Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

Prej gati 48 orësh, rruga kombëtare Librazhd-Prrenjas është bllokuar. Sipas ARRSH-së ka ndodhur një shkarje e pjesës mbajtëse të një ure, e cila në fakt duket që nuk ka qenë urë me themele, por e derdhur në vend, urë e ndërtuar para rreth 25 vitesh.
Punime po kryhen në rrugën nacionale Elbasan-Qafë Thanë, e cila është ndarë në disa lote. Një nga segmentet ku po punohet është edhe pjesa e urës që është çarë. Sipas ARRSH-së ajo rrezikon të bjerë. Fillimisht u lejuan autoveturat dhe këmbësorët, më pas u ndaluan dhe këmbësorët dhe autoveturat.
Në pamjet që ka siguruar CNA sot në vendin ku ka ndodhur shkarja, po punohet me ritme të mëdha për të siguruar një bypass. Por ky bypass po ndërtohet pasi ndodhi gjëma, pasi ra ura dhe pasi është bllokuar gjithë juglindja e vendit.
Janë bllokuar dy nga pikat kryesore të kalimit të kufirit, nyje kryesore tregtare të Shqipërisë me rajonin siç është Qafë Thana dhe Kapshtica që lidhin pjesën e Maqedonisë, Bullgarisë, Turqisë dhe Greqisë në tregti me Shqipërinë. Bypassi në fakt duhet të ishte ndërtuar ose të ishte bërë gati përpara se të shikohej kjo situatë.
Firma që po e ndërton është “ANK”, e ish-deputetit socialist Ndue Kola. Janë kamionët e kësaj firme, janë mjetet e këtij subjekti të cilat kanë punuar në këtë pjesë ku u shemb rruga.
Pjesa sipër ku po ndërtohet rruga e re duket të jetë në rregull, por ti nuk mund të ndërtosh një rrugë të re duke bllokuar dhe duke lënë peng juglindjen e vendit me qindra mijëra banorë, duke u dhënë atyre një kosto katastrofike ekonomike thjesht dhe vetëm nga papërgjegjshmëria apo pakujdesia.
Në momentin kur ndërtohet një rrugë e re, subjekti që ndërton rrugën merr dhe përgjegjësinë për rrugën ekzistuese. Si mundet të lihet juglindja e bllokuar? Ajo që ka ndodhur është një rast ekstrem. Dhe këtu nuk ka përgjegjësi vetëm ARRSH-ja se mund të marrin pushkën e t’i bien, është më e thjeshtë ajo zgjidhje.
Por e vërteta është që juglindja, bizneset e saj, qindra-mijëra banorë do të dëmtohen ekonomikisht dhe kanë një kosto të madhe financiare. Kush do ta paguajë? Kush do t’i paguajë mijëra prenotimet e anuluara në Korçë, në juglindje, në Voskopojë apo në Dardhë? Nga Elbasani, nga Fieri, nga Vlora, nga Tirana, nga Shkodra, nga kudo, anulime pafund, bujtinat bosh.
Kush do t’i paguajë kostot e mallrave që nuk qarkullojnë, e tregtisë që nuk zhvillohet? Kush do t’i paguajë kostot e dyfishit të mallrave dhe konsumit që shkon në qytetin e Korçës, të Pogradecit, Kolonjës apo të Bilishtit?
Kush do t’i paguajë kostot e shtuara të prodhimeve që dalin nga Korça dhe shkojnë në Tiranë apo të kostove të shtuara me qindra miliona lekë të mallrave që transportohen nga pikat doganore drejt qendrës së Shqipërisë?
A do të mbajë njeri përgjegjësi? Kush duhet ta supervizonte rrugën? Rruga e vjetër i është dorëzuar kompanisë që po ndërton rrugën e re. Inxhinierët e saj apo supervizorë nuk mund të kthejnë sytë nga qielli dhe të thonë "po ra kjo tani". Mjetet e kujt kaluan atje? A nuk kaluan mjetet e kësaj firme? A nuk po punonin mjetet e kësaj firme? Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.
Bllokimi i juglindjes nuk ka vetëm një kosto ditore, por ka një kosto që shkon në qindra miliona euro dëm ndaj bizneseve, ndaj turizmit, ndaj tregtisë, ndaj industrisë, ndaj gjithçkaje që ka juglindja e vendit, deri te pikat e kalimit kufitar dhe taksat që mbledh shteti nga këto pika doganore. /CNA
Bllokimi i aksit nacional Librazhd–Pogradec, pas dëmtimit ...
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka bërë m...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i ...
Situata në aksin kombëtar pranë zonës “Arrat e Gurrës”, në...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dëshmuar një p...
Sot mbushen plot 189 ditë nga mashtrimi publik i Erion Vel...
Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka nisur procedimi pe...
Besimtarët ortodoksë kanë nisur rrugëtimin e Kreshmës së M...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doga...
Komisionerja e Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shën...
SPAK ka dërguar për gjykim 21 të pandehur të akuzuar për v...
Kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” ka deklaruar s...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Situata në territorin e Qarkut Korçë paraqitet e qetë dhe ...
Rruga e Qafë Thores është bllokuar sërish këtë të shtunë, ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndarë disa udhëzime, duke ma...
Gazetari Mentor Kikia ka ndarë një shqetësim lidhur me ngj...
Rruga drejt zonave të shumta drejt juglindjes së vendit ta...
Radhët kilometrike të krijuara në zonën e juglindjes pas b...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...