web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Largimi drejt SHBA-së në vitet '90/ Fortlumturia e Tij: Isha i vendosur se një ditë do kthehesha sërish në vendin tim

22 Tetor 2025, 23:03, Aktualitet CNA

Largimi drejt SHBA-së në vitet '90/ Fortlumturia e Tij: Isha i

Kryepiskopi Joan në një rrëfim ndryshe për jetën e tij ka treguar për periudhën kur ai ka emigruar në Itali dhe nga atje drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkë me Petro Zhejin dhe një kushëri të tij.

Fortlumturia e tij ka treguar në intervistën për "Opinion" me gazetarin Blendi Fevziu se për herë të parë në SHBA, kISHTE shkuar në Florida ku ka rënë në kontakt me kryepeshkopatën shqiptare. Ai ka treguar se ata të e kishin sponsorizuar për studimet edhe me bursa.

Kryepeskopi rrëfen se edhe pse kishte shkuar atje ishte i bindur se në momentin që në Shqipëri do të hapej Kisha dhe do të funksiononte do të kthehej në vendlidnjen e tij. Ai ka treguar se pas Floridas ishte zhvendosur në Boston ku dhe kishte zhvilluar studimet teologjike që zgjatën 4 vjet. 

Fortlumturia e Tij ka ndarë dhe detaje për jetesën e asaj kohe në Amerikë dhe kthimin përsëri në Shqipëri, ku tha se kisha asokohe kishte nevojë për prift. 

"Në vitet '90 ne u larguam. Isha unë, Petro Zheji dhe një kushëri i Petro Zhejit. Ishte dënuar 17 vjet në burg. Për tentativë arratisje ai. U liruan atëherë sa u liruan ashtu dhe shkuam fillimisht në Itali. Nga Italia pastaj në Amerikë. Fillimisht unë isha në Florida. Aty rash në kontakt me kryepeshkopatën shqiptare të saj, të cilët edhe më sponsorizuan për studimet, për bursa. S'kishin peshkop, po ishte At Arturi, kancelari i saj. Por ju thashë dhe atyre këtë gjë, që nëse do hapet kisha në Shqipëri, që do funksionojë, unë do kthehem i thashë. Po ata thanë me mendjen që, mirë mirë se kush do kthehet thotë, vijnë në Amerikë, nuk kthehen.

U transferova në Boston për të zhvilluar studimet teologjike. Ajo periudhë e gjitha zgjati katër vjet. Po e bëra dhe me ndërprerje. Erdha në '93-shin këtu, pastaj shkova përsëri. Po, nga '90-a deri në '93-shin. Pjesa e parë. Pastaj shkova përsëri për studime pas, '95 dhe '96-ës. Ajo që vura re unë në Amerikë, të paktën para, në vitet '90, se dhe tani Amerika ka ndryshuar. Në Amerikë më duken njerëzit më kurajozë. Po-ja ishte po, jo-ja ishte jo. Për shembull, në Itali, si dhe këtu tek ne nganjëherë që s'thotë as po, as jo.

Nga një zyrë të çojnë në një zyrë tjetër, jo s'e kemi ne, s'e kemi atje. Atje, njerëzit ishin më të sqaruar. Nuk ishin më të mirë se ne, si njerëz. Po janë më të sqaruar. Për shembull dhe janë më të drejtpërdrejtë për të komunikuar. Unë jam mirënjohës për ato vitet që isha atje. Dhe megjithëse ato më ofruan disa gjëra për të qëndruar atje, unë nuk u tundova për tu kthyer. Nuk iu erdhi mirë kur ika, por unë isha, i drejtë me to, i kam thënë që në fillim që do iki. Arsyeja që vendosa ishte kjo. Unë mendova që në Shtetet e Bashkuara, një prift më shumë, një më pak do jetë njësoj. S'kishte nevojë shumë Amerika për mua. Në Shqipëri në atë kohë kishte nevojë.

Ishte pothuajse e shkatërruar gjithçka. Thirrja për t'u bërë klerik nuk do vijë, se do vijë Perëndia të na thotë ne që nesër bëhu klerik. Kur shikon nevojën ti, do të thotë që ke një thirrje. Nëse ti shikon në rrugë dikë që po vdes urie, çfarë nevoje ke për thirrje? Duhet ta ndihmosh, t'i japësh diçka. Kjo është thirrja. Dhe këtu ishte një nevojë shumë e madhe. Kthimi në vendin tënd nuk është as mision, është një detyrë, është një detyrë që ke për vendin tënd. Të ka rritur,të ka ndihmuar, ke lindur atje, kështu që ke një detyrë”, është shprehur Fortlumturia e Tij. /CNA





Lajmet e fundit nga