web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peleshi propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, fokus te ligjet e integrimit europian

11 Maj 2026, 14:53, Aktualitet CNA

Peleshi propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, fokus te ligjet e

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka hedhur për diskutim një paketë ndryshimesh në Rregulloren e Kuvendit, që synojnë të përshpejtojnë procedurat parlamentare, veçanërisht për çështjet që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndër propozimet më të rëndësishme është përjashtimi i projektligjeve të lidhura me negociatat për anëtarësim në BE nga kufizimet e procedurës së përshpejtuar.

Aktualisht, Kuvendi nuk mund të shqyrtojë më shumë se tri projektligje me procedurë të tillë gjatë nëntë javëve punime, por drafti i ri parashikon që ky kufizim të mos zbatohet për ligjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian apo me zbatimin e detyrimeve të procesit negociues.

Ndryshimet prekin edhe mënyrën e miratimit të çështjeve jashtë rendit të ditës në seancat plenare.

Nëse deri më tani kërkohej mbështetja e 3/5 të deputetëve të pranishëm, propozimi i ri ul pragun në shumicë të thjeshtë, duke e bërë më të lehtë futjen në diskutim të çështjeve të paparashikuara.

Një tjetër pikë e draftit lidhet me komisionet parlamentare.

Sipas propozimit, kërkesat për seanca dëgjimore me anëtarët e qeverisë duhet të trajtohen brenda pesë ditëve, me synimin për të shmangur zvarritjet dhe për të rritur kontrollin parlamentar.

Paketa e ndryshimeve pritet të diskutohet në organet parlamentare në ditët në vijim./ CNA

Peleshi propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, fokus te ligjet e

Peleshi propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, fokus te ligjet e

Peleshi propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit, fokus te ligjet e

 





Lajmet e fundit nga