Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim pas incidentit gjatë protestës së Partisë Demokratike, të zhvilluar në Tiranë më 8 maj 2026, ku ekipi mediatik i Syri TV u prek nga përdorimi i ujit me presion nga policia, ndërsa po raportonte drejtpërdrejt nga protesta.
Sipas pamjeve filmike, uji me presion goditi kamerën, operatorin Armando Varfi dhe gazetaren Marsi Korreshi, e cila po raportonte nga vendngjarja. Incidenti ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, në momentin kur po përdoreshin masa për menaxhimin e turmës.
Gazetarja Marsi Korreshi i tha Rrjetit SafeJournalists në Shqipëri se u godit dy herë nga uji me presion, në distancë shumë të afërt dhe në drejtim të fytyrës. Ajo tha se goditja e dytë erdhi papritur dhe e rrëzoi në tokë.
“Të gjithë kolegët u përballëm me shumë ujë, por unë pata fatin e keq që nuk u mbrojta një moment dhe u rrëzova. Besoj se të gjithë kanë qenë në vështirësi mbrëmë,” u shpreh Korreshi.
Rrjeti SafeJournalists thekson se gazetarët, operatorët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë të medias duhet të jenë në gjendje të raportojnë nga tubimet publike dhe protestat pa u ekspozuar ndaj rreziqeve joproporcionale. Përdorimi i masave për menaxhimin e turmave duhet të marrë parasysh praninë e punonjësve të medias, veçanërisht kur ata janë qartësisht të identifikueshëm, dhe duhet të zbatohet në mënyrë që të mos rrezikojë sigurinë e tyre apo të pengojë punën e tyre.
Autoritetet kanë detyrim pozitiv të garantojnë që gazetarët dhe punonjësit e medias të mund të kryejnë detyrën e tyre në mënyrë të sigurt, përfshirë gjatë demonstratave me tension politik. Kjo kërkon masa proporcionale për menaxhimin e turmave, udhëzime të qarta operacionale për efektivët e policisë në terren dhe garanci praktike për sigurinë e punonjësve të medias që mbulojnë ngjarje me interes publik.
Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Policisë së Shtetit të shqyrtojë rrethanat e këtij incidenti, të vlerësojë nëse janë marrë masa të mjaftueshme për mbrojtjen e punonjësve të medias të pranishëm në protestë dhe të sigurojë që operacionet e ardhshme policore gjatë tubimeve publike të përfshijnë masa të qarta për sigurinë e gazetarëve dhe operatorëve.
Në të njëjtën kohë, mediat duhet të vijojnë të kryejnë vlerësime të rrezikut dhe të ofrojnë udhëzime të përshtatshme sigurie dhe pajisje mbrojtëse kur caktojnë stafin për të mbuluar ngjarje me rrezik të lartë.
Rrjeti SafeJournalists shpreh solidaritet me Marsi Korreshi, Armando Varfi dhe të gjithë gazetarët e punonjësit e medias që mbuluan protestën në kushte të vështira. Mbrojtja e sigurisë së tyre është thelbësore për garantimin e së drejtës së publikut për informim.
Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 11 maj 2026
Rrjeti SafeJournalists
Shoqata e Gazetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës
Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Medias e Malit të Zi
Në GJKKO ka nisur seanca e radhës e gjyqit në themel për k...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës e gjyk...
Ka nisur seanca në themel për kreun e Partisë së Lirisë Il...
GJKKO ka pranuar qëndrimin ligjor të SPAK-ut, i cili ka ku...
Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka pë...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Në konferencën e sotme për mediat, kryeministri Edi Rama k...
Kreshnik Hajdari, kryebashkiaku i Kuçovës, rezulton i dënu...
Deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë janë...
Një lajm i gëzuar vjen nga Uashingtoni se për herë të parë...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në konferencën e sot...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë mbi kapitullin 5 ...
Avokati i kreut të PL-së, Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ësht...
Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë nga burgu 5 protest...
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publi...
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publi...
Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka mbajtur ...
Institucioni i Avokatit të Popullit është përfshirë së fun...
Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, ka mbajtur fja...
Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur këtë të hënë në Pro...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...