Dosja Meta/ Shtyhet në GJKKO seanca për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon
Për shkak të mungesës së avokatëve të Ema Çokut është shty...

Shoqëria koncesionare Vlora International Airport (VIA) ka bërë një sqarim në lidhje me përplasjet me MABCO për kontratën për aeroportin e Vlorës.
Në reagimin e saj shoqëria koncesionare VIA ka deklaruar se çështja lidhet drejtpërdrejt me vonesa të rënda, mospërmbushje kontraktore, mosfillim të një pjese të objekteve të parapara me kontratë dhe veprime që kanë rrezikuar ecurinë normale të projektit.
Sipas VIA-s çdo deklarim për investime prej “qindra miliona eurosh” nga ana e Kontraktorit nuk qëndron në raport me kontratën dhe me punimet reale të kryera në terren.
VIA thekson se, edhe sikur të gjitha punimet e kontraktuara të ishin përfunduar 100%, vlera e tyre do të ishte rreth 62 milionë euro siç e parashikon kontrata dhe jo qindra milionë euro.
Sqarimi i shoqërisë koncesionare VIA:
Duke marrë shkas nga deklarimet e pasakta të paraqitura publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së Huaj, në cilësinë e Kontraktorit, shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. sqaron opinionin publik, institucionet dhe mediat si vijon:
Shoqëria Vlora International Airport – VIA sh.p.k., në cilësinë e Punëdhënësit, ka pasur kontratë me MABCO Constructions – Degë e Shoqërisë së Huaj, si Punëmarrës/Kontraktor, për realizimin e punimeve të ndërtesave dhe objekteve përkatëse të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, në bazë të Kontratës së datës 03 tetor 2022 dhe Amendamentimit Nr. 1, datë 20.02.2025.
Vlera totale e kësaj kontrate, për të gjitha punimet që Kontraktori do të duhej t’i realizonte deri në përfundim të plotë, ka qenë 62,071,030.85 euro me TVSH.
Për këtë arsye, çdo deklarim për investime prej “qindra miliona eurosh” nga ana e Kontraktorit nuk qëndron në raport me këtë kontratë dhe me punimet reale të kryera në terren. Edhe sikur të gjitha punimet e kontraktuara të ishin përfunduar 100%, vlera e tyre do të ishte rreth 62 milionë euro, jo qindra milionë euro.
Nga kjo vlerë kontraktore, deri më tani janë certifikuar punime në vlerë prej 24,085,241.35 euro, që përbëjnë 38.80% të kontratës.
Edhe nëse merren parasysh jo vetëm punimet e certifikuara, por edhe punimet e paraqitura nga vetë Kontraktori në situacionin e fundit të dorëzuar më 05 shkurt 2026, të cilat nuk janë certifikuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, vlera totale arrin në 26,405,857.35 euro, apo vetëm 42.54% të kontratës.
Pra, edhe sipas llogarisë më të favorshme për Kontraktorin, punimet nuk kanë arritur as gjysmën e kontratës. Kjo është e vërteta e thjeshtë: kontrata është rreth 62 milionë euro, ndërsa puna e certifikuar dhe ajo e paraqitur por e pacertifikuar arrin vetëm 42.54%.
Për shmangien e çdo keqinterpretimi, VIA sh.p.k. sqaron se të gjitha pagesat për punimet e realizuara dhe të certifikuara deri më tani janë paguar në tërësi ndaj shoqërisë MABCO Constructions – Degë e Shoqërisë së Huaj. Këto pagesa janë kryer ekskluzivisht nga financimi/kredia bankare që shoqëria koncesionare VIA sh.p.k. ka me Bankën Kombëtare Tregtare – BKT, sipas marrëdhënies përkatëse financiare të shoqërisë koncesionare.
Ndersa, shkëputja e kontratës nuk ka ndodhur papritur dhe as në mënyrë arbitrare. Ajo ka ardhur pas vonesave të konsiderueshme në realizimin e punimeve, mosfillimit të punimeve në katër godina të parapara me kontratë, ndryshimeve në projekt pa miratimin paraprak të VIA sh.p.k. dhe projektuesit, mosrespektimit të afateve kontraktore, si dhe dështimit për të korrigjuar shkeljet edhe pas njoftimeve formale të dërguara nga Punëdhënësi.
