Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ministrat e jashtëm të BE-së do të japin 500 milionë euro të tjera nga mjetet financiare të BE për të blerë armë për Ukrainën. BE ka dhënë gjithsej 2,5 miliardë euro për këtë vend të sulmuar nga Rusia. Kjo shumë është sa gjysma e buxhetit për të ashtuquajturin "Mjete për paqen”, me të cilën BE financon edhe misionet në Afrikë. BE vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim në politikën e vet, jo vetëm sa i përket shtimit të armëve të rënda për Ukrainën, por edhe sa u përket sanksioneve kundër Rusisë. Ministrat e jashtëm të BE-së këmbëngulin për këtë gjë në takimin e tyre në Bruksel. "Çfarë alternative tjetër kemi?", pyet në mënyrë retorike ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg. "Nëse do të rrinim duke parë pa bërë asgjë, çfarë do të ndodhte pastaj? Pastaj do të hynin në fuqi ligjet e xhunglës dhe kjo nuk është në interes të askujt.”
Rriten zërat e kritikave
Por radhët e BE nuk janë shumë unikë. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili pengoi me veton e tij vendosjen e embargos së plotë të naftës, vazhdon të mendojë si dhe më parë se sanksionet kundër agresorit rus janë hap i gabuar. BE "ka goditur mushkëritë e veta”, tha Orban në një intervistë radioje. "Ka vende që janë të bindura për politikën e sanksioneve, por Brukseli duhet të pranojë se ajo ka qenë e gabuar,” shtoi ai.
Edhe në Gjermani kanë filluar diskutimet për efektin që kanë sanksionet. Duke pasur parasysh mungesën e karburanteve, industria gjermane paralajmëron se ekziston rreziku i kalimit në recesion dramatik. Politikani i majtë gjerman Klaus Ernst, kryetar i Komisionit të Energjisë në parlamentin gjerman, Bundestag, i kritikon sanksionet si "gol në portën e vet”. Me gjithë përgjysmimin e sasisë së karburanteve që eksporton, Rusia nxjerr më shumë të ardhura se para luftës, për shkak të rritjes së çmimeve.
Sipas një sondazhi të Institutit INSA për studimin e opinionit, ndërkohë 47 për qind e gjermanëve janë të mendimit se sanksionet dëmtojnë më shumë Gjermaninë sesa Rusinë.
I ngarkuari i BE-së me politikën e Jashtme, Josep Borrell, i ka hedhur poshtë kritikat për efektin e sanksioneve. Disa vetë pretendojnë se çmimi i karburanteve është rritur për shkak të embargos së BE-së, tha Borreli gjatë takimit në Bruksel. Por kjo nuk është e vërtetë, shtoi ai.

Këtë mund ta shohë kushdo që sheh faktet. "Çmimi i karburanteve ka të njëjtin nivel që ka pasur para fillimit të luftës në muajin shkurt,” tha i ngarkuari me politikën e Jashtme.
Në fakt tregjet ndërkombëtare të karburanteve janë qetësuar. Analizat e bankës Goldmann Sachs i kanë korrigjuar prognozat për çmimin e karburanteve këtë vit duke i ulur, me gjithë embargon e BE-së. Por kjo ka të bëjë me perspektivën e turbullt të ekonomisë globale dhe jo me politikën e BE-së. Frika nga recesioni ka çuar gjithnjë në karburante më të lira.
Sanksionet kërkojnë të pengojnë të paktën Putinin
BE është duke punuar për ashpërsimin e sanksioneve dhe zbatimin më të mirë të sanksioneve ekzistuese. Përveç kësaj duhet ndaluar tregtia me arin rus. Diskutimet se si duhet bërë kjo do të vazhdojnë deri të premten e ardhshme.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, mendon se nuk duhen pritur mrekulli nga sanksionet. "Unë e di që ne nuk mund ta ndryshojmë botën duke vendosur sanksione, por ne duhet të qëndrojmë në linjën që kemi marrë. Linja është që të detyrojmë Putinin të vijë në tavolinën e bisedimeve.” Asselborn mendon, se duhen kufizuar të paktën mundësitë ekonomike të pushtetmbajtësit dhe komandatit rus të luftës.
Dhe kjo gjë është arritur, thuhet nga ekspertët përkatës të Komisionit të BE-së. Ekonomia ruse do të bjerë sivjet me dhjetë për qind, ndërkohë që ajo e BE-së do të rritet me gati dy për qind.
