Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Një lajm i gëzuar vjen nga Uashingtoni se për herë të parë një përfaqësuese nga shtresa e të përndjekurve politikë shqiptarë Dr. Elida Dakoli, është zgjedhur Anëtare e Bordit të Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit në Uashington.
Këtë e bëri të ditur Dr. Eric Patterson, President dhe CEO i VOC, i cili theksoi:
“Antarësimi i Dr. Elida Dakolit në Bordin e VOC-së shënon një epokë të re për Fondacionin Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit. Mezi pres të punoj me Dr. Dakolin për të forcuar misionin e VOC-së dhe për të treguar historinë e rëndësishme, por shpesh të injoruar të shtypjes komuniste në Shqipëri.”
Deklarata e Besim Ndregjonit, President i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë!
Unioni Mbarkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë si një zë i vetëm gjatë tri dekadave në denoncimin e krimeve makabre të komunizmit stalinistë-enveristë si brenda dhe jashtë vendit e mirëpriti zgjedhjen e bashkëvuajtëses sonë Dr. Elida Dakoli në atë bord botëror dhe i shpreh asaj respektin, mirënjohjen dhe e siguron që ne do të kemi një bashkëpunim institucional dhe aktiv për t'i bërë prezentë në Uashington krimet e komunizmit!
I vetmi shteti shqiptar nuk është bërë pjesë e atij Fondacioni Botëror, me një qëllim që bota të mos njohë krimet që kishte bërë diktatori Enver Hoxha. Me zgjedhjen e Dr. Elida Dakolit, bota do të njohë krimet e komunizmit në Shqipëri dhe bilancin tragjik të këtyre krimeve, që janë pushkatuar dhe u janë zhdukur eshtrat mbi 6000 shqiptarëve dhe sot mbas tri dekadave nuk kanë një varr në tokën e tyre.
Dhe shteti i ashtuquajtur “demokratik" hesht dhe nuk i nderon këta korifej të lirisë. 36.000 shqiptarë janë dënuar me motive politike. Dhe sot përçmohen nga klasa politike. 60.000 familje janë internuar në kampet famëkeqe të Tepelenës, Beratit, Porto Palermos, Zvërnecit e Lushnjës. Mbi vdekjen nga uria të 300 fëmijëve nga uria në kampin e Tepelenës dhe kufomat e tyre i mori lumi Vjosa. Ekzekutimi dhe burgosja e 120 klerikëve katolikë. Ekzekutimi dhe burgosja e 83 klerikëve bektashinj.
Ekzekutimin dhe burgosjen e 60 klerikëve myslimanë.
Ekzekutimin dhe burgosjen e 39 klerikëve ortodoksë. Shkatërrimin e mbylljen e 2169 institucioneve fetare. Në fund të viteve 80 kur Europa shembte murin e Berlinit diktatura staliniste varte poetin Havzi Nela.
Do të njihen kampet e përqendrimit të torturave staliniste si Spaçi, Qafë-Bari, Këneta e Maliqit, Burreli, varri i Intelektualëve shqiptarë etj., se si Shqipëria nuk ka një muze të krimeve të Komunizmit. Fondacioni nëpërmjet Dr. Dakolit do të njihet se si klasa poltike e post '90 jo vetëm që nuk i dënoi këto krime çnjerëzore, por luftoi me pushtet të pamerituar që t'i fshinte nga kujtesa, me pikësynimin ideologjik “Ashtu që koha”.
Dr. Elida Dakoli nëpërmjet këtij institucioni botëror do t'i njohë me mbijetesën dhe paqen që përçuan antikomunistët shqiptarë familjarët e tyre dhe pse u dënuan politikisht tri breza ata nuk kërkuan hakmarrje, por vetëm Drejtësi!
Fondacioni do të njihet me realitetin e hidhur shqiptar se si mbas shembjes së murit të Berlinit në Shqipëri u krye formalisht sistemi demokratik pa u cenuar ligjërisht diktatura komuniste. Rilindja komuniste gjatë 35 viteve bëri ligje në mbrotje të xhelatëve të diktaturës dhe kriminalizoi politikëbërjen shqiptare. Në një vend ku nuk vepron ligji dhe nuk funksionon demokracia lindin diktaturat.
Amerika, vendi i lirisë, i çmon dhe nderon aktivistët që i shërbejnë paqes dhe i nderon ata që mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut! E kundërta ndodh në Shqipëri ku nderohen patronazhistët, të priviligjuarit e diktaturës, ata që kanë pasur lidhje dhe mbështetës të komunizmit. Nderohen Marksistë -Leninistët, pushtetarët e korruptuar duke e deformuar pushtetin demokratik.
Zgjedhja e Dr. Elida Dakolit një udhëheqëse në fushën e të drejtave civile, diplomate kulturore, akademike dhe pianiste koncertesh. Puna e saj përqendrohet në ruajtjen e kujtesës historike dhe promovimin e vlerave demokratike.
E lindur në Durrës, gjatë viteve të fundit të regjimit komunist, ajo vjen nga një familje e ngulitur thellë në lëvizjen e hershme demokratike të Shqipërisë, një familje shqiptare që është prekur thellësisht nga përndjekja politike e komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës.
Gjyshi i saj, Hysen Myshketa, avokat dhe pjesëmarrës në përpjekjet e hershme të ndërtimit të shtetit shqiptar, u vra nga njësitet guerile të regjimit komunist. Gjyshi i saj, Sadik Dakoli, vdiq në burgun komunist, dhe eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë. Anëtarët e familjes së saj janë burgosur dhe përndjekur nga regjimi komunist për veprimtarinë e tyre pro-demokratike.
Unioni Mbarkombëtar i Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë i uron suksese e punë të mbarë bijës së Durrësit, bashkëvuajtëses sonë të nderuar dhe mirëpret zërin e saj në shërbim të kujtesës kombëtare! Urimi është pak për Ju si intelekuale e mbrojtjes së kujtesës kombëtare!
Një fjalë e urtë shqiptare thotë “E drejta vonon, por nuk harron.” Antikomunistët e dënuar dhe të përndjekurit politikë shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Uashington mbas tri dekadash!
Me këmbë të mbarë Dr. Elida Dakoli dhe dalsh faqebardhë në këtë mision të madh botëror!/ CNA
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në konferencën e sot...
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë mbi kapitullin 5 ...
Avokati i kreut të PL-së, Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ësht...
Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë nga burgu 5 protest...
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publi...
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publi...
Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka mbajtur ...
Institucioni i Avokatit të Popullit është përfshirë së fun...
Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, ka mbajtur fja...
Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur këtë të hënë në Pro...
Aktori Mehdi Malkaj ka shprehur kritika për mënyrën se si ...
Aktori Robert Ndrenika u keqpërdor nga Erion Veliaj në gjy...
Aktori Mehdi Malkaj ka komentuar ditën e sotme “show”-n në...
Mjeku Erion Dasho i përgjigjet Taulant Mukës për akuzat nd...
Akademiku shqiptar, Arben Merkoçi ka reaguar pas akuzave t...
Pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ...
Shqipëria po përballet me një tkurrje të ndjeshme të punon...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili u vetëofrua si kandi...
Nga dita e nesërme, 11 maj 2026, autoritetet doganore grek...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka bërë një reagim p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...