SPAK kërkon heqjen e imunitetit/ Këshilli i Mandateve vendos sot për Ballukun
Këshilli i Mandateve do të mblidhet këtë të hënë në orën 1...
Radhë të gjata automjetesh, lëvizje e ngadaltë dhe orë të tëra në timon. Aksi Gramsh - Moglicë - Lozhan - Maliq po përballet me një situatë të rënduar, duke u kthyer në një provë durimi për qindra drejtues mjetesh çdo ditë.
Fluksi i lartë i qarkullimit dhe gjendja e amortizuar e rrugës, sidomos në segmentin e Lozhanit, ku aksi është i ngushtë dhe me dëmtime, kanë sjellë vonesa të konsiderueshme.
Deri në 5 orë udhëtim për të përshkuar një segment që në kushte normale do të zgjaste shumë më pak.
Përveç kohës së humbur, qytetarët përballen me lodhje, rrezik në qarkullim dhe mungesë alternativash për të shmangur këtë segment problematik.

Një çift bashkëshortësh nga Durrësi tregon se udhëtimi i tyre ka qenë i stërzgjatur dhe i lodhshëm. Gruaja shprehet se janë nisur në orën 17:30 nga Durrësi dhe kanë mbërritur në mesnatë në Përrenjas, ndërsa sot janë detyruar të kalojnë sërish nga kjo rrugë. Sipas saj, kthimi pritet të zgjasë edhe 4 deri në 5 orë, ndërsa situata bëhet edhe më e rëndë për familjet me fëmijë apo të moshuar.
"Jemi nisur dje në orën 17:30 nga Durrësi dhe kemi mbërritur në Përrenjas, në orën 12:00 të darkës po kësaj rruge (Gramsh-Moglicë-Lozhan) kemi ardhur. Jemi të detyruar të ikim përsëri prej këtej se është ura duke u shembur, a është shembur, ne s'dimë gjë. Rruga e Gramshit dhe Maliqit shumë e vështirë, mua për veten time që duhet të shkoja në rast vdekje, mbrëmë nuk vajta dot. Më zuri makina dhe u bëra 'e vdekur' për vete dhe mezi e kam marrë veten që shkova sot në mëngjes. 4-5 orë besoj do zgjasë rruga në kthim se është me kthesa. Shumë e vështirë situata sepse ka edhe familje me fëmijë të vegjël, ose edhe me pleq, shumë gjynah... por shpresoj të bëhet më mirë", është shprehur qytetarja.
Edhe bashkëshorti i saj thekson se rruga është e ngarkuar. Qarkullimi, sipas tij, bëhet me një sens në disa pjesë dhe ka shembje e ngushtime që e bëjnë udhëtimin tepër të vështirë.
"Rruga shumë e vështirë për arsye se është situatë e ngarkuar, kalojnë në një sens dhe është pak problem. Tepër e vështirë, e bllokuar, me shembje, me një fjalë ka vështirësitë e veta. Shpresojmë të bëhet mirë", shprehet qytetari.

Një tjetër drejtues mjeti, i ardhur nga Greqia për një dasmë në Elbasan, tregon se u detyrua të kthehej nga ky aks. Sipas tij, segmenti është i ngushtë, me shumë kthesa dhe kërkon kujdes maksimal. Nga Gramshi deri në Maliq, udhëtimi i zgjati rreth 4 orë.
"Ne kemi ardhur nga Greqia, ishim në një dasmë në Elbasan. U detyruam të ktheheshim nga Gramshi. Rrugë e vështirë është, do shumë kujdes. Shumë kthesa ka dhe është shumë e ngushtë. Nga Gramshi zgjati gati 4 orë", ka deklaruar shoferi.
Ndërsa një shofer i linjës së transportit publik shprehet se prej më shumë se katër orësh e gjysmë ndodhet në rrugë. Ai thotë se mungesa e alternativave i detyron të përballen me këtë situatë çdo ditë.
"Kam që në 11:45 që u nisa, tani ora 16:15, gati 4 orë e gjysmë udhëtim. U sfilitëm, u hapëm nga krahët. Më keq se kaq nuk ka ku të vejë. S'kemi ç’të bëjmë, nga e keqja se s'kemi alternativë tjetër. Po të kishim alternativë tjetër...", tha shoferi i transportit publik.

Për drejtuesit e mjeteve, aksi Gramsh - Moglicë - Lozhan - Maliq është kthyer në një burim stresi, lodhjeje dhe rreziku. Udhëtime që zgjasin mbi 4 apo 5 orë, segmente të ngushta dhe të amortizuara, fluks i lartë mjetesh dhe mungesë alternativash janë realiteti me të cilin përballen qytetarët.
Ata kërkojnë ndërhyrje konkrete dhe zgjidhje afatgjata, në mënyrë që kjo nyje e rëndësishme të mos jetë më një pengesë, por një lehtësi për lëvizjen dhe zhvillimin e zonës. Deri atëherë, çdo udhëtim në këtë aks mbetet një sfidë që kërkon durim dhe kujdes maksimal./ CNA
Këshilli i Mandateve do të mblidhet këtë të hënë në orën 1...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale di...
Partia Demokratike në Sarandë ka zhvilluar ditën e sotme z...
Një situatë problematike e shkaktuar nga rrëshqitja e dher...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Qytetarët e Vlorës do të përballen sërish me ndërprerje të...
Pas dëmtimit të segmentit rrugor në aksin që lidh Librazhd...
Prej gati 48 orësh, rruga kombëtare Librazhd-Prrenjas ësht...
Bllokimi i aksit nacional Librazhd–Pogradec, pas dëmtimit ...
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka bërë m...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i ...
Situata në aksin kombëtar pranë zonës “Arrat e Gurrës”, në...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dëshmuar një p...
Sot mbushen plot 189 ditë nga mashtrimi publik i Erion Vel...
Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka nisur procedimi pe...
Besimtarët ortodoksë kanë nisur rrugëtimin e Kreshmës së M...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doga...
Komisionerja e Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shën...
SPAK ka dërguar për gjykim 21 të pandehur të akuzuar për v...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...