Përveç vonesave dhe shkeljeve kontraktore, Kontraktori ka penguar bashkëpunimin me organet mbikëqyrëse dhe përfaqësuesit teknikë të VIA sh.p.k., duke ushtruar presion, kërcënime, sjellje të papranueshme dhe sulme ndaj inxhinierëve/drejtuesve teknikë gjatë kryerjes së detyrës në kantier. Për më tepër, për njërin nga objektet me rëndësi jetike për certifikimin e aeroportit, Kontraktori ka vonuar qëllimisht dorëzimin dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për pranimin e përkohshëm, me qëllim të vetëm pengimin e ecurisë së projektit dhe procesit të certifikimit.
Vetëm deri më 08.04.2026, janë evidentuar 429 ditë vonesë, me dëmvonesa të përllogaritura në shumën 4,290,000 euro, shumë e cila ka vijuar të akumulohet në përputhje me kontratën.
VIA sh.p.k., si shoqëri koncesionare, mban përgjegjësinë për menaxhimin e projektit, administrimin e kantierit, koordinimin e kontraktorëve dhe respektimin e afateve kontraktore e institucionale. Për këtë arsye, kur një kontraktor nuk përmbush detyrimet e tij, vonon punimet apo rrezikon ecurinë e projektit, VIA sh.p.k. ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të ndërmarrë veprimet e nevojshme kontraktore dhe ligjore.
Përpara shkëputjes së kontratës, VIA sh.p.k. ka ndjekur procedurën kontraktore: ka dërguar njoftime formale për korrigjimin e shkeljeve, ka dhënë afate për përmbushje, ka konstatuar dështimin në korrigjim dhe më pas ka dërguar njoftimin për shkëputjen e kontratës. Megjithatë, edhe pas këtyre njoftimeve dhe mundësive të dhëna, Kontraktori nuk i ka përmbushur detyrimet në mënyrën, cilësinë dhe afatet e kërkuara nga kontrata.
Prandaj, çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë si “bllokim aeroporti” është e pasaktë dhe keqinformuese. Kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me vonesa të rënda, mospërmbushje kontraktore, mosfillim të një pjese të objekteve të parapara me kontratë dhe veprime që kanë rrezikuar ecurinë normale të projektit. Deklarimet mediatike, presioni publik apo tensionet në hyrje të kantierit nuk e ndryshojnë këtë fakt.
Shoqëria koncesionare thekson se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është projekt strategjik kombëtar dhe nuk mund të mbahet peng nga vonesat, mospërmbushjet kontraktore, presioni publik apo përpjekjet për ta zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësitë reale kontraktore drejt tensioneve të krijuara në hyrje të kantierit.
VIA sh.p.k. mbetet plotësisht e angazhuar për vijimin e punimeve, ruajtjen e sigurisë në kantier, mbrojtjen e interesit publik, respektimin e standardeve teknike dhe ligjore, si dhe përfundimin e projektit në përputhje me detyrimet kontraktore dhe institucionale.
Ky sqarim jepet vetëm për informim publik dhe nuk përbën heqje dorë nga asnjë e drejtë, pretendim, kërkesë apo mjet juridik që VIA sh.p.k. ka ose mund të ketë ndaj MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së Huaj, në cilësinë e Kontraktorit./ CNA
Për shkak të mungesës së avokatëve të Ema Çokut është shty...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën për mediat k...
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, ka mbërritu...
Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka deklaruar se qeveria n...
Ish-kreu i ARRSH-së, Gentan Gjyli dhe ish-drejtori i KESH-...
Kontrollet propagandë nga Drejtoria e Burgjeve në IEVP-të ...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka bërë denoncimin e radh...
Prej momentit kur qarkulluan pamje të të burgosurve duke f...
Në kuadër të “Ditëve të Hapura”, Shkolla Profesionale Tekn...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në një postim në rrj...
Java e fundit e majit, që shtrihet nga data 25 deri në 31 ...
Anëtarët e diasporës shqiptare, ndonëse me dëshirë të madh...
Një panoramë e veprimtarisë së krimit të oganizuar ballkan...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reag...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Kreu i PD-së Sali Berisha i është kundërpërgjigjur deklara...
Në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, ditën e die...
Pas homazheve, pas nderimit të figurës së tij, pas dhënies...
Ambasadori shqiptar në Ukrainë Ernal Filo ka folur për sul...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...