Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

19 korriku shënon 30 vjetorin e masakrës së Via D’Amelio në të cilin gjyqtari Paolo Borsellino dhe forcat e tij të sigurisë Agostino Catalano, Emanuela Loi, Vincenzo Li Muli, Walter Eddie Cosina dhe Claudio Traina humbën jetën.
Borselino u vra më 19 korrik të 1992-shit nga mafia italiane.
Lindur në Palermo në vitin 1940 nga një familje në gjendje të mirë, në vitin 1959 regjistrohet në fakultetin e drejtësisë në universitetin e qytetit të tij dhe diplomohet në vitin 1962 me maksimumin e notave (110 e lode); në vitin e pasrendës, në moshën 23-vjeçare, fiton konkursin për gjyqtar.

Vitet e para i kalon në prokurori të ndryshme siciliane; në vitin 1975 vendoset në Palermo dhe nis të punojë përkrah Rocco Chinnici-t, një nga gjyqtarët e shumtë që do të shohë të bjerë viktimë e mafies; fillon të merret me mafien dhe në vitin 1980 pas arrestimeve të para i jepen agjentë truproje.
Nën udhëheqjen dhe falë intuitës së Chinnici-t lind pool-i, grupi antimafie që do të koordinojë të gjitha hetimet dhe që do të ndryshojë me rrënjë mënyrën e luftimit të dukurisë kriminale; në të do të punojnë gjyqtarë si Borsellino, Falcone, Di Lello e Ajala; do të jenë vite fitoresh të mëdha dhe zhgënjimesh e vuajtjesh, veçanërisht kur, e do të ndodhë shpesh, do t’u duhet të qajnë miq e kolegë, por edhe kur do t’u duhet të ndeshen me murin e gomës që duket se përshkon një pjesë të institucioneve. Ndër të parët që bien nën goditjet e mafies do të jenë gjykatësi Cesare Terranova dhe truproja e tij, marshalli i policisë Lenin Mancuso, vrarë më 25 shtator 1979; kapiteni i karabinierëve Emanuele Basile, që bashkëpunon me Borsellinon nga viti 1975, vrarë më 4 maj 1980.
Lista e vrasjeve të atyre viteve do të ishte tepër e gjatë: politikanë, njerëz të forcave të rendit, përfaqësues të drejtësisë, kushdo që u pret rrugën mafiozëve vë në rrezik jetën. Më 30 prill të vitit 1982 vritet kryetari i PCI për Sicilian, Pio La Torre; vendoset të dërgohet si i plotfuqishëm në Sicili gjenerali Carlo Alberto Dalla Chiesa, që sapo kishte arritur suksese të shkëlqyera kundër terrorizmit; gjenerali shpresonte të sillte në Sicili sisteme dhe metoda të përdorura kundër Brigadave të kuqe (Brigate Rosse); do ta kuptojë shumë shpejt që është i vetëm dhe më 2 shtator të të njëjtit vit, vetëm pas tre muajsh nga ardhja e tij, do të masakrohet bashkë të shoqen e re, Setti Carraro, ndërsa ktheheshin në shtëpi pa truprojë.

