web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotolajm- Ndryshimi i Metës nga seanca e parë, si u shfaq në sallën e gjyqit

11 Maj 2026, 14:03, Aktualitet CNA

Fotolajm- Ndryshimi i Metës nga seanca e parë, si u shfaq në

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur sot në sallën e gjyqit me një pamje ndryshe nga ajo e seancës së parë të zhvilluar më 27 prill.

Në daljen e tij të parë para togave të zeza, gjendja fizike e Metës tërhoqi vëmendjen e mediave dhe shkaktoi reagime të shumta publike, ndërsa pati edhe denoncime lidhur me kushtet e paraburgimit ku ai po qëndron.

Sot, Meta është shfaqur më energjik dhe i buzëqeshur gjatë seancës gjyqësore. Pamjet dhe videot që kanë qarkulluar në media e tregojnë atë duke bërë sërish simbolin e shqiponjës me duar, një gjest që është komentuar gjerësisht edhe në daljet e tij të mëparshme publike.

Fotot nga salla e gjyqit janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet, duke rikthyer vëmendjen te paraqitja e ish-Presidentit Meta./ CNA





Lajmet e fundit nga