Tubimi i 45-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës me thirrje kundër qeverisë
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...
Protestuesit janë larguar nga Kryeministria pas përfundimi...

Kryepiskopi Joan në emisionin Opinion me Blendi Fevziun ka folur për një nga plagët e shoqërisë që është problemi me pronat.
Fortlumturia e tij u shpreh se pronat janë një gabim strategjik i shtetit shqiptar.
Pjesë nga rrëfimi i Kryepiskopit Joan
Blendi Fevziu: Pra ju keni një harmoni mes jush. Ka dy çështje që mbeten problematike në komunitetin ortodoks. E para, problemi i pronave. Çfarë po ndodh me pronat?
Kryepiskopi Joan : Ky është një problem jo vetëm për...
Blendi Fevziu: I gjithë komuniteteve fetare, patjetër.
Kryepiskopi Joan : Edhe i gjithë shqiptarëve në fakt. Jo, më saktë, kjo ka qenë një gabim strategjik i shtetit shqiptar që nga fillimi. Nëse do i kishin kthyer pronat komuniteteve fetare, do ishin më të pavarura. Se çfarë është autoqefalia që flitet?
Blendi Fevziu: Pavarësia...
Kryepiskopi Joan : Pavarësia ekonomike. Ose kush janë kushtet që i jepet një autoqefalie? Po. Së pari, duhet të kesh pavarësinë financiare, që do e mbash kishën. Dhe e dyta, duhet të kesh ë shkollimin, gjithë infrastrukturën e arsimit për të krijuar klerikët, episkopët e të gjithë këta.
Blendi Fevziu: Që mos t'i marrësh nga një shtet tjetër.
Kryepiskopi Joan : Se do jesh, do jesh i pavarur. Tani si mund të jesh i pavarur kur ti nuk ke asnjë nga këto? Dhe gjatë këtyre viteve u realizuan dy gjëra shumë të rëndësishme, që ndoshta njerëzit nuk i vënë re.
Blendi Fevziu: Që janë?
Kryepiskopi Joan : Që janë, e para, ndërtimi i një infrastrukture arsimore. Po. Që e hapëm që në fillim. Për t'i studiuar të gjithë kandidatët tanë në këtë vend. Duke pasur ndërmend që nëse shkruan...
Blendi Fevziu: Deri në nivelin përfundimtar?
Kryepiskopi Joan : Deri në universitetin. Po. Për studime pasuniversitare, mund t'i dërgosh dhe në vende të tjera, se dhe ata janë më të pjekur, janë...
Blendi Fevziu: Kanë dhe traditë më të hershme.
Kryepiskopi Joan : Prandaj dhe kjo për shembull që çështja e pronave nuk është vetëm çështje juridike, që është çështje juridike dhe e drejtësisë. Po do ishte dhe një çështje e sigurisë kombëtare. Se në qoftë se nuk janë të pavarur, do varen diku. Dhe shteti duhet të kishte ndihmuar pak në këtë, sepse ishte dhe shteti që i shkatërroi komunitetet fetare. Shteti shqiptar i shkatërroi.
Blendi Fevziu: Po, pavarësisht se ishte shteti komunist, po...
Kryepiskopi Joan : Po shteti... ç'rëndësi ka? Shteti ishte.
Blendi Fevziu: Shteti ishte.
Kryepiskopi Joan : Dhe duhet t'i kishte ndihmuar. Dhe ndihma më e madhe do ishte t'i kishin kthyer pronat. Ishte shumë e lehtë në fillim. Ishin marrë me një dekret, po, dhe ktheheshin po me të njëjtin dekret. Me një dekret dhe mbaronte zgjidhja. Por nuk u zgjidh kjo. U zgjidh kjo tjetra që ka kaluar nëpër...
Blendi Fevziu: Nëpër gjithë këtë kaos, jo vetëm për besimet fetare, por për të gjithë shqiptarët dhe është një nga plagët që në fakt po dëmton shoqërinë shqiptare.
Kryepiskopi Joan : Po shkatërrimi i kadastrës së një vendi është shkatërrimi i një vendi. Prandaj dhe e quaj këtë unë që kjo do ishte diçka strategjike për vendin tonë. Rregullimi i pronës që në fillim. Dhe është çështje dhe e sigurisë kombëtare.
Blendi Fevziu: Sigurisë, sepse në qoftë se nuk rregullon dot pronën, një klasë politike që erdhi, e cila ishte rritur në mungesë të pronës dhe pa e ditur çfarë është prona.
Kryepiskopi Joan : Dhe prandaj po vuajnë pasojat./ CNA
Në një intervistë të rrallë me gazetarin Blendi Fevziu në ...
Kryepiskopi Joan në një rrëfim ndryshe për jetën e tij ka ...
Në emisionin Opinion me Blendi Fevziun, Kryepiskopi Joan k...
Gazetari Blendi Fevziu ka zhvilluar një intervistë mjaft t...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, ka folur mbrëmjen e so...
Gazetari italian, Sigfrido Ranucci ka folur mbrëmjen e sot...
Altin Gjeta, analist dhe pedagog në Universitetin e Bi...
Profesori dhe politikani famoz Pëllumb Pelinci përmes një ...
Në 10-vjetorin e Këshillit të Investimeve, zëvendëkryemini...
Një banesë në fshatin Sovjan të Bashkisë Maliq është përfs...
Ilir Beqaj ka sulmuar ashpër kryetarin e Gjykatës së Lartë...
Shtatë pasuri të llojit “Arë” në Lezhë, janë konfiskuar ng...
Sot bëhen 34 vite nga zgjedhja e Tërëshenjtërisë së Tij, I...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar në detyrë 42 magjistr...
Babai i të shumërkërkuarit Ervis Martinaj, Mustafa Martina...
Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e...
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Sarandë-Skërficë, ...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra ka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...