
Zgjohet “gjumashi ekselent”/ I shqetësuar për rindërtimin në Ukrainë
"Gjumashi ekselent", humbësi serial, Lulzim Basha ka d...
"Gjumashi ekselent", humbësi serial, Lulzim Basha ka d...
"Nga të gjitha ato që kam parë në Mariupol më ka mbetur një pamje në kujtesë: kufoma e një foshnjeje që ndodhej në bodrumin e një spitali". Mstyslav Chernov përshkruan skenën në bisedë me "Deutsche Welle". Ky ka qenë regjistrimi i fundit në Mariupol.
Në të njëjtën ditë, Mstyslav u largua nga qyteti i pushtuar. "Ne po filmonim në një spital, kur një mjek erdhi tek unë dhe m'u lut ta ndiqja në oborrin e pasmë", raporton Mstyslav Chernov. "Aty pashë papritur duzina kufomash, shtrirë përtokë, të mbështjellë në thasë plastikë apo qilima. Ishin kufoma civilësh të vrarë në bombardime.
Mes tyre ishte aty një paketë e vogël. Mjeku u përkul përpara e hapi dhe pashë trupin e vogël të një foshnjeje. Përbri një letër, ku thuhej, se kjo foshnje ishte vetëm 23 ditë".
Mstyslav Chernov është gazetar i agjencisë së lajmeve, "Associated Press".
Ai dhe kolegu i tij prej vitesh, fotoreporteri Evgeniy Maloletka, u nderuan me "Freedom of Speech Award" të "Deutsche Welle"-s për raportimin e tyre nga Mariupoli në shkurt dhe mars. Të dy gazetarët mbërritën në qytetin port, para marshimit të trupave ruse në Ukrainë dhe raportuan nga aty tri javë, derisa u evukuuan nga mesi i marsit nga qyteti.
Pamjet dhe videot rrëfejnë detaje të tmerrshme të luftës, se si Mariupoli dikur në lulëzim u shkatërrua dhe u zhyt në kaos përmes bombardimit masiv rus.
Gazetarët dokumentuan kushtet e pashpresa, nën të cilat jetonin banorët e qytetit, pa gaz dhe rrymë elektrike, madje banorëve iu desh të mbijetonin për disa javë pa qasje në ushqime dhe ujë të pijshëm. Ata fotografuan varret masive, të mbushur me kufomat e civilëve dhe fëmijëve. Pa provat e shumta të Chernov dhe Maloletkas bota nuk do të kishte mësuar aq shpejt, se çfarë tmerri u solli marshimi rus qytetarëve në Mariupol.
Pamjet hedhin poshtë propagandën ruse
Më 9 mars Maloletka fotografoi mjekët që nxjerrin një grua shtatzënë nga klinika e shkatërruar nga sulmi ajror rus. Chernov e filmoi shkatërrimin. Shtatzëna dhe fëmija e saj ndërruan jetë më vonë, po pamja që ofroi fotoreporteri bëri xhiron e botës.
Gazetarët nuk e dinin se këto pamje do të mbërrinin te kaq shumë njerëz e do të shkaktonin kaq shumë reagime zyrtare.
"Nuk ishte e lehtë të kishe qasje në internet dhe nuk kishim mundësi të ndiqnim media të tjera se çfarë reagimesh kishin sjellë ato që kishim fotografuar dhe filmuar", thotë Chernov. Kur u bombardua materniteti m'u bë e qartë se ky ishte njëri nga momentet më me rëndësi të luftës dhe që këto pamje do të kishin një efekt të madh.
Në kohën që gazetarët përpiqeshin t'i nxirrnin filmimet e fotot nga qyteti duke kërkuar internet, mediat ruse bombardonin opinionin me propagandë, sipas së cilës nga trupat ruse nuk ka pasur dëme në civilë. Por pamjet e Maloletkas që dokumentuan shkatërrimin e klinikës u bënë virale dhe provuan të kundërtën.
