ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Besimtarët ortodoksë kanë nisur rrugëtimin e Kreshmës së Madhe, një periudhë që përtej privimit ushqimor, fton në një reflektim të thellë shpirtëror. Këtë të diel në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, Hierodhjakon Johani përcolli një mesazh të fortë mbi domethënien e faljes dhe rrezikun e gjykimit të të tjerëve.
Sipas traditës ortodokse, koha e kreshmës nuk është thjesht një dietë, por një rikthim në "shtëpinë e Atit". Hierodhjakon Johani u kujtoi besimtarëve se Adami e humbi parajsën përmes krenarisë, ndërsa njeriu i sotëm mund ta rifitojë atë përmes përulësisë.
"Mjerë ai njeri që përdor gojën e tij për të fshehur plagët e veta dhe për të zbuluar ato të të tjerëve," u shpreh ai, duke cituar Shën Efrem Sirianin.
Një nga pikat kyçe të mesazhit ishte kuptimi i faljes. Në mentalitetin e sotëm, falja shpesh shihet si dobësi apo tradhti ndaj vetes, por predikimi i kësaj të diele e përmbysi këtë koncept.
Falja nuk është thjesht një dhuratë për tjetrin, por një çlirim për veten.
"Të mbash mëri është njësoj si të pish helm dhe të presësh që tjetri të vdesë," ishte paralajmërimi i fortë që u la besimtarëve për këtë periudhë kreshme.
Me "Të dielën e të Lidhurit të Djathit" mbyllet konsumi i produkteve të qumështit, për të hyrë në javët e gjata të kreshmës që kulmojnë me festën e Pashkës. Thirrja e këtij viti është e qartë, të mos jemi të egër në gjykim ndaj të tjerëve, por të butë në pendim për veten tonë, duke e kthyer këtë periudhë në një mundësi për paqe të brendshme dhe kolektive.
Mesazhi i Hierodhjakon Johani
Etër të nderuar, të dashur motra dhe vëllezër!
Rrugëtimi ynë drejt Pashkës kalon në disa etapa, ku secila prej tyre ka një kuptim dhe një rëndësi të madhe. Në këtë periudhë ne ftohemi jo vetëm të reflektojmë, por edhe të përpiqemi të veprojmë. E fillojmë periudhën e Triodit me të dielën e Tagrambledhësit dhe Fariseut, vazhdojmë me atë të Djalit Plangprishës, pastaj me të dielën e Gjykimit të Fundit dhe sot kujtojmë dëbimin e Adamit nga parajsa.
Siç thotë Shën Grigor Pallamaj, koha e kreshmës nuk është thjesht një kohë e heqjes dorë nga ushqimet, por një kohë rikthimi në shtëpinë e Atit, nga e cila u dëbuam për shkak të mosbindjes.
Kjo e diel na fton të kujtojmë dinakërinë e gjarprit, gjuhën dhe grackën e përdorur prej tij. Kujtojmë veprimin e nxitur të gruas dhe menjëherë pas saj edhe të burrit; fshehjen e tyre kur dëgjuan zërin e Perëndisë dhe, së fundmi, justifikimin dhe akuzën që Adami bëri duke thënë: "Gruaja që ti më vure pranë, më dha nga pema dhe unë hëngra." Zoti i thotë gruas: "Pse e bëre këtë?" Ajo i përgjigjet: "Gjarpri më mashtroi dhe unë hëngra prej saj."
Nëse ndalemi të reflektojmë tek këto rreshta, besoj se të gjithë do ta gjejmë veten tek përgjigjet dhe reagimet e tyre.
Sa herë ne përdorim gjuhën e gjarprit kur fillojmë të bëjmë pyetje që duken si të pafajshme dhe dashamirëse, por nga ana tjetër nxisim të tjerët që të flasin.
Shën Joan Gojarti na paralajmëron ashpër duke thënë: "Gjuha është një thikë e lyer me mjaltë; ajo vret në heshtje nderin e vëllait tënd, ndërkohë që ti buzëqesh."
Sigurisht që nuk e përdorim këtë gjuhë ndaj atyre që ne realisht i duam, sepse menjëherë bëhemi protektivë ndaj tyre.
Por e përdorim me ata që nuk i duam, ose kur me hipokrizinë tonë shfaqim atë që ne nuk jemi, por nxisim dhe thurim bisedat tona në mënyrë të tillë që të tjerët të thonë ato që ne duam, duke u bërë iniciatorë të një makinerie fjalësh.
