Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Në Universitetin “Fan Noli” të Korçës u zhvillua një takim i hapur informues drejtuar nga kreu i KLSH-së, Arben Shehu dhe rektori Lorenc Ekonomi, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, së bashku me pedagogë dhe studentë të këtij universiteti. Takimi kishte në fokus rolin e institucionit më të lartë të auditimit publik në vend, rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe transparencën në komunikim me publikun.
Në një intervistë për CNA, Arben Shehu vlerësoi rëndësinë që ka bashkëpunimi me komunitetin akademik dhe me qytetarët në përgjithësi. Ai u ndal në raportin e ngushtë që institucioni ka me nevojat dhe problematikat e shoqërisë, duke theksuar se vetëm përmes dialogut të hapur dhe dëgjimit të drejtpërdrejtë të zërit të qytetarëve, mund të rritet efektiviteti i auditimeve publike. Shehu nënvizoi gjithashtu se ky komunikim ndihmon që puna e KLSH-së të mos mbetet vetëm në kuadrin institucional, por të kthehet në një kontribut real për përmirësimin e shërbimeve publike dhe të qeverisjes në tërësi.
"Ju falënderoj për prezencën dhe suportin tuaj. Ne kemi një detyrim të veçantë institucional që të jemi në një komunikim të vazhdueshëm me qytetarët, me të gjitha njësitë administrative të Shqipërisë, por me Korçën kemi një detyrim tejet të veçantë. Historia e Korçës është e lidhur me themelet e shtetformimit shqiptar, historia e Korçës është e lidhur me shkronjat shqipe, me gjuhën, me kulturën, me sakrificat e të gjithë atyre njerëzve që dhanë gjithçka kishin në jetën e tyre për t’u dhënë një rrugë të denjë shqiptarëve dhe shtetit shqiptar. Kuptohet që detyrimet institucionale janë të ndërlidhura me nevojat dhe problematikat e shoqërisë, dhe marrja më e mirë e dijenisë për të gjitha këto nevoja mund të bëhet nëpërmjet konstatimeve të qytetarëve."
Shehu solli në vëmendje lidhjen e veçantë që institucioni ndien ndaj qytetit të Korçës, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si pjesë të një detyrimi moral dhe historik. Sipas tij, Korça përfaqëson një qendër të rëndësishme të kulturës, arsimit dhe historisë kombëtare, ndërsa universiteti i qytetit është një partner me peshë në forcimin e transparencës dhe edukimit qytetar.
"Ne sot kemi zgjedhur të realizojmë këtë takim dhe patëm fatin ta zhvillojmë me vullnetin e mirë të stafit pedagogjik të Universitetit të Korçës, të studentëve dhe me suportin tuaj të veçantë, për të evidentuar dhe marrë ato nevoja që institucioni jo vetëm i ka detyrim, por i ka qëllim në vetvete, për të marrë thelbin e nevojave e problematikave dhe për t’i transmetuar ato në auditime të posaçme, në mënyrë të tillë që institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit jo vetëm të realizojë detyrimet institucionale e kushtetuese, por të jetë në thelb kontribues në jetën e shoqërisë shqiptare. Ju falënderoj në mënyrë të veçantë dhe do të doja që ky komunikim me ju të ishte i vazhdueshëm, për hir të nevojave të përbashkëta që ka jo vetëm institucioni ynë, por edhe shoqëria shqiptare, dhe për hir të vendit që keni ju në shoqërinë shqiptare nëpërmjet kontributit tejet profesional dhe, nëse nuk gaboj të them, nëpërmjet sakrificave që ju, mediat dhe gazetarët jo vetëm të Korçës, por edhe të gjithë Shqipërisë, jepni për ecjen përpara të shoqërisë shqiptare."
Një pjesë e veçantë e diskutimit iu kushtua rolit të medias. Kreu i KLSH-së vlerësoi kontributin e gazetarëve në identifikimin e problematikave të shoqërisë dhe në nxitjen e përmirësimeve institucionale. Sipas tij, media sot ka arritur një stad të lartë profesionalizmi, duke shërbyer jo thjesht si mekanizëm kritikues, por si partner në kërkimin e zgjidhjeve.
"Përgjigjja e kësaj pyetjeje është komplekse, sepse puna e medias dhe kontributi i saj në shoqërinë shqiptare janë kompleksë. Unë, siç thashë, e vlerësoj jo vetëm personalisht, por edhe në emër të të gjithë institucionit, rolin që ka media sot si një faktor thelbësor e themelor në ecjen përpara të shoqërisë shqiptare. Mund të them se media, për fat të mirë të të gjithë shqiptarëve, sot ka arritur një stad të lartë, një nivel të lartë të skanimit të të gjitha nevojave, për të mos thënë edhe problematikave, dhe për t’i evidentuar ato jo në formën ndëshkimore, por në formën e një kërkese për përmirësim e rregullim, në mënyrë që shoqëria shqiptare në tërësi të ecë përpara."
Takimi u mbyll me një bashkëbisedim të hapur me studentët dhe pedagogët, ku u ngritën pyetje mbi mënyrën se si KLSH ndërmerr auditimet, si trajtohen problematikat e konstatuara dhe si mund të forcohet më tej bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë. Ky aktivitet ishte pjesë e turit të takimeve që Kontrolli i Lartë i Shtetit po zhvillon në universitete të ndryshme të vendit, me qëllim afrimin e institucioneve të kontrollit me publikun, nxitjen e transparencës dhe përfshirjen e brezit të ri në kulturën e llogaridhënies publike./ CNA
Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, doli nga...
Avokatët e Erion Veliajt kanë gënjyer para trupës së Gjyka...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i ...
Erion Veliaj mbron veten në Gjykatë Kushtetuese duke u vik...
Erion Veliaj ka vijuar me viktimizimin në fjalimin e tij p...
Erion Veliaj ka mashtruar para anëtarëve të Gjykatës Kusht...
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij...
Erion Veliaj ka gënjyer para anëtarëve të Gjykatës Kushtet...
Avokatët mbrojtës të Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj dhe Alba...
Sot në seancën në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet an...
Përfaqësuesit e Presidentit Bajram Begaj kanë kërkuar moss...
Sot Erion Veliaj është shoqëruar me pranga në Gjykatën Kus...
Pasi kanë dëgjuar kërkesat e secilës palë, trupa e Gjykatë...
Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për ish-kryebashki...
Lulzim Basha është paraqitur dje në Prokurorinë e Posaçme....
Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese ku për p...
Studio ligjore lobiste të Erion Veliajt, pak ditë para zhv...
Erion Veliaj do të lërë për pak orë qelinë e burgut të Dur...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje ka nda...
Nuk është e lehtë të bësh një listë të saktë e të plotë të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...