Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, paraditen e sotme, zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të Policisë, në qendër dhe në bazë.Nano ka kërkuar që të mos ulet ritmi në luftën ndaj krimit, por të rritet akoma më shumë forca goditëse dhe të mos ndalojnë operacionet për goditjen e grupeve kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, paraditen e sotme, zhvilloi një takim me drejtuesit e strukturave të Policisë, në qendër dhe në bazë.
Nano ka falënderuar drejtuesit e strukturave dhe nëpërmjet tyre të gjithë punonjësit e Policisë, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, për përballimin me shumë sukses të sfidave, veçanërisht finalen e UEFA Conference League, si dhe të shumë operacioneve për goditjen e elementeve apo grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimeve ndaj personit, pronës, narkotikëve, kontrabandimit të emigrantëve, lojërave të fatit, korrupsionit etj.
Nano ka kërkuar që të mos ulet ritmi në luftën ndaj krimit, por të rritet akoma më shumë forca goditëse dhe të mos ndalojnë operacionet për goditjen e grupeve kriminale.

“Të bëhet punë policore profesionale, që grupet apo elementet e veçuara kriminale të mos gjejnë qetësi dhe terren të përshtashtëm për të zhvilluar aktivitetin e tyre.
Të vijojë kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri, me dronë, për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Për ato zona që do të raportohen të pastra, por më pas nga monitorimi ajror do të evidentohen bimë narkotike të mbjella, përgjegjësia do të bjerë direkt mbi drejtuesit e strukturave policore që mbulojnë këto territore dhe masat do të jenë shumë ta ashpra.
Të bashkëpunohet me OSHEE-në, me qytetarët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, me qëllim që të evidentohen, në rast se ka, ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të pajisjeve që furnizohen me energji elektrike. Të zhvillohen kontrolle në të gjitha ato ambiente për të cilat ka dyshime dhe të çohet para përgjegjësisë çdo punonjës i administratës, që mund të jetë i implikuar, në rast se evidentohen raste të tilla.
Jemi në nisje të sezonit turistik, prandaj duhet një angazhim maksimal nga Policia Kufitare, Policia e Rendit, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale. Duhet të merren masa për muzikën e lartë, që është shqetësim për banorët, si dhe të ushtrohen kontrolle në të gjithë vijën bredetare, për të marrë informacione për personelin që punon në lokale, hotele dhe subjekte të tjera, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së turistëve dhe pushuesve.
Policia Rrugore duhet të vijojë punën, më të njëjtin intensitet si gjatë këtij muaji, gjatë të cilit, çdo javë janë pezulluar 500-600 leje drejtimi, më qëllim që kjo punë të japë rezultat në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe jo të krijojë te qytetarët përshtypjen sikur Policia Rrugore punon me fushata”, është shprehur Nano.
Nano është ndalur edhe tek ecuria e testit të drogës për punonjësit e Policisë.

Ai ka thënë se çdo titullar i strukturave vendore të grumbullojë informacion dhe të dërgojë në mënyrë të befasishme për të kryer testin e drogës ata punonjës që dyshohet se mund të përdorin lëndë narkotike.
“Ky është një proces që do të jetë në vijimësi dhe nuk do të mbarojë kurrë, ndaj vlerësojeni me shumë seriozitet”, ka thënë Nano.
Njëkohësisht, drejtor Nano ka kërkuar nga të pranishmit në mbledhje, që të evidentojnë rastet e konflikteve ndërmet punonjësve të Policisë dhe t’u japin zgjidhje shteruese, në rast se ka raste të tilla.
Në çdo drejtori vendore e strukturë ka psikologë, me të cilët duhet të bashkëpunohet për çdo rast. Me urdhrin e psikologëve, që na kanë premtuar ndihmën dhe mbështetjen, duhet të ndiqen me rigorozitet të gjitha rastet që kanë të bëjnë me ngarkesat psikologjike të punonjësve të Policisë.
Në fund të fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar performancë më të mirë të punonjësve të Policisë, në raport me sjelljen dhe komunikimin me qytetarët dhe gazetarët. Nuk do të tolerohet askush që do të abuzojë në këtë drejtim, sepse një veprim individual i punonjësit të Policisë cenon rëndë besimin dhe marrëdhënien e gjithë organizatës me qytetarët, si dhe dëmton imazhin e saj./CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur me ...
Në datat 31 maj dhe 1 qershor, federata Shqiptare e Çi...
Nuk janë thjesht bëma, janë edhe gjëma të një kamikazi të ...
Kryetari i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se Kukësi është ...
Ambasada e SHBA-së ka bërë njoftimin e rëndësishëm për...
Sot Kuvendi i Shqipërisë do të nderojë me një minutë heshtje...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka kërkuar SPA...
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka justifikuar dështimet e raund...
Një efektiv i Policisë së Burgjeve ka humbur jetën në ambi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla,...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një ...
Siç u paralajmërua më herët, ka dështuar edhe raundi i tre...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Punët e Jashtm...
I dashuri i përfolur i Vjollca Hoxhës, pronares së "Top Me...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet s...
Autoriteti europian i policisë, Europol, është i shqetësua...
Vera po vjen dhe me të edhe dëshira për udhëtime e pushime...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas djeg...
Një tjetër udhëtim i kompanisë "Wizz Air" është shtyrë...
Olsian Noreci, një emigrant nga Shqipëria, ka një hist...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...