Zgjedhjet e 9 nëntorit në pesë bashki/ KQZ publikon fletët e votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletët e votim...

Përfaqësuesi i Presidentit, Ilir Rusmali, në Gjykatën Kushtetuese është shprehur se mungesa e një të zgjedhuri në institucion nuk është shkelje e rëndë e Kushtetutës, por mungesë e paraqitjes në detyrë.
Rusmali theksoi se vetë Gjykata Kushtetuese është shprehur se shqyrton vetëm shkeljen e rëndë të Kushtetutës që në këtë rast, sipas Rusmajlit, nuk e përbën.
“Ju keni thënë në mënyrë specifike kur keni gjykuar në 2017 kryetarin e Bashkisë së Kavajës, i cili është shkarkuar jo nga Këshilli i Ministrave dhe jo në bazë të nenit 115, por është shkarkuar për efekt të ligjit për dekriminalizimin dhe ju keni thënë në Gjykatën Kushtetuese vihet vetëm për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të ligjit.
Në rast se nuk ka shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të ligjit na fal, por duhet të shkosh në atë administrative, ky ka qenë vendimi juaj. Pavarësisht se shkaku është i ndryshëm situata është e njëjtë për çështjen e kompetencës suaj”, ka thënë Rusmali.
Pjesë nga deklarata e Rusmajlit.
Që neni 115 i Kushtetutës nuk është neni që përcakton shkallën që paraqet për shkarkimin e kryetarit të bashkisë e ka thënë Gjykata Kushtetuese, jo ne. Neni 115 i Kushtetutës është neni që përcakton garanci të posaçme në rastin kur kryetari i bashkisë apo Këshilli Bashkiak sulmohen politikisht në ekzistencën e tyre. Ky nuk është rasti. Ne nuk i futemi dot themelit të çështjes, nuk i futemi dot diskutimit, shkronja c qëndron apo nuk qëndron dhe nëse qëndron, sa qëndron, nuk është çështja jonë, nuk e diskutojmë dot këtë punë, dalim jashtë legjitimitetit tonë, por në qoftë se shkronja “c” është e ndryshme nga shkronja “a” e nenit 62 kjo do të thotë se neni 115 i Kushtetutës nuk ka lidhje me rastin. Nuk mund të ketë lidhje me rastin.
Sot kërkuesi na tha në fakt janë e njëjta gjë.
Mungesa në punë e një institucioni të zgjedhur nuk është shkelje e rëndë e Kushtetutës, është mosparaqitje në detyrë, por jo shkelje e rëndë sikurse nuk mund të quhet shkelje e rëndë e Kushtetutës dënimi i formës së prerë shkronja b. Dënimi me vendim të formës së prerë është shkak teknik, është një akt i gjykatave të vendit të cilat në momentin që merret vendimi i formës se prerë bëhen në vetvete shkak për shkarkim jo ngjarja që ka ndodhur apo arsyeja pse është dënuar, por vetë fakti i vendimit të formës së prerë është shkak për shkarkim. Këto nuk janë shkelje të Kushtetutës. Kërkuesi jua intepreton juve këtë gjë duke thënë që në fakt janë derivate të së njëjtës logjikë se ka vetëm një shkak për shkarkimin siç është neni 115.
Kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Në rastet e mëparshme ju keni thënë që nuk është e vërtetë. Ju keni thënë në mënyrë specifike kur keni gjykuar në 2017 kryetarin e Bashkisë së Kavajës, i cili është shkarkuar jo nga Këshilli i Ministrave dhe jo në bazë të nenit 115, por është shkarkuar për efekt të ligjit për dekriminalizimin dhe ju keni thënë në Gjykatë Kushtetuese vihet vetëm për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të ligjit.
Në rast se nuk ka shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të ligjit na fal, por duhet të shkosh në atë administrative, ky ka qenë vendimi juaj. Pavarësisht se shkaku është i ndryshëm situata është e njëjtë për çështjen e kompetencës suaj.
Nëse nuk e ka kompetencën Gjykata Kushtetuese për shkak të një shkalle të përcaktuar në ligjin për dekriminalizimin nuk e ka as për shkakun e përcaktuar në shkronjën b dhe c të nenit 62.
Ju do të merrni vendim që e gjykoni të arsyeshëm, por kur ta shqyrtoni kur ta pleqëroni këtë punë ndoshta ka vend të diskutoni një gjë që është e rëndësishme për funksionimin e këtij shteti, të institucioneve të larta shtetërore dhe të mekanizmit që është sot në fuqi.
Presidenti i Republikës me devotshmëri kur ka marrë vendim ka respktuar Kushetutën, jurisprudencën, kuadrin ligjor, ka respektuar autoritetin tuaj për të pezulluar shqyrtimin, nuk ju ka paragjykuar. Ka thënë sa kohë pozicionet janë kontradiktore haptazi thotë se nuk vepron neni 115, Kushtetutesja thotë që e quaj veten kompetente, është çështja ime dhe anulon aktin bazë.
Presidenti e la procesin deri në afatin e fundit ligjor për t'u dhënë mundësinë për të ndërhyrë. Ndërhyri zyra e shtypit e GJK-së me një deklaratë kriptike, çështja është regjistruar. Nuk thoshte asgjë dhe nuk ndriçonte askënd. Presidenti kishte vullnetin t'i nënshtrohej një vendimi të GJK-së. Në vend që të pezullonit aktin për të cilin jeni me Kushtetutë kompetent tërhiqni një akt tjetër për të cilin nuk jeni kompetent për shkak se doni që të mos vijë pasoja që do të sjellë akti për të cilin jemi thirrur. Zgjedhjet caktohen se kemi një akt shkarkimi jo për qejf të presidentit. Nëse pezullohet akti i shkarkimit pezullohet edhe veprimi i presidentit./ CNA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletët e votim...
Lëvizje të reja janë raportuar në komisariatet e vendit. S...
Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur ditën e sotme n...
Në deklaratën e tij para anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese...
Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri, ka bërë një reagim në r...
Votimi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komision...
Në Universitetin “Fan Noli” të Korçës u zhvillua një takim...
Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, doli nga...
Avokatët e Erion Veliajt kanë gënjyer para trupës së Gjyka...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i ...
Erion Veliaj mbron veten në Gjykatë Kushtetuese duke u vik...
Erion Veliaj ka vijuar me viktimizimin në fjalimin e tij p...
Erion Veliaj ka mashtruar para anëtarëve të Gjykatës Kusht...
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij...
Erion Veliaj ka gënjyer para anëtarëve të Gjykatës Kushtet...
Avokatët mbrojtës të Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj dhe Alba...
Sot në seancën në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet an...
Përfaqësuesit e Presidentit Bajram Begaj kanë kërkuar moss...
Sot Erion Veliaj është shoqëruar me pranga në Gjykatën Kus...
Pasi kanë dëgjuar kërkesat e secilës palë, trupa e Gjykatë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...