
Flamur Noka u zgjodh një ditë më parë Sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike.
Përtej çdo debati dhe mënyrën se si është zgjedhur në këtë post, Noka nuk është një emër me një CV të pastër.
Të paktën në kriterin e pasurisë, sipas dokumenteve që ka depozituar në ILDKPK çalon.
Mënyra se si ai e ka vënë pasurinë është e dyshimtë.
Ndoshta është sfiduese për SPAK-un, skema që është përdorur nga Noka për të krijuar pasurinë, por jo e pazbardhur.
Një apartament në një nga zonat luksoze të Tiranës, ngre dyshime mbi pasurinë e Nokës dhe është kambanë alarmi për SPAK-un.
Sipas deklaratave të ILDKPKI-së, ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, në vitin 2009 ka marrë një kredi si i pastrehë nga Enti Kombëtar i Banesave, me vlerë 5 milionë lekë, për blerje banese, me afat shlyerje 25 vite.
Me këto para, Noka ka blerë një apartament me sipërfaqe 83.7, në Rr. "Andon Zako Çajupi", në Tiranë.
Tri vjet më vonë, në vitin 2012, Flamur Noka deklaron shitjen e këtij apartamenti në vlerën 180 mijë euro.
Po këtë vit, me paratë e shitjes së apartamentit 83.7 m2, blen një apartament me sipërfaqe 190 m2, vlerë 151 mijë euro, në Rr. "Sami Frashëri" Tiranë.

Noka deklaron tri burime të ardhurash, si dhe blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 190 m2, vlerë 151 000 euro, Rr. “Sami Frashëri”, Tiranë, nëpërmjet një kontrate shitblerjeje dhe transferim kredie 5 000 000 lekë nga Enti Kombëtar i Banesave.
Bëhet fjalë për një pallat të shumëdebatuar nga spektri politik për lejen e ndërtimit të dhënë nga Edi Rama, në kohën që ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Leje e cila më pas u tolerua nga ish-kryeministri Sali Berisha, pas ndërhyrjes së Nokës.
Në zonën ku Noka thotë se ka blerë apartamentin çmimet janë tri herë më të shtrenjta se ç’deklaron ai. Një apartament në rrugën “Sami Frashëri”, që ndodhet pranë Liqenit Artificial, me të njëjtën sipërfaqe që deklaron Noka, shkon të paktën 500 mijë euro.
Pra, bëhet fjalë për një pasuri që nuk mund ta vendosësh kurrë me të ardhurat që ai deklaron në vitin 2012 dhe as me kredi sociale.
Flamur Noka nga i pastrehë në vitin 2009, u bë patundshmëri që kushtojnë miliona lekë.
Pra, apartamentin 83.7 m2 që bleu me kredi të butë nga Enti i Banesave, përgjatë viteve 2012 dhe 2013 u bë pronar i një patundshmërie me sipërfaqe 260 m2, ku përfshihet apartamenti 190 m2 dhe garazhi si dhe dy garazhet 70 m2.
Si i pastrehë Noka blen edhe një makinë me vlerë 40 mijë euro, me burim 30 mijë euro kredi dhe 10 mijë euro nga shitja e një makine në vitin 2011.
Ndërsa në vitin 2021, Noka deklaron edhe një llogari bankare rreth 50 mijë USD./CNA.al
Situata në Pediatrinë e Beratit është e vështirë. Një...
Ditën e sotme përfundoi në qytetin e Fierit, aktivitet...
Profesor Artan Fuga e ka “shkundur” median ditën e sotme. ...
Sot janë hapur dyert e Kopshtit Zoologjik në Tiranë pë...
Fundjava ka zhytur në kaos Tiranën. Mjetet e shumta që...
Komisioneria e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit E...
Zjarr në ishullin e Sazanit, mbërrijnë anijet luftarak...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mbrëmjen e sotme emri...
Kandidati i propozuar nga kryeministri Edi Rama për Pr...
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri Shefin...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar ...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pasditen e sotme emr...
Emri i gjeneralit Bajram Begajt, nuk ishte dhe aq surp...
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar kandidaturën e Bajr...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar pasditen e sotme emr...
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD kanë votuar këtë pasdi...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme kry...
Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë, ku po disk...
Osman Mula ‘ka bërë për ujë të ftohtë’ qeverinë në mbl...
Akademiku Artan Fuga ka folur në lidhje me zgjedhjen e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...