Artan Hoxha: Inceneratori i Tiranës, guri i provës për fuqinë e SPAK
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, foli mbrëmjen e so...

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama kërkon rishikimin e një sërë ligjesh për ndërtimin, pasi kanë shtuar barrën tatimore te sektori.
Ndër problematikat kryesore të analizuara nga Shoqata e Ndërtuesve që shtojnë barrën tatimore si tek individët dhe ndërtuesit është hyrja më fuqi me 28 korrik 2023 e vendimit për rritjen e çmimeve fiskale.
Përveç efekteve të rritjes së taksës së pasurisë vendimi për rritjen e çmimeve të referencës, sipas shoqatës së Ndërtuesve do të rrisin edhe detyrimin e tatimit mbi të ardhurat për rastet e transaksioneve të shitblerjes, edhe tek ata individë që kanë kryer rivlerësimin e shtëpive.
“Në kushtet ku VKM-ja nr. 457 ka hyrë në fuqi me publikimin në Fletore Zyrtare nr. 112 në datë 28.07.2023, për zonat ku është rritur çmimi i referencës, ndryshimi do të japë një efekt të menjëhershëm në financat e individëve dhe subjekteve juridike, pronarë të pasurive të paluajtshme.
Por njëkohësisht, çmimet e referencës të parashikuara në këtë VKM, gjejnë përdorim për përcaktimin e çmimit të referencës për efekte të aplikimit të taksës për kalimin e pronësisë të parashikuar në Ligjin “Për të ardhurat”, duke dhënë kështu një impakt të menjëhershëm mbi individët që do të kryejnë transaksione me pasuri të paluajtshme, përfshirë edhe ata që kanë kryer rishtazi rivlerësimin sipas Ligjit nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, citohet në letër.
Shoqata e Ndërtuesve thekson se ndryshmi i çmimeve të referencës sipas këtij Vendimi, jep një impakt të menjëhershëm edhe mbi aktivitetin e ndërtimit, duke qenë se këto çmime shërbejnë si faktor kryesor për përcaktimin e vlerës së taksës në infrastrukturë dhe në vlera monetare zëvendësuese e taksës 3% të kontributit në strehimin social (sipas praktikës të adaptuar nga Bashkia Tiranë me VKB nr. Nr.105, datë 25.10.2019) dhe për pasojë edhe mbi Tatim Fitimin.
Shoqata e Ndërtuesve propozon që hyrja në fuqi e vendimit me çmimet e rritura fiskale të jetë graduale ose aplikimi kundrejt zhvilluesve të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojnë pas hyrjes në fuqi të vendimit.
Një shqetësim serioz për sektorin e ndërtimit përbën edhe kontributi i sektorit privat (i kufizuar vetëm në sektorin e ndërtimit) në strehimin social në masën prej 3% të sipërfaqeve funksionale ndërtimore në pronësi të investitorit/zhvilluesit. Duke qenë se ky ligj bie në kundërshtim me Kushtetutën, nga Shoqata e Ndërtuesve sugjerohet shfuqizimi i tij.
Shoqata e Ndërtuesve kërkon edhe rishikimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë, në veçanti në Tiranë, ku identifikojnë si më të përshtatshëm nivelin nga 2-6% dhe propozojnë që mënyra e llogaritjes së saj të jetë e orientuar edhe drejt kostos.
Për projektligjin e taksës së pasurisë së paluajtshme të publikuar për konsultim nga Ministria e Financave, Shoqata e Ndërtuesve sugjeron se është e nevojshme t’i bëhet rishikim ndërsektorial të ri, pasi taksa ne formën që është konceptuar në Projektligjin e ri, paraqet shume paqartësi për formën e llogaritjes, aplikimit dhe mbledhjes së saj.
Për sa i përket kuadrit ligjor për prokurime publike; koncesionin; PPP sipas ndërtuesve duhet të adaptohen parashikime ligjore sipas së cilave, në rast të luhatjeve të ndjeshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe ato kombëtare, të bëhet njohja e variacioneve të çmimeve, ashtu sikurse parashikohet në librat e verdhë dhe të kuq të “FIDIK” për të gjitha kontratat e punëve publike, qofshin ato me financime të buxhetit, organizatave apo financimeve të huaja./ Revista Monitor
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, foli mbrëmjen e so...
Ish-ministri i dikurshëm i Kulturës, Ylli Pango, i cili pr...
Presidenti Begaj merr pjesë në inaugurimin e bustit të Nën...
Në hapjen e fushatës për Bashkinë Kukës, ku u prezantua ka...
Aleksandër Dimroçi, katekist përmes një videoje të publik...
Sitata aq sa të trishta edhe prekëse janë bërë publike nga...
Një turiste nga Bosnjë-Hercegovina ka ndërruar jetë ditën ...
Këshilli Evropian miratoi një vendim për nënshkrimin e një...
Dy turistë gjermanë që rrezikuan të mbyteshin, pasi mjetet...
Sot në seancën parlamentare u votuan shkarkimet dhe em...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministr...
Ditën e sotme në seancën plenare është votuar për ndryshim...
Përmbytjet në zona të ndryshme të Greqisë kanë shkaktuar p...
Gazetari Ferdinand Dervishi, i cili drejtonte emisionin "A...
Një 28-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën d...
18 shtetas janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë...
Një zjarr i madh është regjistruar në fshatin Livinë t...
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 11 shtatorin, ditën ...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka uruar të gjithë nxënësv...
Ka përfunduar mbrojtja e të pandehurve të arrestuar për af...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...