Herë të tjera, ne fillojmë të mos pranojmë gabimet dhe veprimet tona, si Adami. Fillojmë të akuzojmë tjetrin që është përgjegjës sepse dikur na ndihmoi ose na udhëzoi.
Apo si Eva, themi që dikush na gënjeu dhe ne jemi të pafajshëm për mosneglizhencën tonë dhe për mosvigjilencën tonë.
Shën Efrem Siriani thotë: "Mjerë ai njeri që përdor gojën e tij për të fshehur plagët e veta dhe për të zbuluar ato të të tjerëve."
Këto na sjell në ndërmend e diela e sotme: mëkatin e parë, të cilin ne e përsërisim çdo ditë me sjelljen dhe me jetën tonë.
Kur ne fillojmë të gjykojmë dhe të japim vlerësime, dhe me lehtësi gjykojmë vëllain dhe motrën tonë, ndërkohë që nga ana tjetër ne bëhemi agresivë dhe nuk pranojmë asnjë kritikë dhe gjykim nga të tjerët.
Kisha e vendos këtë të diel përpara fillimit të kreshmës së madhe, duke na kujtuar të gjithëve se prishja e marrëdhënies sonë me Perëndinë sjell largimin tonë prej Tij, sepse krenaria dhe egoja jonë është shpesh më e fortë se dashuria jonë kundrejt Perëndisë Atë. Shën Siluan Athoniti thoshte me dhimbje: "Shpirti që nuk e do armikun dhe nuk e fal atë, nuk mund ta njohë Zotin, sepse Zoti është dashuri dhe falje."
Prandaj, fillimi i kreshmës dhe e gjithë periudha deri drejt Pashkës është një periudhë që na fton në pendim, në përulësi dhe dashuri, duke na hapur rrugën për kthimin tonë tek Ati.
Është kjo e diel që na fton të themi "më fal". Tek fragmenti i sotëm ungjillor sipas Mateut lexuam të thuhet: "Nëse ua falni njerëzve fajet e tyre, do t'ju falë edhe juve Ati juaj qiellor. Por nëse nuk ua falni njerëzve fajet e tyre, as Ati juaj nuk do t'i falë fajet tuaja."
Këto pak rreshta përmbledhin gjithë lirinë dhe përgjegjësinë tonë. Nëse ndalemi dhe mendojmë, shikojmë që Perëndia na lë të lirë. Nuk na detyron të veprojmë, por na lë të lirë të zgjedhim.
Ne jemi të lirë të bëjmë atë që ne mendojmë, por në të njëjtën kohë, Perëndia na kujton të mbajmë përgjegjësi për veprimet tona.
Ne jemi të lirë të hapim zemrën tonë duke falur dhe të mbushim jetën tonë me dashuri dhe paqe. Në të njëjtën kohë, ngurtësimi që i bëjmë zemrës sonë, kur egoja dhe krenaria jonë e skajshme na robëron, na largon nga Perëndia Atë.
Shën Isak Siriani na mëson se paqja është një thesar që mblidhet me heshtje dhe ruhet me përulësi. Sapo njeriu fillon të gjykojë, ky thesar humbet.
Ne kemi mundësi të vendosim masën e gjykimit tonë, nisur nga veprimet tona. Shpeshherë secili prej nesh gjendet në situata që duhet të reagojë dhe të mbajë qëndrim. Kjo na ndodh në familje, në ambientin tonë të punës, në shoqëri, apo edhe duke qenë në një ambient publik mes njerëzish. Ne mund të bëjmë një veprim të gabuar, ose dikush tjetër kundrejt nesh. Çfarë bëjmë ne në atë rast? Kërkojmë falje? Presim që të tjerët të na kërkojnë falje? Apo fillojmë të sqarojmë se kush bëri çfarë dhe kush kishte përgjegjësi?
Në këtë mënyrë ne hyjmë në një rreth vicioz, duke humbur kohën, paqen dhe dashurinë. Lind pyetja: çfarë duhet të bëjmë ne në atë rast? Të kërkojmë përgjegjësit? Të dënojmë fajtorët? Secili nga ne do të japë dhe do të bëjë zgjedhje të ndryshme. Pikërisht kur të ndodhemi në këtë moment, le të pyesim veten: çfarë do të donte Krishti që ne të bënim?