Gazetarët, nën presion
Për Chernov dhe Maloletkan raportimi nga rajonet e krizës nuk është i ri. Chernov ka raportuar nga rajonet e krizës si Siria, Iraku, Myanmari, kurse Maloletka ka raportuar me vite për revolucionin në Maidan në Ukrainë si edhe konfliktin në Donbas dhe në Krime. Por Mariupoli ishte diçka tjetër. Chernov e quan raportimin nga Mariupoli një nga detyrat më të vështira dhe të rrezikshme. "Kjo luftë është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e paparashikueshme dhe zhvillohet me armë ekstremisht të zhvilluara", thotë ai.
"Ti frikësohesh nga njëra anë për jetën, dhe në të njëjtën kohë ndjen presionin të prodhodh material t'ia bësh të ditur botës, sepse kjo ka rëndësi. Çdo gazetar që raporton nga Ukraina e ndjen këtë", -thotë ai.
Që nga fillimi i luftës trupat ruse qëllojnë rregullisht mbi gazetarët, sipas një raportimi të "Reporterëve pa kufij". Sipas të dhënave të Komitetit të Mbrojtjes së Gazetarëve, CPJ (njoftim i 13 qershorit 2022) janë vrarë të paktën 12 gazetarë në zonat e luftës në Ukrainë, mjaft të tjerë konsiderohen të humbur. Burimet ukrainase bëjnë të ditur shifra më të larta.
Me gjithë rreziqet Chernov dhe Maloletka do të kthehen në front pas marrjes së çmimit "Freedom of Speech Award" të "Deutsche Welles" në Global Media Forum. Chernov thotë se situata në Ukrainën lindore është po aq e tmerrshme si në Mariupol në kohën e pushtimit ose më keq. "Askush nuk e di sa viktima civilësh ka, sa shkatërrim ka, sepse nuk ka pamje nga rajone të tilla". Ai do të kthehet në Ukrainë. "Jam ukrainas dhe gazetar, dhe njerëzit duhet të informohen për atë që ndodh në Ukrainë, thotë ai. Puna e gazetarëve këto kohë është më shumë se një raportim. Bëhet fjalë për raportimin në fillim të diçkaje të madhe, bëhet fjalë të jesh dëshimtar i ngjarjeve e luftimeve që do të përcaktojnë të ardhmen e botës. E si mund të mos e ndjesh si gazetar detyrimin për të raportuar", pyet Chernov.
Një debat i ashpër është regjistruar mes aktivistes Mi...
Analisti Armand Shkullaku në "Të Paekspozuarit", ka ko...
Gazetari Artan Hoxha ka folur për operacionin e autori...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme në e...
Për analistin Andi Bushati takimi Rama-Kurti në Prisht...
Në "Debat" në "A2CNN" u fol mbrëmjen e së hënës për mb...
Një pajisje e dyshimtë është gjetur në Ishullin e Saza...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, ka bërë sot ...
Duke analizuar mbledhjen e sotme të përbashkët mes qev...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar...
Shqipëria dhe Kosova, në mbledhjen e përbashkët të dy ...
Avokatët e lirisë së medias kanë kritikuar ashpër Komi...
Avokati Artan Manushaqe tha në tryezën e organizuar ng...
CNA.al publikoi sot një tjetër dokument ekskluziv, që ...
Kreu i Dhomës së Avokatisë Durrës, Lorval Petani, kome...
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë,...
Avokati Genc Gjokutaj deklaroi në tryezën e organizuar...
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e...
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka qenë i pranishëm në ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaro...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Policia ka arrestuar 30-vjeçarin E.T., në Peqin i cili ish...
Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 3 persona për veprën pena...
Rreth orës 09:40, në lagjen "Selam Musai", Tepelenë, dysho...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin e Grams...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Një gazetar amerikan që punon për “The Wall Street Jou...
Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Blackhawk janë rr...
Shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, Pap...
Lajmi i mirë është se bota ka arritur ta mbajë korrups...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...