web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për Veliajn/ Çfarë deklaruan palët

31 Tetor 2025, 10:54, Aktualitet CNA

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për Veliajn/ Çfarë

Sot në seancën në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet ankimi i Veliajt, përfaqësuesit ligjorë të Presidentit, avokatët e Veliajt dhe përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave parashtruan kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e Presidentit kërkuan moskompetencë të Gjykatës Kushtetuese për çështjen.

Përfaqësuesit e Presidencës: Kemi kërkuar që të rimerret në shqyrtim çështja e kompetencës për shfuqizimin e dekretit nr. 350, datë 01.10.2025, si dhe të deklaroni në fillim të seancës moskompetencën sepse nuk mund të shqyrtoni një akt administrativ siç është ky dekret. Zgjedhjet në Tiranë u penguan, duhet të rikthehet Kushtetueshmëria dhe të shpallet moskompoetenca për shqyrtimin e dekretit. Meqenëse nuk u deklarua moskompetenca për shqyrtimin e kërkesave lidhur me dekretin dhe nuk na çliruat nga statusi i palës në këtë proces që do të ishte një vendim i drejtë dhe ligjërisht korrekt për këtë kërkesë paraprake. Ne paraqesim kërkesën edhe njëherë formalisht para jush tani që të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit nr. 350 në këtë shqyrtim si hap që duhet t’i paraprijë shqyrtimit të çështjes në themel.

Argumentet tona në mbështetje të kësaj kërkese janë si vijon: Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur në datën 9 tetor të pranojë për shqyrtim kërkesën e kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Tiranë për shfuqizimin e VKM nr. 539, dt. 25.09.2025, shfuqizimin e dekretit të presidentit të Republikës dhe pezullimin e efekteve juridike të këtij të fundit. Vendimi për kalimin për shqyrtim të kërkesës për shfuqizimin e dekretit është mbështur vetëm mbi dokumentacionin e servirur nga kërkuesi ku mungon praktika dokumentare e presidentit për dekretin, mungesa edhe e praktikës së Këshillit të Ministrave për VKM e bën të pambështetur dhe të njëanshëm vendimmarrjen tuaj. Praktika dokumentare ka rëndësi thelbësore sepse nëpërmjet saj mund të qartësohet pozicioni zyrtar i dy organeve shtetërore të përfshira në proces. Rezulton e provuar se mbledhja e gjyqtarëve ka vendosur kalimin për shqyrtim pa shqyrtuar aktet dhe pa u dhënë mundësi presidentit dhe Këshillit të Ministrave të shpjegojnë pozicionin e tyre ligjor.

Sa i takon dekretit te presidentit, çështja e kompetencës përbën themelimin e shqyrtimit duke marrë vendimin në mungesë dhe injorim të argumenteve të presidentit. Gjykata Kushtetuese ka privuar presidentin nga e drejta për t'u dëgjuar dhe për të mbrojtur interesa përpara kësaj gjykate. Kjo situatë cenon drejtpërdrejt parimin e procesit të rregullt ligjor, prandaj duhet të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi. Ne kërkojmë të na lejoni të paraqesim argumentet për moslegjitimimin e kërkuesit për t'iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me ankim kundër dekretit dhe të vendosni për këtë kërkesë para se të çelni seancën për shqyrtimin.

Avokatët e Veliajt u shprehën se Gjykata Kushtetuese është kompetente për çështjen

Avokatët e Veliajt: Ne u qëndrojmë parashtrimeve që kemi paraqitur në lidhje me kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Ne mendojmë se GJKKO është kompetente për shqyrtimin e kërkesës sonë. Edhe për aktin e presidentit. Për ne procesi është i ndarë në dy faza. Në fazën e parë është faza e propozimit dhe vendimmarrjes që përfundon me VKM dhe pastaj faza tjetër është ajo e garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës kushtetuese, në të cilën nuk duhet të ndërhyjë asnjë insittucion, përfshirë dhe Presidentin, i cili duhet të presë marrjen e një vendimi nga GJK. Aktivizimi i parakohshëm i presidentit me aktin për caktimin e datës së zgjedhjeve, aktivizion efektet juridike të vendimit të Këshillit të Ministrave, efektet e të cilit janë të pezulluara, për këtë arsye mendojme se Gjykata Kushtetuese është kompetente.

Përfaqësues të Këshillit të Ministrave thanë se dekreti i Presidentit është i ligjshëm.

Këshilli i Ministrave: Këshilli i Ministrave ka paraqitur qëndrimin me shkrim, në kushtet kur akt i objektit të shqyrtimit është i ligjshëm dhe dekreti i presidentit është rrjedhojë e këtij akti. Ne kërkojmë nga Gjykata pranimin e kërkesës së objektit të interesuar, Presidentit./ CNA





Lajmet e fundit nga