Për Paolo Borsellinon dhe Giovanni Falconen janë çaste shumë të vështira: më 29 korrik 1983 një autobombë vret Rocco Chinnici-n, dy nga agjentët e truprojës së tij dhe portierin e një godine. Po të provohet të shfletohet një kronologji e atyre viteve mbetesh pa frymë nga numri i vrasjeve që pasojnë njëra-tjetrën në Sicili.
Por puna vazhdon për Borsellinon dhe pool-in e tij: në vend të Chinnici-t vihet Antonino Caponnetto dhe rezultatet e para fillojnë të duken: më 1984 arrestohet Vito Ciancimino, ish kryebashkiak demokristian i Palermos; por viti 1984 është mbi të gjitha viti i të penduarit të parë të rëndësishëm të mafies: Tommaso Buscetta u tregon gjyqtarëve strukturën dhe lidhjet politike e institucionale të Cosa Nostra-s. Mbi fjalët e tij përfaqësuesit e drejtësisë do të ndërtojnë të parin maksiproces gjyqësor kundër bandave mafioze; por klima vazhdon të jetë e rëndë, vazhdojnë vrasjet e vdekjet, vihen në qarkullim fjalë kundër përfaqësuesve të drejtësisë sikur këta abuzojnë me truprojën duke vënë në rrezik jetë të pafajshmish. Paolo Borsellino kërkon dhe ia arrin të shkojë të drejtojë prokurorinë e Marsalës, ku do të qëndrojë nga 1986 deri më 1991 dhe ku, së bashku me Falconen që qëndron në Palermo, do të arrijë rezultate të mëdha.
Më 1987 Caponnetto largohet nga pool-i për arsye shëndeti; zgjedhja më e mirë për t’i dhënë vazhdimësi punës do të ishte zëvendësimi i tij me Giovanni Falconen, por Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën presione politike dhe me pretekstin e vjetërsisë më të madhe në punë, vendos të emërojë Antonino Mele.
Fillon një erë e re: gjyqtarët që ishin dhënë me mish e me shpirt pas punës ndjehen të izoluar, sulmet personale vazhdojnë me ritme frenetike, përhapen fjalë pa asnjë bazë për qëllime të supozuara politike të Falcones e Borsellinos. Ndërkohë, i pari vendos të pranojë një detyrë të re në Romë, si drejtor i çështjeve penale: është i bindur se, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me politikanët, fjala e tij mund të ketë vlerë për një projekt që ka shumë për zemër: krijimin e një superprokure antimafie; edhe Borsellino merr zemër dhe vendos të kthehet në Palermo: me të vijnë në prokurori zëvendës-prokurori Ingroia dhe marshalli Canale.

Në Romë vendoset të ngrihet Superprokuroria dhe kandidaturat e forta për drejtimin e saj janë dy: ajo e Falcones dhe ajo e Agostino Cordova. Borsellino, edhe pse nuk kishte qenë shumë dakord me zgjedhjen e mikut për t’u transferuar në kryeqytet, e mbështet atë plotësisht, në të gjitha mënyrat, me ndërhyrje dhe deklarata publike. Në maj duket se Falcone i ka të gjitha shanset të bëhet super prokuror, por më 23 të të njëjtit muaj, ndërsa ishte në Palermo, një bombë mbi autostradën e Capaci-t i jep fund karrierës dhe jetës së tij.
Borsellino është i drobitur, por jo i mundur. I ofrojnë kandidaturën e mikut, por refuzon. Dëshiron të qëndrojë në Palermo dhe të japë kontributin e tij me të gjitha mënyrat për të zbuluar vrasësit e Falcones. Një muaj pas atentatit, duke marrë pjesë në një debat për mikun e tij do të thotë:
“Pse nuk iku, pse e pranoi këtë situatë të tmerrshme? Nga dashuria. Jeta e tij ka qenë një akt dashurie ndaj këtij qyteti, ndaj kësaj toke që e lindi dhe e rriti. Sepse, nëse dashuri do të thotë, mbi të gjitha dhe kryesisht, të japësh, për Falconen, dashuria për Palermon dhe njerëzit e saj ka nënkuptuar gjithnjë të japësh diçka, gjithçka ishte e mundur të jepje nga forcat tona morale, intelektuale dhe profesionale për ta përmirësuar këtë qytet dhe atdheun të cilit i takon… Kanë vdekur të gjithë për ne, për të padrejtët, u kemi atyre një borxh të madh dhe duhet t’ua shlyejmë, duke vazhduar veprën e tyre… duke i treguar vetës dhe botës që Falcone është gjallë”.
Fatkeqësisht nuk do ta ketë të mundur: më 19 korrik në Palermo, në rrugën D’Amelio një autobombë vret gjykatësin Paolo Borsellino dhe njerëzit e truprojës së tij: Agostino Catalano, Walter Cusina, Emanuela Loi, Vincenzo Li Muli, Claudio Traina.

