web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

GJKKO lë në burg Metën/ Avokati: Nuk ka mundësi të prishë provat, çështja në errësirë totale

22 Tetor 2025, 14:12, Aktualitet CNA

GJKKO lë në burg Metën/ Avokati: Nuk ka mundësi të

Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Ilir Cakrani, ka reaguar sot pas daljes nga Gjykata e Posaçme, teksa kjo gjykatë rrëzoi shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në fjalën e tij, Cakrani tha se ndodhen në errësirë totale për këtë çështje, pasi dje u bë një vit nga arrestimi i Metës.

Cakrani shtoi se po krijohet një precedent dhe se Meta nuk ka asnjë mundësi që të prishë provat sepse nuk ka dëshmitarë.

“I kërkuam gjykatës shurjen e masës se ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret. Ne nuk mbetemi çdo javë këtu. Por dëgjojnë prokurorët që flasin 2 minuta. Po mbajnë peng presidentin pa ligj. Vërtetë jemi në seancën paraprake, por ne nuk kemi zhviilluar asnjë gjyq. Dhe nuk e dimë se sa do të zgjasë.

Jemi në errësirë totale, sa i përket çështjes së zotit Meta. E rrëzoi kërkesën, por nuk e dimë vendimin e arsyetuar. Por sot u krijua një precedent shumë i rrezikshëm për Metën. Shuarja tregon se janë ezauruar afatet për paraburgim. I referohemi afatit 1-vjeçar që është ezuruar dje. Teknikalitetet që përdoren nga gjykata nuk kanë asnjë vlerë. Dihet rëndësia e shuarjes së masës.

Nesër shqyrtohet kërkesa për evokimin, pasi prokuroria i kërkoi kalimin e çështjes për gjykim. Kur gjykata vendosi shuarjen e masës. Nuk ka më asnjë mundësi që Meta të prishë provat se nuk ka as dëshmitarë që të intimidojë. Kjo është situatë e rëndë sepse prezumimi i pafajësisë nuk ekziston”,-tha Cakrani./CNA





Lajmet e fundit nga