Dje dështoi marrëveshja e ndërmjetësuar nga MEI/ Minatorët e Spaçit vijojnë bojkotin dhe protestat
Minatorët e minierës së bakrit në Spaç të Mirditës kanë vi...

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona të përfshirë në një rrjet kriminal të trafikimit të qenieve njerëzore.
Grupi kriminal ka bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufirit për të paktën 25 shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
Veprimtaria kriminale është zhvilluar për dy vite, nga viti 2022 deri në vitin 2024. Kalimi i paligjshëm i kufirit bëhej kundrejt pagesave që varionin nga 40 mijë deri në 45 mijë dollarë.
Njoftimi i SPAK
SPAK përfundon hetimet për një rrjet kriminal të trafikut të paligjshëm drejt SHBA-ve, dërgohen për gjykim 5 të pandehur
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar më datë 21.10.2025 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 135 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve:
Luc Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe plotësuar akuza për: “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për qëllime përfitimi kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal,, “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4, si dhe 333/a/1 dhe 334/1; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë parashikuar nga neni 298/3 I Kodit Penal, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm”, e kryer dy herë, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i tretë I Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje e municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit penal.
Gëzim Camaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i tretë i Kodit Penal.
Emanuel Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihmë për Kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.
Tonin Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Bashkim Çokaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Faktet penale:
Nga të dhënat e hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar, ekzistenca e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, ku drejtues është i pandehuri, Luc Melaj. Ky grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së. Kjo veprimtari kriminale, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në muajin korrik të vitit 2024, është kryer nga më shumë se tre persona dhe ka qenë e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete.
Kjo veprimtari kriminale ka konsistuar në:
Takime që janë zhvilluar në Shqipëri, me personat që kanë kërkuar të udhëtojnë jashtë apo me familjarë të tyre, ku sqarohet itinerari i udhëtimit dhe pagesat që duhet të kryhen, të cilat variojnë nga 40.000-45.000 dolllarë për person. Kërkuesit janë kryesisht nga Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja, me lidhje kryesisht familjare me personat që jetojnë në SHBA.
Sigurimin e dokumentave të identifikimit të falsifikuara, kryesisht franceze, të cilat iu jepen personave që udhëtojnë, pasi ata arrijnë në Spanjë dhe mbarëvajtjen e udhëtimit të tyre në rrugë ajrore deri në Meksikë;
Pritjen dhe akomodimin e tyre në Meksikë dhe transportimin e tyre në rrugë tokësore deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë veprimtari kriminale është përfshirë edhe i pandehuri, Emanuel Melaj, i cili ka qenë në dijeni të këtij aktiviteti dhe ka dhënë ndihmën e tij për rezervimin e biletave, dërgimin në adresat përkatëse si edhe për transferimin e parave.Nga provat e mbledhura janë dokumentuar gjithashtu raste ku të pandehurit, Luc Melaj e Gëzim Camaj kanë transportuar në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë duke mos e dokumentuar kalimin e tyre gjate hyrje-daljeve në Malin e Zi. Gjithashtu përmes ndihmës të pandehurit, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, punonjës policie, të punësuar pranë pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit, është bërë mosregjistrimi në sisteme përkatëse për shtetasit që kanë pasur probleme të qëndrimit në vendet e BE-së, si dhe për shtetas të tjerë që janë azilkërkues në; Kanada, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, me motivacione të ndryshme.
Hetimet për këtë procedim penal janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, Agjencinë Federale, Shërbimi i Sigurisë Diplomatike, Zyrën e Hetimeve Kriminale jashtë SHBA-ve pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Njësinë Speciale “Mburoja e Përbashkët” si dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë në këto veprimtari të kundraligjshme./ Vijon...
Minatorët e minierës së bakrit në Spaç të Mirditës kanë vi...
Lezha është zgjuar mes trafikut mbytës dhe kaosit urban pë...
Mëngjesin e sotëm janë regjistruar disa lëkundje tërmeti n...
Sektori minerar në tërësi duket se nuk po përjeton ditët e...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet nesër në Londër...
Janë zbardhur pesë emrat e propozuar për vendet vakante të...
Sot është miratuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave...
Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pograd...
Qeveria ka miratuar Akti Normativ për disa ndryshime në Bu...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...
Gjykata e Lartë ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Apel...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka marrë pjesë në Min...
Kreu i PSD-së, Tom Doshi, është paraqitur sot në SPAK. En...
Gjykata e Lartë ka rikthyer për gjykim çështjen e ish-kreu...
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në një prej bizneseve t...
Prej 65 ditësh Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrim...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të hetojë...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, b...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...