, ndërtimi i kompleksit rezidencial është kryer në bazë të lejes së ndërtimit me numër R-1539/4, për projektin “Kompleks rezidencial me objekte banimi 1, 2 dhe 3 kate si dhe me 1 dhe 2 kate nëntokë, me pishina, basen ujor, mur rrethues dhe kabinë elektrike”.
Referuar dokumentacionit, sipërfaqja totale e ndërtimit, të miratuar ishte 13,666.6 m² mbi tokë dhe 10,314.9 m² nën tokë.
Pas kësaj lejeje, subjekti zhvillues, kompania “Austrian Construction Albania” sh.p.k., në bashkëpunim me “Lani” sh.p.k. si subjekt ndërtues, ka aplikuar në vitin 2023 në Bashkinë e Tiranës për ndryshim të projektit ekzistues, pa ndryshuar parametrat themelorë të lejes, si numrin e kateve apo sipërfaqet ndërtimore. Ndryshimet kishin të bënin vetëm me fizionominë arkitektonike dhe funksionalitetin e brendshëm të objekteve.

Në relacionin shpjegues të lejes thuhet se projekti synonte zhvillimin e një kompleksi modern banimi me standarde të larta ndërtimi dhe infrastrukturë bashkëkohore.
Megjithatë, pavarësisht kërkesës për miratimin e ndryshimeve nga Bashkia e Tiranës, institucioni nuk ka dhënë përgjigje, duke shkaktuar vonesa dhe kosto shtesë për biznesin.
Nga verifikimet në terren rezulton se sipërfaqja aktuale e ndërtuar është madje më e vogël se ajo e miratuar: 13,094 m² mbi tokë dhe 9,199.1 m² nën tokë, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë ndërtimi shtesë jashtë lejes. Rreshti i vilave që duket i shtuar në pamje, në fakt nuk përbën shtesë ndërtimi, pasi hapësirat ndërmjet godinave janë më të mëdha. Kështu edhe pse duket sikur janë tri vila më shumë, sipërfaqja e përgjithshme rezulton më e vogël se ajo e miratuar.

Pavarësisht fakteve të mësipërme, IKMT ndërhyri me forca të shumta policie dhe procedurë të menjëhershme, duke shembur objektet në një akt arbitrar dhe duke ngjallur terror ndaj pronës private.
Me frymë terrori mbi biznesin, IKMT vuri tritolin, por kur dinamiti nuk iu përgjigj, me taksat e shqiptarëve, prenotoi fadromat për të shkatërruar djersën dhe mundin e ndërtuesit dhe atyre që ëndërronin të banonin në këto vila.
Kjo dhunë e pashembullt mbi pronën private është dëshmia e mënyrës sesi qeveriset në Shqipëri, të kësaj Shqipërie që pretendojnë ta bëjnë shtet europian dhe natën i vënë tritolin, për të shembur jetët dhe pronën e qytetarëve./ CNA
Në kronologjinë e akteve që ndërtuan kazusin e shkarkimit ...
Në maj të vitit 2020, Sokol Sadushi do emërohej anëtar i G...
Mesha e së Dielës në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” u dr...
Këtë të diel mbahen zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki të ve...
Këtë të diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar sot proceset e ditëve t...
Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme lidhjet tani...
Ish-deputetja, Monika Kryemadhi ka ndarë sot qëndrimin e s...
Një parashikim i kushteve të motit për këtë fundjavë, nga ...
Moti i keq ka përfshirë këtë fundjavë qytetin e Gramshit d...
Erion Veliaj, në seancën e 31 tetorit në Gjykatën Kushtetu...
Shembja e tri vilave në zonën e Saukut në Tiranë nga Inspe...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për konfiskim...
Drejtuesi politik i opozitës për qarkun e Tepelenës, Trita...
Një ish-drejtor i një banke në Tiranë, është vënë në prang...
Ish-deputeti Myslim Murrizi shprehet në rrjetet sociale se...
Ministrja e Infrastrukturës edhe Energjisë njëkohësisht zë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të reja nga aksio...
Kampionati më i bukur dhe pasionant në botë, ai italian, p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...