Fluturimi i parë Tiranë-Toronto/ Rama zbulon objektivin e ardhshëm me SHBA
Sot është regjistruar fluturimi i parë direkt Tiranë-Toron...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë–Toronto në aeroportin e Rinasit. Rama u shpreh se në këtë aeroport, përveç rritjes së numrit të pasagjerëve, ka pasur edhe përmirësim të cilësisë së shërbimit.
Kryeministri njoftoi se së shpejti në aeroportin e Rinasit do të vendosen portat digjitale, të cilat, sipas tij, do të jenë porta ku do të kalohet pa asnjë lloj kontrolli për ata që kanë pasaportë shqiptare dhe informacioni do të merret vetëm nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.
“Nuk është vetëm rritja e numrit të pasagjerëve, por edhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit. Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka hedhur i pari kalimin e digjitalizuar të ‘check in’ dhe ‘check out’. Së shpejti do të hapim një kapitull të ri të modernizimit, kapitullin e portave digjitale, të cilat do të jenë porta ku do të hyhet pa asnjë lloj kontrolli nëse je shqiptar dhe ke pasaportë shqiptare. Për të gjithë pasagjerët shqiptarë që hyjnë në aeroportin e Rinasit do të jetë si hyrje në shtëpinë e tyre dhe i gjithë informacioni do të merret nëpërmjet inteligjencës artificiale. Do të jetë transformim i jashtëzakonshëm në shumë aspekte. Jemi sot në një moment të rëndësishëm edhe për faktin se Shqipëria ka përmbyllur një fazë transformimi në turizëm dhe duhet të hyjë në një fazë tjetër", u shpreh kreu i qeverisë.
Ndër të tjera, Rama tha se Shqipëria ka nevojë për turizmin e gamës së lartë në mënyrë të ketë rritje të të ardhurave për komunitetin dhe ekonominë.
"Rritja e vazhdueshme e numrit të turistëve që janë në kategorinë e turizmit masiv nuk sjell rritje të të ardhurave. Nëse krahasojmë të ardhurat që rriten shumë ngadalë me shpenzimet që rriten shumë shpejt, atëherë llogaria është shumë e thjeshtë. Është një llogari e thjeshtë për të gjithë ata që bien në një të menduari në dukje të drejtë, por në thelb tërësisht të gabuar, që për çfarë na duhet ne turizmi i gamës së lartë, apo se për çfarë na duhen resorte ku vijnë të pasur kur ne nuk kemi akses në to. Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Në fakt, na duhen sa më shumë nga ato për të pasur sa më shumë të ardhura për komunitetin, ekonominë, biznesin dhe arkën e shtetit. Do të vazhdojmë të sjellim më shumë turistë, por ajo çka tanimë duhet është të sjellim më tepër të ardhura në familjet shqiptare dhe në arkën e shtetit", tha Rama. /CNA
Sot është regjistruar fluturimi i parë direkt Tiranë-Toron...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
SPAK ka dërguar për gjykimm 16 zyrtarë të Bashkisë Kolonjë...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim kryebashkiakun ...
Avokati i pandehur i Veliajt, Plarent Ndreca, ka përdorur ...
Seanca në Gjykatën Administrative për padinë qesharake të ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, në vend...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e O...
Prej 20 ditësh në vend po zhvillohen protesta që kërkojnë ...
Prej orës 14:00 të kësaj të premteje po zhvillohet seanca ...
Janë publikuar rezultatet e Gjuhës shqipe dhe letërsisë të...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, me 13 a...
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar sot, pasi në seancën q...
Ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Ervin Karanxha, ësh...
Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga ...
I dënuari për mashtrim, avokati Arben Llangozi, në emër të...
Një artikull i medias holandeze, “Telegraaf”, thekson se S...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka bërë një rea...
Gazetari Artan Hoxha tha sot se shqetësimi kryesor për ven...
Mjeku i njohur, Erion Dasho, ndau sërish qëndrimin e tij l...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...