web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryepiskopi Joan rrëfen njohjen me Perto Zhejin/ Si shpëtoi nga Sigurimi i Shtetit: Brenda në dollap kisha Biblën

22 Tetor 2025, 23:06, Aktualitet CNA

Kryepiskopi Joan rrëfen njohjen me Perto Zhejin/ Si shpëtoi nga

Në emisionin Opinion me Blendi Fevziun, Kryepiskopi Joan ka treguar për njohjen me Petro Zhejin të cilin e quajti një gjeni dhe një mendje të jashtëzakonshme.

Gjatë rrëfimit, Kryepiksopi Joan tregoi se si Sigurimi i Shtetit kishte kontrolluar në dollapin e tij ku ndodhej libri i Shenjtë i Biblës dhe si shpëtoi nga kjo.

Pjesë nga rrëfimi i Kryepiskopit Joan.

Kryepiskopi Joan: Pastaj, në një moshë pak më të rreth 24 vjeç ose diçka, pata një lidhje miqësore me Petro Zhejin.

Blendi Fevziu: Është e njohur kjo gjë, madje një prej priftërve katolikë sot, kujdestari i kishës së Shën Palit në Detroit, më ka treguar se si ju keni telefonuar Petro Zhejin në momentin që vendosët...

Kryepiskopi Joan: Kur kam qenë në Boston.

Blendi Fevziu: Kur keni qenë në Boston. Kur vendosët që të t'i dedikoheshit besimit fetar. Si e njohët Petro Zhejin? Çfarë raporti?

Kryepiskopi Joan: Petro Zhejin e njoha nëpërmjet një mikut tim. Po. Dhe filluam biseda pak më të thella rreth ungjillit, rreth besimit, rreth tyre.

Blendi Fevziu: Petro Zheji ishte një mendje e jashtëzakonshme dhe një erudit i përmasave...

Kryepiskopi Joan: Po. Ishte një gjeni. Ishte një gjeni dhe një njeri i thellë. Dhe nuk shikonte dhe besimin nga ana sipërfaqësore, thjesht vetëm disa rregulla. Shikonte një besim të thellë, një marrëdhënie të thellë me dimensionin tjetër. Dhe këto diskutime, që nganjëherë vazhdonin deri në 3, deri në 4 të mëngjesit...

Blendi Fevziu: Ndërkohë shtëpia e Petro Zhejit ishte krejtësisht nën kontrollin e plotë të sigurimit të shtetit që mundohej të përgjonte kush hynte, kush dilte, çfarë flitej në shtëpinë e tij dhe ai prapë ishte indiferent ndaj kësaj gjëje.

Kryepiskopi Joan: Unë besoj që na ka ruajtur Perëndia në një farë forme. Sepse në atë kohë nuk isha, nuk ishim shumë të ndërgjegjshëm për rrezikun. Jo se s'ishim të ndërgjegjshëm, po të rrëmbyer nga ky pasion...

Blendi Fevziu: Ose komunizmi po merrej me të vetët, se ishte periudha që po bënte spastrimet e tij të brendshme dhe ndoshta i harroi ata që i konsideronte kundërshtarët e tij të parë.

Kryepiskopi Joan: Por më vonë kam mësuar diçka unë. E kam mësuar kur isha në Amerikë. Po. Ai që ishte për një kohë sekretar partie në spitalin numër 5, kishte gjyshin e tij ose te jatin, shtetas amerikan dhe erdhën në Amerikë ata. Po. Dhe më ka treguar një episod që unë nuk e dija, nga e mora vesh më pas, po. Më tha që një herë erdhën dy veta, nga sigurimi për të kontrolluar dollapin tënd. Ishte çdo njeri kishte një dollap në punë. Po. Dhe rregulli ishte që duhet të rrinin drejtori dhe sekretari i partisë. Drejtori nuk i la. Ishte Nestor Polimeri, drejtor.

Blendi Fevziu: Nuk i la?

Kryepiskopi Joan: Nuk i la.

Blendi Fevziu: Një drejtor që i thoshte jo sigurimit të shtetit?

Kryepiskopi Joan: Po, po sepse...

Blendi Fevziu: Kjo takon një kurajo...

Kryepiskopi Joan: Jo, jo, po kishte dhe një mbrojtje besoj unë. Daja i tij ishte Spiro Koleka. Dhe e mori në telefon...

Blendi Fevziu: Megjithatë gjesti është kurioz.

Kryepiskopi Joan: Mori në telefon Sokol Kolekën, që ishte drejtori i policisë për Tiranën ndoshta në atë kohë, dhe i tha që unë atë e kam punëtorin më të mirë. Dhe i tha ai që m'i jep mua ata në telefon. Biseduan me të. Unë nuk e dëgjova, tha ky që më tregonte bisedën se çfarë i tha, po ata ikën. Po ta kishin hapur dollapin, unë kisha atje një bibël.

Blendi Fevziu: Kishe një bibël në dollap?

Kryepiskopi Joan: Po. Siç duket njëri...

Blendi Fevziu: Ti ishe 18 vjeç burrë...

Kryepiskopi Joan: Një nga ata punonjësit atje... një nga ata punonjësit mund ta ketë parë dhe ka lajmëruar. Dhe mund të ketë denoncuar.

Blendi Fevziu: Ju e mbanit biblën me vete?

Kryepiskopi Joan: Në atje e kisha me vete. Kisha një në dollap atje.

Blendi Fevziu: Dhe e mbaje në punë?