Në Gjermani pritet me tension të madh të shihet a do të rrjedhë gaz rus në gazsjellësin Nordstream 1, sapo të mbarojnë punimet e mirëmbajtjes. Edhe nëse kjo gjë nuk arrihet, nuk duhen bërë përulje para kërkesave ruse, mendon ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis. Rusisë nuk i është ndaluar të eksportojë gaz. "Nuk ka sanksione për gazin, por ne të gjithë e dimë se Rusia mund ta përdorë energjinë si vegël politike. Qeveritë e përgjegjshme janë përgatitur për këtë gjë. Edhe sikur të mos vinte më gaz rus, unë shpresoj që të ketë furnizues të tjerë.”
I ngarkuari i BE-së me politikën e Jashtme, Josep Borrell nuk pranon të ekzistojë lidhje midis gazit dhe sanksioneve: "Këto dy gjëra nuk duhen përzier.”
Blerje energjie nga vendet fqinje
Komisioni i BE-së dhe vendet anëtare të BE-së ka muaj që kërkojnë furnizues të tjerë energjie. Por është e vështirë që për një kohë të shkurtër të zëvendësohen 40 për qind e gazit rus të importuar nga BE-ja. Premtime janë dhënë për të marrë gaz shtesë nga Norvergjia dhe Algjeria. Me furnizuesit e gazit të lëngshëm nga SHBA dhe Katari janë nënshkruar kontratat e para. Në fund të vitit do të mbërrijë në Gjermani gazi i parë i lëngshëm që vjen me terminalet lundruese.
Kryeministri italian, Mario Draghi, ka shkuar në Afrikën e Veriut, për të siguruar më shumë gaz nga Algjeria dhe mundësisht naftë nga Libia. Po ashtu, Presidenti francez Emanuel Makron është në kërkim të furnizuesve të mundshëm dhe ka pritur në Paris, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Scheich Mohamed bin Zayed Al-Nahyan.
Të gjitha këto përpjekje diplomatike përfundojnë me marrëveshje në parim dhe deklarata mbi synime. Ato nuk janë kthyer ende në kontrata furnizimi me çmime të dhëna në euro dhe cent.
Diplomaci karburanti në Baku

Presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, u takua në Baku me pushtetmbajtësin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për të siguruar furnizime shtesë gazi nga gazsjellësi që kalon në Europën Juglindore. Sasia e furnizuar nga jugu i Kaukazit do të shtohet vitin tjetër nga tetë milliardë metër kubik gaz që është tani, në 20 miliardë metër kubik, njoftoi në Baku Ursula von der Leyen. Deri tani BE ka shpenzuar 400 miliardë metër kubik gaz në vit. Kështu që pjesa që zë Azerbajxhani në sasinë e përgjithshme mbetet e vogël.
Presidentja e Komisionit të BE zhvilloi në qershor bisedime për një marrëveshje në parim me Izraelin dhe Egjiptin për eksportin e gazit nga Izraeli nëpërmjet terminaleve lundruese egjiptiane. Izraeli ka rezerva të mëdha gazi në bregdet, por nuk ka infrastrukturën e duhur për të furnizuar gaz në Europë. Planet për një gazsjellës që do të sillte gaz në Itali nuk kanë bërë përpara. Shfrytëzimi i fushave të naftës dhe furnizimi i BE-së kërkojnë kohë dhe nuk do të arrijnë të sjellin gjë para dimrit të ardhshëm.
Zërat e kritikave për "diplomacinë e gazit" janë shtuar, sepse për t'u shkëputur nga autokratët e Kremlinit, BE vihet në varësinë e regjimeve autokrate si ai i Azerbajxhanit ose Egjiptit. Sipas dëshirës së furnizuesve, furnizimi i gazit nga Katari, Azerbajxhani apo Algjeria duhet bërë për një afat sa më të gjatë. Por kjo është në kundërshtim me politikën e BE-së për mbrojtjen e klimës. Sepse BE kërkon që deri në vitin 2050 të kthehet në neutrale për klimën, pra të punojë pa djegur naftë dhe gaz.
Këtë të mërkurë (20.07) Komisioni i BE-së do të prezantojë planet emergjente nëse gazi rus mbetet krejtësisht jashtë loje. /DW
Në kuadër të organizimit të Konferencës së Parë Ndërqeveri...
Bashkimi Europian ka çelur sot negociatat me Shqipërinë dh...
Departamenti amerikan i shtetit publikoi të enjten rap...
Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Ze...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka reaguar për çeljen...
Një pemë e madhe para drejtorisë së policisë në Tiranë ësh...
Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar për çeljen e ne...
Presidenti amerikan, Xho Bajden, ka përshëndetur hapat e r...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, vijon të përplasë kë...
Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimi...
Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimi...
Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, në konferencën p...
Një ditë më parë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj,...
Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliv...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Jose...
Në Bruksel ka nisur Konferenca e parë Ndërqeveritare mes S...
Agjencia për Media dhe Informim ka reaguar në lidhje me be...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën...
19 korriku shënon 30 vjetorin e masakrës së Via D’Amelio n...
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë pritet që të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...