SPAK dërgon për gjykim 1 avokat, 1 polic kufitar dhe 4 të pandehur të tjerë për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm
SPAK ka dërguar për gjykim 6 të pandehur për korrupsion ...

Prokuroria e Fierit ka vendosur të dërgojë në gjyq ish-drejtorin e Spitalit “Ihsan Çabej” Lushnjë për ‘Shpërdorim detyre’ dhe 4 persona të tjerë për ‘Falsifikim të dokumenteve’.
Bazuar në akuzat ndaj tyre, këta shtetas kishin kryer ndërtime pa leje brenda ambienteve të spitalit.
Njoftimi:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin P.V., i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe shtetasit Xh.B., J.Sh., K.L. dhe A.Sh., të akuzuar për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.831 të vitit 2021 u provua se:
- I pandehuri P.V., në cilësinë e drejtorit të Spitalit “Ihsan Çabej” Lushnjë, urdhëroi ndërtimin e shtesës së quajtur “ura lidhëse mes pavioneve të patologjisë dhe të infektivit” pa marrë leje ndërtimi nga organet kompetente, duke ndryshuar destinacionin e fondit buxhetor të parashikuar për mbulimin e zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes nr.670/1, datë 05.06.2019, pa ndjekur procedurën përkatëse ligjore dhe duke shmangur kryerjen e procedurës së prokurimit publik. Gjithashtu, situacionet e punimeve që sipas këtij të pandehuri ishin kryer tek “ura lidhëse”, përmbajnë më shumë punime se ato të realizuara realisht, çka ka sjellë një përfitim të padrejtë për shoqërinë “D...” dhe dëm ekonomik për buxhetin e shtetit.
- Të pandehurit Xh.B., J.Sh., K.L. në cilësinë e anëtarëve të komisionit të ndjekjes së zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes nr.670/1, datë 05.06.2019, kanë hartuar procesverbalin e datës 17.02.2021 mbi punimet e kryera në magazinën e oksigjenit si dhe procesverbalin e datës 30.04.2021 për punimet e kryera në pavionin e infektivit; asnjë prej të cilave në fakt nuk është kryer.
- I pandehuri A.Sh. në cilësinë e drejtuesit teknik të shoqërisë dhe të inxhinierit zbatues të kontratës së mirëmbajtjes nr.670/1, datë 05.06.2019, të lidhur nga shoqëria “D...” shpk, ka hartuar situacionin përfundimtar për punimet e kryera gjatë periudhës 03.01.2021 deri 25.05.2021, situacionet e punimeve të kryera në magazinën e oksigjenit dhe tek infektivi i vjetër, si dhe bashkë me komisionin e ngritur nga Spitali “Ihsan Çabej” Lushnjë, kanë hartuar procesverbalin e datës 17.02.2021 mbi punimet e kryera në magazinën e oksigjenit si dhe procesverbalin e datës 30.04.2021 për punimet e kryera në pavionin e infektivit; të cilat në fakt nuk janë kryer. Mbi bazën e këtyre situacioneve dhe procesverbaleve ka dalë edhe urdhri i shpenzimit nr.711, datë 29.12.2021, për pagesën e shoqërisë “D...” shpk.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore./CNA
SPAK ka dërguar për gjykim 6 të pandehur për korrupsion ...
Drejtuesja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza...
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka paraqitur në Gjykat...
Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit të Mbikë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot teksa vijon edhe në n...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Minatorët e minierës së bakrit në Spaç të Mirditës kanë vi...
Lezha është zgjuar mes trafikut mbytës dhe kaosit urban pë...
Mëngjesin e sotëm janë regjistruar disa lëkundje tërmeti n...
Sektori minerar në tërësi duket se nuk po përjeton ditët e...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet nesër në Londër...
Janë zbardhur pesë emrat e propozuar për vendet vakante të...
Sot është miratuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave...
Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pograd...
Qeveria ka miratuar Akti Normativ për disa ndryshime në Bu...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...
Gjykata e Lartë ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Apel...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka marrë pjesë në Min...
Kreu i PSD-së, Tom Doshi, është paraqitur sot në SPAK. En...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...