Por a është e thjeshtë të kërkojmë falje? Të falësh mund të duket e lehtë teorikisht, por në realitetin dhe mentalitetin e vendit tonë shpesh është një nga gjërat më të vështira për t’u kryer. Kur dhimbja është e freskët, ajo bën që falja të duket si një tradhti ndaj vetes, apo kur frika se do të përsëritet e njëjta situatë na robëron në mosbesim.
Duhet të kujtojmë fjalët e Shën Joanit të Kronshtadit: "Mos u bëj i egër ndaj atij që ka gabuar, sepse edhe ti je i mbushur me plagë. Shiko tek vëllai yt imazhin e Zotit që po vuan nën peshën e mëkatit. Të mbash mëri është njësoj si të pish helm dhe të presësh që tjetri të vdesë."
Falja nuk është gjithmonë një akt i menjëhershëm; shpesh është një proces tek i cili ne duhet të jemi iniciatorët dhe t'i japim mundësi Perëndisë të na ndriçojë e të na ndihmojë. Falje nuk do të thotë detyrimisht të harrosh, por do të thotë të mos lejosh që e keqja e tjetrit të kontrollojë paqen tënde.
Ne mund ta shohim faljen si çlirim personal, jo thjesht si një dhuratë për tjetrin. Kur bëhemi empatikë, e kuptojmë se të gjithë gabojmë. Kur e zgjedhim paqen tonë personale dhe kolektive mbi konfliktin, ne zgjedhim jetën.
Ndërkohë që përpiqemi çdo ditë të sigurojmë të mira materiale, ose të zotërojmë atë që mendojmë se na takon, ne harrojmë se koha po rrjedh. Kur na shkon çdo orë, çdo ditë dhe javë mes ëndrrash dhe parashikimesh, duke mos gëzuar ditët që jemi duke jetuar, ne po mbledhim thesare në tokë.
Por ku qëndron zemra jonë? Adami e humbi parajsën me një kafshatë krenarie, ndërsa ne mund ta rifitojmë atë me një fjalë përulësie.
Sot, përpara se të nisim rrugëtimin e kreshmës, le t’i themi njëri-tjetrit me zemër të thyer: "Më fal." Le të mos mbetet kjo një fjalë e bukur zakoni, por le të jetë çelësi që na hap derën e mbyllur të parajsës. Të mos bëhemi të egër në gjykim, por të butë në pendim. Le të kthejmë vështrimin nga mëkati dhe nga thesari i vërtetë: paqja e brendshme dhe dashuria, që të mund të shijojmë dritën e Ngjalljes dhe rikthimin në shtëpinë e Atit.
Dhe së fundmi, vëllezër dhe motra, le të sjellim ndërmend lutjen zotërore: "Dhe na i fal fajet tona, sikundër edhe ne ua falim fajtorëve tanë."
Meqë jemi në këtë moment reflektimi dhe ndjese të ndërsjellë, unë ju kërkoj falje të gjithëve nëse u zgjata, isha i lodhshëm, apo për veprimet, mosveprimet dhe sjelljet e mia. Lutuni për mua, që ky rrugëtim kreshme të na gjejë të gjithëve me zemër të pastër.
Kreshmë të mbarë dhe Pashka të na gjejë të gëzuar! Amin!/ CNA
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doga...
Komisionerja e Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shën...
SPAK ka dërguar për gjykim 21 të pandehur të akuzuar për v...
Kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” ka deklaruar s...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Situata në territorin e Qarkut Korçë paraqitet e qetë dhe ...
Rruga e Qafë Thores është bllokuar sërish këtë të shtunë, ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndarë disa udhëzime, duke ma...
Gazetari Mentor Kikia ka ndarë një shqetësim lidhur me ngj...
Rruga drejt zonave të shumta drejt juglindjes së vendit ta...
Radhët kilometrike të krijuara në zonën e juglindjes pas b...
Në vijim të njoftimit të bërë nga ARRSH, për bllokimin e p...
Vijon radha në aksin Maliq-Moglicë. Për këtë arsye, mësohe...
Bllokimi në afërsi të Moglicës nga trajlerat ka çuar në nj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, që prej...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Fillojnë problemet e para në qarkullim në segmentin altern...
Situata në aksin nacional Librazhd-Pogradec është përkeqës...
Specialistët e Xhenios kanë nisur aksionin për zhbllokimin...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...