Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë mbi kapitullin 5 të procesit të integrimit në BE, është shprehur se Banka Botërore ka dhënë dritën jeshile të certifikimit të çdo projekti ku ajo merr pjesë në financim, duke bërë me dije se tashmë jemi në fazën e krijimit të një sistemi inovativ të prokurimit elektronik me Inteligjencë Artificiale.
Me këtë projekt do të merret “Diella”, që, sipas Ramës, shumë mendojnë se po fle, por jo, pas Diellës do të bëjë të gjithë volumin me algoritme inteligjente për projektin.
Rama theksoi se falë këtij sistemi do të marrin fund edhe problematikat për hartimin e specifikimeve teknike dhe procesi do të jetë i gjurmueshëm ku për këdo që do të ketë pretendime, do të jetë e mundur të kthehet në pikën e nisjes për të parë procesin manualisht.
“Mund të jetë krijuar një opinion sikur Diella ka bërë punën dhe po fle. Tani jemi në një fazë të re të procesit, pasi janë hartuar gjatë gjithë kësaj periudhe 450 faqe të detajuara, për të cilat kanë punuar ekspertë vendas, dhe këto faqe janë vënë nën shqyrtimin e Bankës Botërore, që ka dhënë pak ditë më parë dritën jeshile, pa kundërshtim, të certifikimit të çdo projekti ku Banka Botërore merr pjesë në financim, dhe tani jemi gati të kalojmë në fazën e një sistemi inovativ të prokurimit elektronik, unikal me IA.
Është bërë në Shqipëri një workshop intensiv me 16 vende, të cilat kanë elementë të IA në proceset e prokurimit. Projekti ynë është i pari i këtij lloji, se synon të gjithë elementët e procesit t’i vendosë në një zinxhir, të mundësojë prokurimin me IA në një masë të madhe të procesit dhe të bëjë të mundur që asnjë biznes të mos detyrohet të mbledhë letra lart e poshtë.
Të gjitha të dhënat do të mblidhen nga Diella ku janë mbi 40 regjistra publikë dhe pastaj të jenë në dorën e biznesit për t’i aktivizuar me një klik; një proces që do të shkojë nga studimi i tregut te dorëzimi i ofertave, monitorimi i kontratave dhe çdo ndërveprim do të jetë transparent dhe i gjurmueshëm. Kjo do të mbyllë kapitullin e problematikave për hartimin e specifikimeve teknike. Diella do të bëjë të gjithë këtë volum me algoritme inteligjente, shpejt, saktë dhe paanshmërisht. Procesi do të jetë i gjurmueshëm; për këdo që do të ketë pretendime, do të jetë e mundur të kthehet në pikën e nisjes për të parë procesin manualisht. Sistemi është i planifikuar të ndërtohet me parimet më të larta të transparencës, të shkruara nga institucionet dhe organizatat ndërkombëtare. Publiku do të mbështetet në formatet elektronike të BE-së. Do të jemi tërësisht në një fazë tjetër dhe jo në 10-vjeçarin tjetër, por brenda këtij mandati.
Ky sistem nuk është thjesht një projekt teknologjik, por një manifest kombëtar.
Diella do të shënojë kapërcimin nga një epokë në një tjetër të të bërit biznes. Është një përmbysje totale e një sistemi dhe një reflektim i Shqipërisë në Shqipëri, i gjithë asaj që teknologjia u jep vendeve dhe, mbi të gjitha, vendeve si yni, vendeve në zhvillim, që përmes teknologjisë do të bëjnë kapërcime që do të ishin të pamundura”, tha Rama./ CNA
Avokati i kreut të PL-së, Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ësht...
Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë nga burgu 5 protest...
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publi...
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publi...
Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ka mbajtur ...
Institucioni i Avokatit të Popullit është përfshirë së fun...
Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, ka mbajtur fja...
Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur këtë të hënë në Pro...
Aktori Mehdi Malkaj ka shprehur kritika për mënyrën se si ...
Aktori Robert Ndrenika u keqpërdor nga Erion Veliaj në gjy...
Aktori Mehdi Malkaj ka komentuar ditën e sotme “show”-n në...
Mjeku Erion Dasho i përgjigjet Taulant Mukës për akuzat nd...
Akademiku shqiptar, Arben Merkoçi ka reaguar pas akuzave t...
Pedagogu dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka ...
Shqipëria po përballet me një tkurrje të ndjeshme të punon...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, i cili u vetëofrua si kandi...
Nga dita e nesërme, 11 maj 2026, autoritetet doganore grek...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka bërë një reagim p...
Motra e Martin Çeços ka folur për ndarjen nga jeta të vëll...
Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një reagim në rrjetet socia...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...