Kryepiskopi Joan: Po. Dhe kjo bibël ka dhe një histori shumë të bukur. Kkur isha i ri, kisha shumë dëshirë...

Blendi Fevziu: Paska qenë prapë një shenjë e Zotit që të ka shpëtuar.

Kryepiskopi Joan : Po.

Blendi Fevziu: Se t'i thoshe jo sigurimit të shtetit duhet të ishte një nga mrekullitë që...

Kryepiskopi Joan: Mrekullitë, faktikisht.

Blendi Fevziu: Absolutisht, ishte e pamundur. Po.

Kryepiskopi Joan: Dhe ungjillin e kishim siguruar për shembull, e lexonim. Donim... doja të gjeja një Dhjatë të Vjetër, që të ishte bibla e plotë. Dhjata e Vjetër, Testamenti i Vjetër dhe Testamenti i Ri. Po. Po ishte vështirë për ta gjetur.

Blendi Fevziu: Pse?

Kryepiskopi Joan: Po s'ekzistonte në shqip. Nuk ishte përkthyer akoma në shqip.

Blendi Fevziu: As përkthimi i vjetër i Kristoforidhit?

Kryepiskopi Joan: Jo, vetëm ishin disa libra. Ishte Gjenerza, Eksodi, nuk ishte i gjithë...

Blendi Fevziu: Nuk ishte i gjithë Dhjata e Vjetër, se unë e di që ka përkthim të Kristoforidhit të vitit 1880.

Kryepiskopi Joan: Dy-tre. Dy-tre libra të saj. Dhe kur isha i ri, isha shumë i interesuar për këto gjuhët e vjetra. Dhe ishte një moment që duke parë ato librat e Champollion-it, që kishte bërë deshifrimin e hieroglifeve të Egjiptit, shkova për të marrë bashkë me Petron, shkuam për të marrë një libër të Champollion-it në Bibliotekën Kombëtare, se ekzistonte. Bëra kërkesën, që bëhej kartela. Shkoi kartela, sollën librin. Në atë kohë, ajo që shërbente aty, e thirri dikush po bisedonte, e plotësoi kartelën, më dha mua librin. Unë gjithmonë se është libri i Champollion-it. Kur dola jashtë unë hap librin, ishte Bibla.

Blendi Fevziu: E ke akoma atë Bibël?

Kryepiskopi Joan: Po.

Blendi Fevziu: Edhe?

Kryepiskopi Joan: As ma kërkuan.

Blendi Fevziu: S'ta kërkuan më mbrapsht?

Kryepiskopi Joan: Jo. Ndoshta, edhe ata që punonin, mund të ishin, kishin frikë se pse ka dalë.

Blendi Fevziu: Pse ka dalë, do ishte një gabim fatal dhe për ta, mund t'i kushtonte vendin e punës dhe më tutje.

Kryepiskopi Joan: Shumë ashtu. Dhe ju e mbajtët këtë Bibël gjithë kohën?

Kryepiskopi Joan: Po, e kisha në spital, tek dollapi im i punës. Sepse në shtëpi kisha dhe një tjetër. Një bibël tjetër...

Blendi Fevziu: Po Dhjatën e Vjetër nuk e gjete asnjëherë?

Kryepiskopi Joan: Jo, Dhjata e Vjetër ishte atje.

Blendi Fevziu: Ishte te ky libri...

Kryepiskopi Joan: Ishte te ky libri. Po Testamenti... Të dyja janë, tek Bibla e plotë janë të dy, Testamenti i Vjetër dhe...

Blendi Fevziu: Pra i kishe në Bibël të dyja pastaj.

Kryepiskopi Joan : Unë kisha vetëm të renë fillimisht. Dhe një libër tjetër që gjetëm, atë e blemë, ndoshta ato persona mund t'i njohësh ti. E shoqja që kishte Lik Toptani, Ishte katolike….

Blendi Fevziu: Po. Rita.

Kryepiskopi Joan : Punonim bashkë në një spital. Dhe flisnim nganjëherë për... edhe për fenë, edhe për gjëra. Dhe ajo kishte një libër ato, që donin dhe ta shisnin. Po. Ishte një me format jashtëzakonisht të madh, Dhjata e Re dhe e Vjetër. Të dyja bashkë. Po, ilustruar nga Gustav Doré.

Blendi Fevziu: Në çfarë gjuhe?

Kryepiskopi Joan : Në italisht. Italisht. Po. Dhe, po i thashë unë, sa doni? Po tha, të marrim tha nja 2000 ose 3000 lekë, se në atë kohë ishte... ishte vështirësi. Thashë unë, do ta marrim ne. Dhe vura 1000 lekë unë, 1000 lekë një shoku im, Agim Muja, që tash ka ndërruar jetë, nuk...

Blendi Fevziu: Vëllai i Yllka Mujës.

Kryepiskopi Joan: Po. Edhe Petro Zheji. Vumë të tre nga 1000 lekë dhe e blenë atë.

Blendi Fevziu: E ruan akoma?

Kryepiskopi Joan: Unë kam pjesën e dytë. Pjesën e parë ndoshta e kishte... ose unë kam pjesën e parë, pjesën e dytë e kishte Petro. Ndoshta mund të jetë tani, mund ta ketë pasur i biri i tij ose...

Blendi Fevziu: Dikujt ia ka trashëguar.

Kryepiskopi Joan: E ka trashëguar bibliotekën... bibliotekën e tij./ CNA





Lajmet e fundit nga