Lidhja me vdekjen ka qenë gjithnjë e pranishme në jetën e këtij shërbyesi të jashtëzakonshëm të shtetit: ka parë të bien një nga një shumë miq e kolegë, por megjithatë, apo ndoshta pikërisht për këtë arsye, shpesh bënte shaka me Falconen me atë çka duhet t’u shkruanin në nekrologji në rast se njëri prej tyre binte nën goditjet e mafies.
Por Borsellino është i vetëdijshëm, dhe me të drejtë, që ka kryer gjithnjë, deri në fund, detyrën e tij; e vetmja gjë që e shqetëson vërtet, i fut ankthin, është dëshpërimi që do të binte mbi familjarët e tij. Përpara atentatit që i mori jetën kishte shkruar: “Nuk jam as hero as kamikaz, vetëm një person si shumë të tjerë. I trembem fundit sepse e shoh si një gjë të mistershme, nuk di ç’do të ndodhë në botën e përtejme. Por e rëndësishme është që guximi të fitojë mbi të tjera ndjenja… Po të mos ishte për dhimbjen që më jep largimi nga familja ime, mund edhe të vdisja i qetë”.
Vetëm pesë muaj pas vrasjes së Paolo Borsellinos duket sikur gjërat më në fund ndryshojnë: rinisin hetimet dhe arrestimet. Më i bujshmi, më 15 janar 1993, është arrestimi i kreut të Korleonezëve, familjes mafioze më në zë të asaj periudhe, Toto Riinës, që ishte edhe njeriu i atentateve më mizore të viteve pararendëse.
Por mafia nuk dorëzohet: një seri atentatesh mes majit dhe korrikut të të njëjtit vit të lënë të kuptosh që rruga do të jetë ende e gjatë: më 15 maj një bombë shpërthen në Romë, në rrugën Fauro, teksa kalon makina e Maurizio Costanzos, që duhet të ishte edhe viktima pasi gazetari, pas atentateve të Capaci-t dhe rrugës D’Amelio, ishte përpjekur shumë, me aq sa mundej, në luftën kundër mafies. Më 27 maj në Firenze, një autobombë në rrugën Georgofili shkaktoi vdekjen e pesë personave, Dino Capolicchio, Angela Fiume, Fabrizio Nencioni dhe të dy fëmijëve të këtyre të fundit, Nadia 9-vjeçare dhe Caterina 50-ditëshe, dhe mëse 40 të plagosur.
Natën mes 27 dhe 28 korrikut shpërthejnë njëkohësisht dy autobomba, një në Romë (shkakton 20 të plagosur) dhe një në Milano (5 të vdekur), ndërsa në pallatin Chigi të qeverisë verifikohet një black out telefonik (teksa zhvillohet mbledhja e Komitetit për rendin dhe sigurinë) që bllokon komunikimin mes Kryeministrit dhe Komandës së përgjithshme të Karabinierëve.
Në Milano vdesin zjarrfikësit Carlo Lacatena, Stefano Picerno, Sergio Pasotto, polici bashkiak Alessandro Ferrari dhe emigranti maroken Driss Moussafir. Në Romë dëmtohet rëndë kisha e San Giorgio in Velabro, dhe me një bombë të dytë, Bazilika e San Giovanni in Laterano. Të gjithë këto atentate duken si një paralajmërim që mafia u çon institucioneve.
Që atëherë kanë kaluar vite; mafia si një lumë karstik ka zënë pozita më të ulëta. Tashmë ka mbyllur epokën e atentateve të bujshme dhe ka rimarrë punën e saj nën rrogoz, por, pa dyshim, ajo ende nuk është mundur./CNA.al
Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë pritet që të...
"Partia e inceneratorëve" vijon teatrin. Mëngjesin e n...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der...
Ministrja e Jashtme gjermane në hapje të Dialogut të Peter...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për kap...
Gjatë ditës së sotme janë raportuar zjarre në 5 qarqe ...
Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka treguar ...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për marrjen prej nëntë...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar sërish në lidhje me ka...
Ditën e sotme është emëruar administratori i ri i ndër...
Një vatër zjarri është ndezur në malin e Balldrenit në...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë i tme...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë pas 9...
Zv.ndihmës Sekretarja e Shtetit, Lisa Johnson, është t...
Gazetari Roland Qafoku sapo ka nxjerrë në treg librin ...
Eduart Merkaj është larguar nga detyra e kreut të Poli...
Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit në lidh...
Në Komisionin e Reformës Territoriale vijojnë dëgjesat...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas bllokimit të shërbimev...
Të gjitha shërbimet online në faqet qeveritare vazhdojnë t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...